Mjekësia Riprodhuese Dhe Infertiliteti

Mjekësia Riprodhuese Dhe Infertiliteti

Formula e lumturisë mund të jetë aq e thjeshtë sa e qara e parë e bebes suaj.

Që nga viti 1998, Qendrat e Mjekësisë Riprodhuese dhe Infertilitetit pranë ACIBADEM ndihmojnë çiftet të bëhen prindër. Çdo vit, më shumë se 15.000 familje nga e gjithë bota zgjedhin ACIBADEM për të përmbushur ëndrrat e tyre më të çmuara. Besimi i tyre dhe përvoja që ne kemi akumuluar është përparësia jonë më e madhe. Nëse po mendoni të kryeni Fekondim In Vitro (IVF) në Turqi, ACIBADEM ofron një zgjidhje me një ndalesë.

Ndryshe nga klinikat tradicionale të IVF-së, Qendrat tona të Mjekësisë Riprodhuese dhe të Infertilitetit mund të ofrojnë një shërbim të plotë 360 gradë për çiftet që përballen me probleme të fertilitetit, me një qasje gjithëpërfshirëse nga specialistë të njohur nga të gjitha fushat mjekësore që një spital modern mund të ketë, të respektuar mbarë botërisht nën markën e ACIBADEM. Trajtimet më të fundit mjekësore dhe kirurgjikale përdoren në qendrat tona me një përqasje të posaçme për secilin pacient. Shërbimet e avancuara laboratorike kontribuojnë në arritjen e niveleve të larta të suksesit mbi mesataren botërore, për të cilat ne jemi krenarë.

Pse të zgjidhni ACIBADEM?

Formula e suksesit në riprodhimin e asistuar përbëhet nga tre shtylla kryesore:

  • Një çift i gatshëm për shtatzëni, me tiparet e tyre fizike dhe emocionale;
  • Mjekët që drejtojnë trajtimin riprodhues, me kombinimin specifik të aftësive, njohurive dhe përvojës;
  • Laboratori i IVF-së i fjalës së fundit, ku mrekullia e jetës mbështetet dhe ushqehet çdo ditë, ndihmuar nga embriologë, biologë dhe nga një staf mbështetës i përkushtuar.

Në Qendrat e Mjekësisë Riprodhuese dhe Infertilitetit pranë ACIBADEM, jemi duke investuar vazhdimisht për teknologjinë dhe pajisjet më të fundit të disponueshme në të gjithë botën, për të rritur edhe më tej efektivitetin e trajtimeve të fertilitetit. Vështirë se ka ndonjë risi në fushën e mjekësisë riprodhuese që nuk zbatohet në laboratorët tanë të embriologjisë dhe gjenetikës. Ne kemi një sërë mjekësh me pesë yje, secili prej tyre në fushën e tij specifike të ekspertizës, me kontribute në fushën kërkimore dhe të angazhuar për të arritur përsosmërinë. Pacientët tanë kanë mundësinë të zgjedhin specialistin e tyre të besuar, në përputhje me rastin e tyre specifik dhe me preferencat personale.

Çfarë tjetër?

  • Shkalla e suksesit është mbi mesataren botërore për të gjitha grup moshat;
  • Çmime të volitshme e të përballueshme për shërbime të jashtëzakonshme;
  • Shërbim në gjuhën tuaj amtare dhe mjedis miqësor ku ëndrrat bëhen realitet.

 

 

Kush ka nevojë për trajtim të fertilitetit: simptomat & shkaqet

Mjekët thonë se simptoma kryesore e infertilitetit është të mos mbetesh shtatzënë ndërsa kryen marrëdhënie të rregullta seksuale për të paktën 12 muaj. Në shumicën e rasteve, nuk do të kishte simptoma të tjera të dukshme. Një çift rekomandohet të konsultohet me një mjek, nëse është përpjekur rregullisht të ketë fëmijë për të paktën një vit, në rast se partnerja femër është nën 35 vjeç, pas 6 muajsh nëse femra është e moshës 35 vjeç ose më shumë, dhe menjëherë pas moshës 40 vjeç.

Sipas numrave të përgjithshëm, gati 40% e të gjitha rasteve të infertilitetit janë të lidhur me femrën, 40% janë të lidhur me mashkullin dhe 20% janë të ashtuquajturit “infertilitet i pashpjegueshëm”. Ajo çfarë qëndron pas atyre shifrave është me rëndësi jetike, pasi shkaku kryesor përcakton trajtimin dhe suksesin e rezultatit të tij. Në ACIBADEM aplikohet një proces i gjerë testimi dhe vlerësimi për të identifikuar me saktësi problemet e riprodhimit dhe për të hartuar zgjidhjet e duhura. Tubat fallopiane të bllokuar, problemi i ovulimit, endometrioza, mosha e nënës, numri i ulët i spermatozoidëve ose problemet me lëvizshmërisë e spermatozoideve si dhe faktorët imunologjikë mund të shkaktojnë probleme të fertilitetit dhe secili prej tyre kërkon një modalitet të ndryshëm trajtimi.

