BORDI I DREJTUESVE

MEHMET ALİ AYDINLAR

Kryetari i Bordit
Spitali Acıbadem ishte hapi i parë i Z. Aydınlar në sektorin e shëndetësisë në vitin 1991. Në vitin 1981 ai filloi karrierën e tij si kontabilist publik i certifikuar. Në vitin 1998, ai u dekorua me “Çmimin e Përsosmërisë në Menaxhim” në “Sfidën Globale të Sipërmarrësve të Rinj”. Gjithashtu ju akreditua titulli “Doktoratë Nderi” nga Instituti i Shkencave Sociale, pranë Universitetit Dumlupınar. Në vitin 2006, ai u njoh si “Sipërmarrësi Mashkull i Vitit” në sondazhin “Personazhi i Vitit në fushën e Biznesit” i kryer nga revista Ekonomist dhe u zgjodh si “Menaxheri i Vitit në fushën e Biznesit” nga Gazeta Dünya dhe Shkolla e Biznesit, pranë Universitetit të Stambollit. Në të njëjtin vit, Gazeta Referans zgjodhi Grupin e Kujdesit Shëndetësor Acıbadem si “Peshku më i shpejtë në Turqi”. Në vitet 2007, 2009 dhe 2010 nga Vullnetarët e Kujdesit Shëndetësor, Z. Aydınlar mori çmimin “Personi që jep më shumë kontribute vullnetare personale në shëndetësi”. Në vitin 2008, ai u vlerësua i denjë me “Çmimi Nderi i Menaxhimit të Shëndetit” nga Revista Hastane (Spitali). Z. Aydınlar, i cili në viti 2010 u nderua me “Çmimin TGNA për Shërbimin e Shkëlqyer”, gjithashtu mban titullin “Personazhi i Vitit në fushën e Sportit” të akredituar në vitin 2011 në sajë të kontributit të tij në fushën e sportit.

HATİCE SEHER AYDINLAR

Nënkryetare e Bordit
U diplomua në Fakultetin e Kimisë, pranë Universitetit Galatasaray. Ajo hyri në sektorin e kujdesit shëndetësor me Acıbadem në vitin 1993. Zonja Aydınlar është ende Nënkryetare e Bordit të Grupit të Kujdesit Shëndetësor Acıbadem.

BHAGAT CHİNTAMANİ ANİRUDDHA

Anëtar i Bordit
Bhagat Chintamani Aniruddha (“Chinta Bhagat”) aktualisht është Menaxher në Departamentin e Investimeve të Khazanah Nasional Berhad (“Khazanah”). Chinta, i cili është Drejtori i Zyrës në Mumbai, menaxhon sektorin e kujdesit shëndetësor. Para karrierës së tij në Khazanah, Chinta ka punuar për 14 vjet në Zyrën në Singapor të McKinsey & Company, përfshirë 6 vjet si Partner në Menaxhim. Chinta është i specializuar në Marrëdhëniet dhe Aplikimet për Investime të Mëdha dhe i shërben fondit të pasurisë së vendeve të ndryshme, firmave private të kapitalit dhe bizneseve familjare. Ai është gjithashtu një person i njohur në sektorin e kujdesit shëndetësor për shkak të karrierës së tij profesionale në spitale të ndryshme të Azisë. Chinta Bhagat themeloi shërbimin e menaxhimit institucional të McKinsey dhe e menaxhoi këtë detyrë për një kohë të gjatë. Para se të bashkohej me McKinsey ai kishte punuar në pozicione të ndryshme në ndërmarrjet inxhinierie dhe ndërtimore në Indi. Prandaj, Chinta u promovua në pozitën e CEO në këtë kompani. Chinta Bhagat është gjithashtu një arkitekt i kualifikuar. Për më tepër, ai është mbajtës i gradës Master në programin e biznesit të Shkollës së Biznesit INSEAD.

