» Kirurgjia Robotike
Kirurgjia Robotike

Kirurgjia Robotike

Kirurgjia robotike përdor teknologjinë më të avancuar për operacionet minimalisht invazive. ACIBADEM është i pajisur me sistemin më të fundit për kirurgjinë e asistuar nga robotët, da Vinci Xi.

Çfarë është Kirurgjia Robotike?

Vitet e fundit, teknikat e asistuara nga robotët e çuan kirurgjinë minimalisht invazive në një nivel tjetër. “Minimalisht invazive” do të thotë prerje më të vogla në krahasim me kirurgjinë tradicionale të hapur. Zakonisht shoqërohet me operacione laparoskopike ku kirurgët përdorin instrumente të vogla dhe një kamerë në miniaturë të futur në trup përmes prerjeve të vogla. Kirurgjia robotike shkon edhe më tej: në këtë rast, instrumente të vogla ngjiten në krahët robotikë. Ata mundësojnë një gamë më të gjerë lëvizjesh dhe saktësi më të lartë në krahasim me dorën e njeriut. Ndryshe nga çfarë besohet zakonisht, operacioni robotik në fakt nuk kryhet nga një robot autonom. Të gjitha lëvizjet kontrollohen nga një kirurg i ulur në një tastierë i cili monitoron përparimin në një monitor me definicion të lartë. Prandaj, aftësitë dhe ekspertiza e kirurgut janë vendimtare për rezultatet.

Përparësitë e Kirurgjisë Robotike

Kirurgjia e asistuar nga një robot sjell përfitime të rëndësishme si për kirurgun ashtu edhe për pacientin:

  • Saktësia robotike që eliminon dridhjet natyrore të dorës së njeriut
  • Fushëpamje superiore të zonës kirurgjikale nëpërmjet imazheve tredimensionale shumë të zmadhuara
  • Aftësia për të vepruar në zona të vështira për t’u arritur, të vogla dhe të ngushta
  • Prerje më të vogla, më pak dhimbje dhe ulje të humbjes së gjakut që çojnë në një shërim më të shpejtë

Megjithatë, ky lloj operacioni nuk është zgjidhja më e mirë për çdo pacient. Diskutoni me mjekun tuaj për të përcaktuar nëse kirurgjia robotike është opsioni i duhur për ju.

Llojet e Kirurgjisë Robotike

Sistemet e avancuara robotike lejojnë kirurgët e trajnuar posaçërisht të kryejnë procedura të ndryshme minimalisht invazive në të gjithë trupin. Nënllojet e kirurgjisë robotike përfshijnë:

  • Kirurgjia robotike në zemër
  • Kirurgjia robotike gjinekologjike
  • Kirurgjia robotike në veshka
  • Kirurgjia robotike e zorrës së trashë
  • Kirurgjia robotike e obezitetit
  • Kirurgjia robotike e prostatës
  • Kirurgjia robotike e kokës dhe qafës etj.

Përveç kësaj, ekzistojnë lloje të ndryshme teknologjish për kirurgjinë robotike. Aktualisht, sistemi kirurgjik Da Vinci është më i përdoruri në të gjithë globin. ACIBADEM përdor da Vinci Xi – sistemin robotik më të fundit dhe më të mirëpajisur që është sot i disponueshëm.

Kirurgjia Robotike në Sëmundjet Kardiovaskulare

Kirurgjia robotike e zemrës eliminon nevojën për një operacion të madh të hapur. Në vend që të hapë kafazin e kraharorit, kirurgu mund të ndërhyjë në të përmes prerjeve të vogla. Metoda është më e rehatshme për pacientin dhe zvogëlon kohën e rikuperimit. Pothuajse të gjitha procedurat në kirurgjinë kardiovaskulare mund të kryhen përmes kirurgjisë robotike minimalisht invazive. Këto përfshijnë riparimin dhe zëvendësimin e valvulave, duke përfshirë implantimin transkateterik të valvulës së aortës (TAVI); kirurgjinë robotike të bypass; çrregullimet e ritmit; riparimin e orificit; problemet në atriumin e djathtë ose të majtë.

