PSE ACIBADEM

PSE ACIBADEM

Një EKOSISTEM që jep një shembull për botën në fushën e shërbimeve për kujdesin shëndetësor…

Acıbadem nisi udhëtimin e tij në shërbimet e kujdesit shëndetësor si një spital i vogël lokal në një zonë të Stambollit në Turqi. Sot, Acıbadem është një super markë, e cila me shumë të drejtë ka zënë vendin e saj në mesin e liderëve global të kujdesit shëndetësor, me 21 spitalet, 13 klinikat ambulatore dhe me kompanitë mbështetëse të shërbimit. Rritja e shpejtë e Acıbadem u pasua me nënshkrimin e një partneriteti të përbashkët me IHH Healthcare në vitin 2012, i cili na mundësoi të jemi pjesë e zinxhirit të dytë më të madh në botë për kujdesin shëndetësor.

Qëllimi ynë për të zgjeruar rrjetin tonë jashtë shtetit ka filluar në vitin 2011 me Spitalin Acıbadem Sistina, në Shkup të Maqedonisë. U pasua nga blerja e Tokuda Group dhe City Clinic Group në Bullgari, në vitin 2016. Së bashku me këtë blerje, Grupi i Kujdesit Shëndetësor Acıbadem u bë ofruesi më i madh i shërbimit të kujdesit shëndetësor në Bullgari. Më së fundmi, në vitin 2017, rrjeti ynë është zgjeruar me hapjen e Qendrës Mjekësore Ndërkombëtare Acıbadem në Amsterdam. Kjo qendër ka një sipërfaqe të brendshme prej 5.000 metrash katrorë. Investimet tona ndërkombëtare kanë rezultuar në përfshirjen e 4 spitaleve dhe 5 klinikave ambulatore.

Shërbime të integruara të kujdesit shëndetësor që konkurrojnë globalisht

Përveç spitaleve dhe klinikave ambulatore, Grupi i Kujdesit Shëndetësor Acıbadem, me ekosistemin e tij të integruar të kujdesit shëndetësor, ofron një model për të gjithë botën. Ky ekosistem përfshin institucione të ndryshme për përkrahjen e kujdesit shëndetësor si dhe një Universitet.

Universiteti Acıbadem, me një ekip të fortë akademik, i trajnon studentët e kujdesit shëndetësor që të jenë profesionistët e ardhshëm të kujdesit shëndetësor duke përdorur programe arsimore dinamike dhe bashkëkohore.

Në Acıbadem, institucionet e përkrahjes së kujdesit shëndetësor po punojnë shumë për të qenë në gjendje që të përmirësojnë vazhdimisht eksperiencën e pacientëve. Menaxhimi i Projekteve Acıbadem zhvillon projekte spitalore nga themelimi deri te dorëzimi i çelësave në dorë. Acıbadem Labmed, Labvital, LabCell ofrojnë një gamë të gjerë shërbimesh duke përfshirë brenda kornizës laboratorike patologjinë, kontrollin e ushqimit si dhe bankën e qelizave staminale dhe të kordonit umblikal. Acıbadem Technology zhvillon dhe përmirëson programe të brendshëm duke përfshirë “Sistemin e Informacionit Spitalor”. APlus adreson kërkesat e higjienës dhe të furnizimit me ushqim të spitaleve dhe Acıbadem Mobile ofron shërbime të urgjencës dhe të kujdesit në shtëpi jashtë spitaleve

Sigurimi i shërbimeve kompakte me qendrat e përsosmërisë

Të gjithë spitalet brenda grupit që plotësojnë standardet globale gjithashtu dallohen me qendrat e përsosmërisë. 11 Qendra kundër Kancerit (kirurgji, radioterapi, kimioterapi), 16 Qendra të Kujdesit të Zemrës (kardiologji për fëmijë dhe të rritur dhe kardiokirurgji), 13 Qendra të Fertilizimit in Vitro, 10 Qendra të Transplantimit të Organeve (mëlçisë, veshkave, palcës së kockave), 9 Qendra të Shtyllës Kurrizore, 1 Qendër e Mjekësisë Sportive e akredituar nga FIFA dhe 6 Qendra të Kirurgjisë Robotike bëjnë pjesë ndër qendrat e akredituara dhe të kualifikuara në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, në sajë të pajisjeve të tyre të përparuara teknologjike dhe ekspertëve me përvojë të lartë në fushat e tyre përkatëse.

Qendra tërheqëse në turizmin shëndetësor

Çdo vit, shumë pacientë nga pjesë të ndryshme të botës udhëtojnë për në Turqi për të marrë trajtim. Ata preferojnë Grupin e Kujdesit Shëndetësor Acıbadem, i cili ofron shërbime duke përdorur teknologjinë më të përparuar në të gjithë botën dhe disponon ekipe ekspertësh që plotësojnë standardet ndërkombëtare të cilësisë.

Për lehtësinë e tyre, Qendra e Shërbimeve për Pacientët Ndërkombëtarë është projektuar si një qendër shërbimi me “një-ndalesë” dhe mbështet çdo pacient nga dita e kërkesës së parë deri në kohën kur pacienti kthehen në vendin e tij. Pasi pacientët ndërkombëtarë vendosin të vijnë në Turqi për trajtim, ata mund të marrin fare lehtë planet e tyre të udhëtimit dhe të trajtimit në zyrat e informacionit pranë Acıbadem. Deri më tani, Acıbadem disponon 28 zyra informacioni, të cilat gjenden në 18 vende dhe në 28 qytete jashtë Turqisë. Pacientët ndërkombëtarë do të jenë të mirëpritur ngrohtësisht në tavolinën tonë Health Point, pasi të kenë arritur në aeroportin përkatës në Turqi. Pacientët mund të presin dhe të përdorin shërbimin WiFi deri në transferimin e tyre. Pacientët tanë do të transferohen direkt në hotelin e tyre ose në spital me transport privat. Në tavolinat tona Health Point, të vendosura në spitale, përkthyesit tanë do të mirëpresin pacientët tanë dhe do t’i mbështesin ata gjatë trajtimit të tyre në sajë të komunikimit në 20 gjuhë të ndryshme.

×
Search