TAKESHI SAITO

Anëtar i Bordit
Takeshi Saito mori gradën Bachelor në Shkenca Politike, pranë Universitetit Keito të Japonisë. Ai përfundoi programin pasuniversitar në Shkollën e Menaxhimit Kellogs, pranë Universitetit Northwestern. Takeshi Saito kaloi një pjesë të madhe të karrierës së tij, e cila filloi në Mitsui & Co. në vitin 1995, në sektorin e kujdesit shëndetësor. Pas 2 vitesh në Departamentin e Financave ai u caktua si drejtues i Departamentit të Farmaceutikës. Pas diplomimit në MBA në 2004, ai u bë Drejtor i Planifikimit Institucional në Mitsui SHBA, dhe menaxhoi sektorët e kimisë, burimeve natyrore, shërbimit të konsumatorit dhe teknologjisë së informacionit. Gjatë caktimit të tij në Mitsui, SHBA, ai u bë nismëtari i themelimit të departamentit të shëndetit dhe i një investimi në një kompani udhëheqëse të shërbimit ndaj mjekëve. Në vitin 2007, Takeshi Saito u promovua si Menaxher i Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Biznesit në Departamentin e Shkencave të Jetës në Mitsui (në vitit 2008, emri u ndryshua në Departamenti i Shërbimeve Mjekësore). Z. Saito, i cili gjatë detyrës së tij menaxhoi investimet në një nga zinxhirët më të mëdhenj farmaceutikë në Japoni, hartoi edhe planin 10-vjeçar të këtij departamenti të ri. Në vitin 2009, duke u promovuar në pozicionin e Drejtorit, Z. Saito menaxhoi investimin e IHH dhe u caktua përkohësisht si Zëvendësdrejtor në Departamentin e Planifikimit Strategjik, pranë Grupit të Kujdesit Shëndetësor Parkway. Pas detyrës së tij të përkohshme pranë Grupit të Kujdesit Shëndetësor Parkway, Z. Saito u kthye në Mitsui si Drejtor i Përgjithshëm i Ofruesve të Shërbimeve në Departamentin e Shërbimeve Mjekësore. Gjithashtu ai ka shërbyer si anëtar i bordit në IHH dhe degët e tij.

SHIRISH MORESHWAR APTE

Anëtar i Bordit
Shirish Moreshwar Apte ka përvojë të gjerë në fushat e bankave dhe të financave. Duke filluar karrierën e tij si bankier në Citibank, Indi më 1981, si punonjës i Citibank / Citigroup ai u caktua në shumë detyra në Londër (1993-1997), Poloni (1997-2003), Londër (2003-2009), Hong Kong (2009-2011) dhe Singapor ( 2011-2013). Gjatë karrierës së tij 32-vjeçare në Citibank / Citigroup Z. Apte ka punuar në tregjet në rritje të cilat përfshijnë Evropën e Mesme dhe atë Lindore, Lindjen e Mesme, Afrikën (CEEMEA) dhe Paqësorin Aziatik.

Si drejtues i Departamenteve Institucionale Bankare dhe të Investimeve Bankare të Citigroup në Indi, ai ishte CEO i Citibank në Poloni dhe u bë CEO i parë rajonal i CEEMA dhe Paqësorit Aziatik. Duke qenë anëtar i komisioneve të administrimit dhe operimit të Citigroup nga 2008 deri në 2012, Z. Apte kryesoi gjithashtu komitetin e praktikave të biznesit në grup. Në vitin 2014, kur doli në pension nga Citygroup ai ishte Drejtues i Departamentit Bankar të Paqësorit Aziatik. Aktualisht. Z. Apte është pjesë e bordeve drejtuese, duke përfshirë bordet mbikëqyrëse, në disa kompani, përfshire Citibank ne Japoni, Bankën Commonwealth në Australi, Institutin e Bankave dhe Financave në Singapor dhe Bankën Handlowy në Poloni.

