Në Qendrat e Shtyllës Kurrizore, metodat e trajtimit që zbatohen janë përcaktuar dhe kontrolluar përmes mjeteve klinike bazuar në prova dhe duke pasur prioritet sigurinë e pacientit. Siguria e pacientit është gjithmonë me përparësi. Qendrat kryejnë të gjitha llojet e procedurave diagnostikuese dhe të trajtimit në lidhje me sëmundjet që kanë të bëjnë me shtyllën dhe palcën kurrizore.
Shërbimet e ofruara në qendër janë si më poshtë:
Deformimet
e shtyllës kurrizore tek fëmijët dhe të rriturit
Skolioza
Kifoza
Spondilolisteza
(zhvendosja e vertebrale)
Spondilodesis
(fraktura nga stresi)
Çrregullimet
e qëndrimit
Infeksionet
e shtyllës kurrizore
Lëndimet-frakturat
e shtyllës kurrizore
Frakturat
tek pacientët në moshë të re
Frakturat
osteoporotike (për shkak të humbjes së masës së kockës)
Lëndimet
e palcës kurrizore
Tumoret
e shtyllës kurrizore
Tumoret
e palcës kurrizore
Dhimbja
e shpinës dhe pjesës së poshtme të shtyllës kurrizore
Fibromialgjia
Sëmundjet
e shtyllës kurrizore që lidhen me plakjen
Dhimbjet
e poshtme të shpinës dhe qafës
Hernia
diskale e qafës dhe e shtyllës kurrizore
Ngushtimi
i shpinës dhe qafës
Zhvendosja
(degjenerative) shtyllës kurrizore dhe pjesës së poshtme të saj
Të gjithë pacientët ndërkombëtarë që preferojnë të vijnë në ACIBADEM për trajtime urgjente ose të vazhdueshme, do të kenë mundësinë që të vijnë në Turqi gjatë kësaj periudhe. Spitalet janë të hapura dhe plotësisht të sigurta, me masa të jashtëzakonshme sigurie. Të gjitha ambjentet publike të spitaleve tona dezinfektohen në intervale të shpeshta dhe për më tepër, sistemet më të sofistikuara të teknologjisë së lartë të ventilimit pastrojnë dhe freskojnë ajrin që ju thithni në spitalet Acıbadem. Për pacientët me kancer dhe sëmundje kronike tashmë janë përcaktuar pika të veçanta të hyrjes. Lejohet vetëm një shoqërues për pacient, dhe matet temperatura e trupit të pacientit dhe shoqëruesit në çdo vizitë. Të gjitha pajisjet sterilizohen në Njësinë Qendrore të Sterilizimit dhe salla operatore dezinfektohet para çdo procedure. Pas operacionit, pacientët transferohen në dhoma teke për ndjekjen pas operacionit.
Me kënaqësi do t'ju informojmë se do të vazhdojmë të ndjekim protokollet e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës Turke, dhe do të vazhdojmë të marrim të gjitha masat e nevojshme.