Kirurgjia e asistuar nga roboti ofron një zgjidhje për pacientët që i janë nënshtruar disa operacioneve në zemër. Kryerja e një operacioni të hapur në pacientë të tillë në prani të një problemi të valvulës kardiake është shumë e rrezikshme pasi mund të dëmtojë zemrën gjatë hapjes së kockës së gjoksit. Në ACIBADEM, pacientë të tillë ende mund të operohen me sistemin robotik da Vinci. Vendi i mëparshëm i operacionit lihet i paprekur dhe hyrja në zonën e operacionit arrihet përmes një prerjeje të vogël robotike prej 3 deri në 4 centimetra nën sqetull. Për më tepër, një operacion robotik i zemrës mund të kryhet në një zemër që rreh. Do të thotë se ndalimi i zemrës mund të shmanget dhe nuk do të ketë ndërprerje në funksionet e zemrës. Kirurgjia kërkon më pak kohë se ajo konvencionale dhe minimizon rrezikun e infeksioneve, gjakderdhjes dhe nevojën e transfuzionit të gjakut.

Kirurgjia Robotike në Kirurgjinë e Përgjithshme

Kirurgjia e përgjithshme mbulon sëmundjet e barkut dhe të traktit tretës, duke përfshirë stomakun, mëlçinë, pankreasin, fshikëzën e tëmthit dhe zorrët. Shumica e tyre mund të trajtohen me teknika minimalisht invazive. Roboti da Vinci mund të përdoret për një sërë sëmundjesh, si herniet, obeziteti, kanceri kolorektal ose sëmundjet inflamatore të zorrëve.

  • Kirurgjia robotike kolorektale. Kirurgjia robotike Da Vinci përdoret në trajtimin kirurgjikal të shumë sëmundjeve kolorektale, duke përfshirë kancerin kolorektal (kanceri që fillon në zorrën e trashë ose rektum), divertikujt dhe sëmundjet inflamatore të zorrëve. Sidomos në kirurgjinë rektale, siguron që nervat tw cilat janw ngjitur me zonën kirurgjikale janë të mbrojtura.
  • Kirurgjia bariatrike robotike. Kirurgjia e asistuar nga roboti lehtëson operacionin kirurgjikal të aplikuar për pacientët obezë dhe shkurton kohën e rikuperimit. Ndër operacionet e obezitetit të kryera me da Vinci, bypass-i gastrik zë vendin e parë. Kjo metodë konsiderohet gjithashtu standardi i artë në kirurgjinë e obezitetit. Ai jo vetëm që mundëson reduktimin e stomakut, por edhe çaktivizon një pjesë të caktuar të zorrëve dhe për rrjedhojë pakëson përthithjen e marrjes së ushqimit.

Kirurgjia Robotike në Gjinekologji

Për disa gra, procedurat e asistuara nga roboti mund të jenë një alternativë efektive për kirurgjinë e hapur gjinekologjike. Sëmundjet e ndryshme që prekin sistemin riprodhues mund të kërkojnë një operacion, si endometrioza, dhimbjet e barkut dhe legenit, fibromat e mitrës, gjakderdhja jonormale, prolapsi i organeve të legenit ose kanceri gjinekologjik. Kirurgjia robotike përdoret zakonisht për trajtimin e kancerit endometrial, të qafës së mitrës dhe vezoreve; histerektomia robotike (heqja e mitrës); miomektomia (heqja e miomave); sakrokolpohisteropeksia (korrigjimi i prolapsit vaginal ose të mitrës); dhe kirurgjia e tubave fallopiane. Procedurat e avancuara, si kirurgjia laparoskopike ose robotike, të kryera nga ekipet kirurgjikale me përvojë në ACIBADEM, mund të ruajnë nervat në zonën gjenitale, duke mbrojtur jetën seksuale të pacientit dhe funksionin e urinimit.

