Urologjia

Urologjia

Në departamentet e urologjisë, Grupi i Kujdesit Shëndetësor ACIBADEM ofron shërbime në ekzaminim, diagnostikim dhe trajtimin urologjik me cilësi të lartë për të rriturit dhe për fëmijët, me një staf mjekësor dinamik i cili ndjek nga afër zhvillimet e fundit. Mjekët e departamentit të urologjisë janë të përkushtuar që të ofrojnë në mënyrë të aftë shërbime të urologjisë, duke shfrytëzuar përvojën dhe njohuritë e tyre klinike bazuar në studime dhe hulumtime shkencore.

Përveç se realizon operacione rutinë siç janë operacionet e TUR-it të prostatës dhe të fshikëzës së urinës, operacionet invazive dhe jo-invazive të gurëve në veshka (ureteroskopia, nefrolitotomia perkutane dhe litotripsia (ESWL)), njësia është një qendër udhëheqëse në urologji, me shërbime mjekësore intensive në operacionet urologjike për kancerin, me operacionet urologjike tek fëmijët, urodinamikën dhe me ndërhyrjet për mosfunksionimin seksual tek meshkujt.

Terapitë moderne mjekësore dhe kirurgjikale aplikohen në çrregullimet urinare të shkaktuara nga zmadhimi i prostatës (BPH) (TUR, Greenlight Laser PVP, Greenlight Laser HPS, Termoterapia). Për më tepër, studime gjithëpërfshirëse janë ndërmarrë në fushat që kanë të bëjnë me shëndetin e prostatës, siç janë skanimi i kancerit të prostatës dhe trajtimi i infeksioneve të prostatës. Në departamentet e urologjisë të Grupit të Kujdesit Shëndetësor ACIBADEM përdoren të gjitha metodat bashkëkohore kirurgjikale dhe mjekësore në trajtimin e sëmundjeve kanceroze urologjike. Departamentet përdorin të gjitha metodat bashkëkohore kirurgjikale dhe mjekësore kundër kancerit. Departamenti shpesh përdor prostatektominë radikale me mbrojtje nervore (për kancerin e prostatës) dhe cistektominë radikale (për kancerin e fshikëzës së urinës). Për më tepër, operacione të tjera onkologjike urologjike si kanceri i veshkave dhe ai testikular kryhen nga një ekip i specializuar i kirurgjisë urologjike me mbështetjen e anestezisë dhe shërbimeve të kujdesit intensiv. Në disa raste të kancerit urologjik, pacientëve u paraqiten opsionet e trajtimit duke u koordinuar me njësitë e onkologjisë mjekësore dhe radioterapisë.

Në Grupin e Kujdesit Shëndetësor ACIBADEM, operacionet endoskopike (me sistem të mbyllur) ku përdoren teknologjitë me aftësi të lartë, përdoren në trajtimin e gurëve të traktit urinar. Përveç trajtimit kirurgjikal, trajtimi pa anestezi dhe ambulator i gurëve është i mundur me anë të litotripsisë (ESWL). Departamenti i Urologjisë është një nga qendrat kryesore për sa i përket përvojës në trajtimin endourologik të sëmundjeve të gurëve (ureteroskopia, nefrolitotomia perkutane – PCNL).

Njësia e urodinamikës ofron një ekzaminim të detajuar diagnostikues të problemeve që lidhen me inkontinencën dhe problemet e urinimit që mund të shihen në çdo moshë tek burrat dhe gratë. Metodat moderne urodinamike dhe uroradiologjike përdoren në diagnostikimin dhe monitorimin e çdo lloj problemi të inkontinencës tek të rriturit dhe tek fëmijët, duke përfshirë, për shembull, urinimin gjatë natës tek fëmijët ose çrregullimet e inkontinencës tek gratë dhe gjithashtu tek pacientët me mielodisplazi (spina bifida).

Trajtimi i ereksionit dhe problemeve të ejakulimit tek burrat, të quajtura çrregullime të ereksionit, si dhe i infertilitetit mashkullor, planifikohet dhe aplikohet në bashkëpunim me specialitete të tjera mjekësore duke përdorur aftësitë ekzaminuese, diagnostikuese dhe trajtuese.

Urologjia pediatrike merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të lindura ose të fituara të sistemit urinar dhe të organeve gjenitale, të cilat mund të shihen në fazat prenatale, tek të porsalindurit dhe në stadet e mëvonshme. Shembuj të këtyre sëmundjeve përfshijnë hidrocelën ose kistet, testikujt e pa zbritur, synetin, gjendjet emergjente të testikulit dhe fshikëzës (scrotum akut dhe përndrydhje e testikulit). Hipospadia (një problem i lindur në të cilin hapja e penisit është e vendosur në anën e poshtme në vend që të jetë në majë) është një nga fushat me interes të veçantë të departamentit të urologjisë. Përveç korrigjimit parësor të hipospadisë, ndërmerret edhe trajtimi kirurgjik i rasteve të cilat më parë janë operuar por nuk kanë përfunduar me sukses.

×