MUSTAFA ERÖĞÜT

Anëtar i Bordit
Mustafa Eröğüt, i cili u diplomua në Bachelor mbi Menaxhimin e Biznesit, Përqendrim i Menaxhimit, ndoqi programin pasuniversitar (MBA) mbi Menaxhimin e Biznesit, Përqendrim i Menaxhimit në Sporte, pranë Kolegjin Ithaca, SHBA. Gjatë 8 viteve të fundit ai ka punuar në mënyrë aktive si menaxher i lartë i sportit dhe ka marrë pjesë në projekte të përgjegjësisë sociale në sporte dhe në organizata rinore. Duke filluar karrierën e tij si Koordinator Administrativ pranë Akademisë së Zhvillimit të Rinisë pranë Bashkisë Metropolitane të Stambollit (IBB), Z. Eröğüt ka qenë respektivisht Drejtor Administrativ në Ekipin Profesional të Futbollit të IBB, Asistent Mbikëqyrës në BAKER TILLY GÜRELY dhe Drejtor i Departamentit të Zhvillimit të Futbollit si dhe Zëvendësdrejtor i Departamentit të Futbollit në Federatën Turke të Futbollit. Z. Eröğüt aktualisht është Drejtor Ekzekutiv i Klubit të Futbollit Başakşehir në Stamboll dhe Zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Unionit të Klubeve Sportive Turke. Për më tepër, ai është anëtar i Komitetit të Futbollit Rinor dhe Amator të UEFA-s.

LOW SOON TECK

Anëtar i Bordit
Nga viti 1991 në vitin 1993, Low Soon Teck ka qenë avokat në një firmë elitare në Singapor. Në atë periudhë, ai u përqendrua në ligjet e korporatave dhe të bankave. Pastaj, ai filloi të punojë për Kuok / Kerry Group në Hong Kong dhe pati poste të ndryshme të larta duke përfshirë Drejtorinë Operacionale Kineze pranë Grupit SCMP, e cila publikoi dhe gazetën “South China Morning Post”. Ai ishte përgjegjës për zhvillimin e biznesit, shtypjen e gazetave, operacionet e qarkullimit dhe menaxhimin e një zinxhiri dyqanesh me pakicë. Low Soon Teck u kthye në Singapor në vitin 2005 dhe filloi të punojë si Auditor Financiar i Grupit në Kuok Oils & Grains Pte sh.a. Kjo kompani u bashkua me Wilmar International Co. sh.a. në vitin 2006. Deri në vitin 2009 ai punoi në Wilmar si Drejtor i Thesarit. Më pas u caktua në Kompanine PACC për shërbime Jashtë Shtetit, në degën Jashtë Shtetit të Kuok / Kerry Group, si Shef i Financave. Në vitin 2013, ai filloi të punojë si Shef i Financave pranë Grupit RCMA, një firmë e menaxhimit të zinxhirit të furnizimit të mallrave, dhe punoi atje deri në vitin 2015. Ai ka më shumë se 20 vjet përvojë në role udhëheqëse në financa, drejtësi dhe menaxhim të përgjithshëm. Low Soon Teck është bërë Shefi i Financave të Grupit të Kujdesit Shëndetësor të IHH Berhad, më 10.01.2016. Ai u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë, pranë Universitetit Kombëtar të Singaporit dhe mori gradën master për Biznes në Shkollën e Biznesit Booth, pranë Universiteti të Çikagos.

ROSSANA ANNIZAH BINTI AHMAD RASHID

Anëtare e Bordit
Rossana Annizah Binti Ahmad Rashid u emërua në Bordin e Kujdesit Shëndetësor IHH Berhad në vitin 2012. Ajo është anëtare e Bordit dhe e Komitetit të Bordit të Kompanisë së Investimeve mbi Shëndetin pranë Acıbadem sh.a. (Inc), e cila është partner i IHH. Për më tepër, ajo është gjithashtu një anëtare e pavarur e bordit në Menaxhimin e Trusteve Parkway sh.a. (PTM) e cila është një degë indirekte e IHH. PTM menaxhon Trustin e Investimit të Pasurive të Patundshme në Parkway Life të renditura në Tregtimin e letrave me vlerë të Singaporit sh.a. Në vitin 2016, zonja Rossana u emërua kryetare e Grupit Jardine Matheson në Malajzi. Gjithashtu ajo është Zëvendëskryetare e Komitetit të Çiklizmit dhe Transportit si anëtare jo-Ekzekutive e Bordit të Grupit të Kompanive Jardine Matheson. Për më tepër, ajo është anëtare e Panelit të Investimeve dhe Komitetit të Riskut të Panelit të Investimeve të Fondit të Kursimeve të Punonjësve në Malajzi. Në maj 2017, ajo u emërua anëtare jo-ekzekutive e Bordit në Celcom Axiata Berhad.

×
Search