Kirurgjia Robotike në Urologji

Ndër fushat ku përdoren zakonisht sistemet e kirurgjisë robotike, urologjia vjen e para. Ky specialitet mjekësor trajton sëmundjet e traktit urinar dhe sistemit riprodhues te meshkujt. Kirurgët preferojnë të përdorin metodën da Vinci për të lehtësuar bllokimin e veshkave me pieloplastikë, të trajtojë kancerin e veshkave me nefrektomi të pjesshme robotike (heqja e një pjese të veshkës) ose të eliminojë kancerin e prostatës me prostatektominë radikale (heqja e gjëndrës së prostatës). Ndërsa operacioni konvencional i prostatës përfshin një prerje të gjatë të barkut që përhapet nga kërthiza në kockën pubike, prostatektomia robotike është një procedurë minimalisht invazive duke përdorur prerje të vogla. Kjo i lejon kirurgut të ruajë strukturat delikate rreth gjëndrës së prostatës. Përveç një qëndrimi më të shkurtër në spital dhe shërimit më të shpejtë, operacioni robotik Da Vinci sjell rezultate më të mira për sa i përket kontrollit të urinës dhe funksionit erektil krahasuar me operacionet tradicionale.

Kirurgjia Robotike në ACIBADEM

ACIBADEM ka në ekipin e tij disa nga specialistët kryesorë në kirurgjinë robotike në Turqi. Çfarë mund të ofrojmë:

  • Sistemin më të fundit të kirurgjisë robotike, da Vinci Xi;
  • Mjekë të trajnuar dhe me përvojë;
  • Gamë e gjerë e aplikimeve të procedurave të kirurgjisë robotike;
  • Qasje multidisiplinare për rezultate më të mira;
  • Shërbim i klasit A për pacientët ndërkombëtarë nga një markë e njohur botërore e kujdesit shëndetësor.

Histori të fundit me pacientët

PAJISJET E AVANCUARA TEKNOLOGJIKE NE DIAGNOSTIKIMIN DHE TRAJTIMIN E KANCERIT
PAJISJET E AVANCUARA TEKNOLOGJIKE NE DIAGNOSTIKIMIN DHE TRAJTIMIN E KANCERIT

Kanceri është një sëmundje serioze e cila po përhapet me shpejtësi në ditët e sotme. Cdo vit ka miliona njerëz të ciët njihen me këtë sëmundjen. Fakti që është një sëmundje vdekjeprurëse i ka shtyrë shkencëtarët të kryejnë kërkime të reja në fushat e trajtimit. Pajisjet e avancuara teknologjike të zbuluara së fundmi ofrojnë burime […] Read More

Lajme dhe Artikuj të Fundit

TURQIA ËSHTË VENDI UDHËHEQËS NË EVROPË PËR KIRURGJINË ROBOTIKE
TURQIA ËSHTË VENDI UDHËHEQËS NË EVROPË PËR KIRURGJINË ROBOTIKE

Aktualisht Turqia është vendi kryesor në Evropë dhe vendi i katërt më i spikatur në të gjithë botën për sa i përket kirurgjisë robotike për sëmundjet kardiovaskulare. Kirurgjitë robotike duhet të kryhen nga mjekë dhe ekipe mjekësore me përvojë. Ndërsa shumë vende kanë filluar të mësojnë kirurgjinë robotike, Acıbadem e çon atë një hap më […] Read More
Intervistë me Prof. Dr. Cem Alhan
Intervistë me Prof. Dr. Cem Alhan

1. Si kryhen procedurat e kirurgjisë robotike ndërsa zemra rreh? Në të vërtetë, procedurat e kryera në kirurgjinë robotike janë të njëjta me ato të kryera në kirurgji të hapura të zemrës. Vetëm pikat dhe metodat e aksesit ndryshojnë dhe objektivi në kirurgji robotik është i njëjtë me atë në kirurgjinë e hapur të zemrës. […] Read More
PAJISJET E AVANCUARA TEKNOLOGJIKE NE DIAGNOSTIKIMIN DHE TRAJTIMIN E KANCERIT
PAJISJET E AVANCUARA TEKNOLOGJIKE NE DIAGNOSTIKIMIN DHE TRAJTIMIN E KANCERIT

Kanceri është një sëmundje serioze e cila po përhapet me shpejtësi në ditët e sotme. Cdo vit ka miliona njerëz të ciët njihen me këtë sëmundjen. Fakti që është një sëmundje vdekjeprurëse i ka shtyrë shkencëtarët të kryejnë kërkime të reja në fushat e trajtimit. Pajisjet e avancuara teknologjike të zbuluara së fundmi ofrojnë burime […] Read More

TRAJTIMI

TEKNOLOGJIA

ACIBADEM

×
Search