Vlerësohet se gati 15% e të gjitha çifteve janë të prekur nga infertiliteti. Për fat të mirë, ne kemi shumë mjete sot për të ndihmuar fekondimin, dhe ato po zhvillohen me kalimin e kohës duke na ndihmuar që të arrijmë rezultate më të mira.

Trajtimet e fertilitetit: IUI kundrejt IVF

Fekondimi intrauterin (IUI) dhe Fekondimi In Vitro (IVF) janë dy trajtimet kryesore të fertilitetit që përdoren për të arritur shtatzëninë. IUI është më afër fekondimit natyral: spermatozoidet nga partneri mashkull përpunohen në laboratorin tonë dhe vendosen direkt në mitrën e gruas gjatë ovulimit. Ky lloj i teknologjisë së riprodhimit të asistuar (TRA) siguron përqendrime të larta të spermës me cilësi të mirë që depozitohet në afërsi të vezës. Supozohet se rrit mundësinë e fekondimit për çiftet që janë më të rinj në moshë, me probleme të lehta të mashkullit ose në disa raste të infertilitetit të pashpjegueshëm.

IVF-ja, nga ana tjetër, është procesi i fekondimit jashtë trupit, në laboratorin e embriologjisë. Në varësi të shkakut kryesor të infertilitetit, me procedurën e IVF-së mund të përdoren disa teknika shtesë. Ato mund të përfshijnë por nuk kufizohen me:

  • Mikroinjeksioni (ICSI) – një qelizë spermatozoidi injektohet direkt në vezë, duke përdorur një mikroskop të veçantë;
  • Piezo ICSI – një metodë e re për inseminimin e oociteve të brishta;
  • Mikro-çipi – lejon zgjedhjen e spermatozoideve me potencialin më të lartë të fekondimit;
  • PESA / MESA / TESE / Micro-TESE – marrja me metodën kirurgjikale të spermës nga testikujt;
  • Round Spermatid Injection (ROSI) – aktivizon qelizat e spermës me stimulim elektrik; Perdoret për pacientët me azoospermi;
  • Metodat e mikromanipulimit (vizualizim i asistuar, shikimi i embrioneve përmes fragmenteve);
  • Bashkë-kultura endometriale – përdoret për të përmirësuar cilësinë dhe implantimin e embrioneve;
  • Renditja e Aftësisë Pranuese Endometriale (ERA) – diagnostikon gjendjen e aftësisë pranuese të endometrit në dritaren e implantimit;
  • Diagnostikimi gjenetik para implantimit (PGD) – mundëson kontrollimin e kromozomeve (materialit gjenetik) të embrioneve për anomali;
  • Cryopreservation (ngrirja) e spermës, oociteve dhe embrioneve – lejon ruajtjen e tyre të sigurt për përdorim në të ardhmen;
  • Rinovimi i vezoreve me PRP – aplikohet për të rritur kapacitetin dhe rezervën e vezoreve për të ndihmuar trajtimin me IVF, etj.

Risitë në fushën e fertilitetit: Ne kontribuojmë në kërkime dhe në shkencë

Së bashku me të gjitha trajtimet efektive të fertilitetit të disponueshme në të gjithë botën, Qendrat e Mjekësisë Riprodhuese dhe Infertilitetit pranë ACIBADEM aplikojnë disa metoda pioniere me rezultate premtuese. Nëse do të përmendnim disa prej tyre:

  • Terapitë me anë të qelizave staminale dhe PRP-së (plazma e pasur me trombocite): Ndërsa mosha për tu bërë nënë rritet, potenciali i pjellorisë së një gruaje fillon të ulet shumë shpejt pas moshës 35 vjeçare. Megjithëse nuk është e mundur kthimi pas i kohës për nënat, terapitë me anë të qelizave staminale dhe praktikat e PRP-së mund të përdoren për të rigjeneruar dhe riaktivizuar funksionet e trupit. Aplikimi i PRP-së mund të përdoret në trajtimin me IVF për dy qëllime: për të përmirësuar endometrin (sipërfaqen e brendshme të mitrës) dhe për të rritur mundësinë e një implantimi të suksesshëm, ose për të rritur kapacitetin e vezoreve tek gratë me rezervë të ulët të vezoreve apo edhe në menopauzë të hershme. Në ACIBADEM, terapia me PRP zbatohet në përputhje me protokollet e hartuara posaçërisht, duke siguruar rezultate premtuese që janë raportuar ndërkombëtarisht si kërkime shkencore. Në shumicën e pacienteve është vërejtur rritje e suksesit në fekondimin spontan dhe cilësi më e mirë e oociteve.
  • Trajtimi imunologjik i infertilitetit: Dështimet e përsëritura të implantimit ose abortet tek çiftet me embrione të një cilësie të mirë ndonjëherë mund t’i referohen përgjigjes imune të trupit të gruas. Trupi i njeriut është krijuar natyrshëm për të vepruar kundër antigjeneve të huaja, dhe në raste të rralla mund ta njohë gabimisht embrionin si një armik dhe ta refuzojë atë. Në ACIBADEM, provat për shtypjen e imunitetit po kryhen me rezultate pozitive.

Kirurgjia e infertilitetit: Kush është kandidat?

Për disa paciente me probleme të infertilitetit, operacioni mund të ndihmojë në korrigjimin e anomalive që pengojnë fekondimin. Tubat fallopiane të bllokuar, endometrioza, ngjitjet, miomat dhe anomalitë e mitrës janë disa shembuj të problemeve që mund të kërkojnë trajtim kirurgjikal. Në ditët e sotme, teknikat laparoskopike dhe operacionet e asistuara nga robotët i bëjnë operacionet më të sigurt se kurrë. Me trajtimin e duhur, pacientet e prekura mund të jenë në gjendje të mbeten shtatzënë në mënyrë natyrale, pa riprodhim të asistuar apo procedura të IVF-së. Në ACIBADEM, kirurgjia e infertilitetit kryhet me teknika minimalisht invazive për të siguruar shërim të shpejtë.

Pyetje: Cilat teste duhet të bëj përpara procedurës së IVF-së?

Përgjigje: Para konsultës suaj të parë me specialistin tonë të IVF-së, mund t’ju kërkohet të kryeni rezultatet e disa testeve të përgjithshme të gjakut. Ju do të merrni një listë dhe shpjegime të hollësishme para takimit tuaj të parë. Testet specifike mund të kërkohen nga mjeku juaj pasi të jenë marrë të dhënat tuaja mjekësore, në varësi të rastit tuaj.

Pyetje: Çfarë duhet të pres në takimin tim të parë?

Përgjigje: Çdo përvojë është unike. Sidoqoftë, një takim i parë tipik në Acıbadem mund të jetë diçka e tillë: Së pari, do të mirëpriteni në recepsion, pastaj do të shoqëroheni në zyrën e mjekut ku do të flisni me mjekun për rreth një orë. Më pas do të takoheni me një infermiere, e cila do t’ju ndihmojë të zbatoni urdhërat e mjekut. Qendra për Pacientët Ndërkombëtarë Acıbadem do të planifikojë çdo hap tuajin, në mënyrë të hollësishme. Do të merrni shumë informacione. Mos ngurroni të mbani shënime dhe të bëni pyetje gjatë konsultimit tuaj. Ne ju mirëpresim në çdo kohë të na telefononi ose të na kontaktoni me email nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim.

Pyetje: Sa kohë zgjat procedura e IVF-së?

Përgjigje: Një cikël mesatar i IVF-së zakonisht zgjat 15-25 ditë:

Faza 1. Fillon Cikli: 1 Ditë;

Faza 2. Stimulimi i vezoreve ose i folikulit: 8-12 ditë;

Faza 3. Rikuperimi i Vezës: 1 Ditë;

Faza 4. Zhvillimi i embrionit: 3-5 ditë;

Faza 5. Transferimi i embrionit.

Pyetje: Si kryhet IVF-ja?

Përgjigje: Procedura e IVF-së përfshin pesë faza kryesore. Së pari, ne rrisim furnizimin e vezëve tuaja. Femrat i nënshtrohen injeksionit që stimulon vezoret për të prodhuar më shumë vezë sesa cikli i zakonshëm natyror. Faza e dytë është monitorimi i përparimin tuaj dhe maturimi i oociteve. Një skanim me ultratinguj kryhet për të kontrolluar zhvillimin e vezëve dhe përdoren disa ilaçe për t’i ndihmuar ato të maturohen. Sapo folikulat e maturuara të arrijnë një madhësi prej 17 ose 18 mm, kryhet një injeksion me HCG që çon në zhvillimin dhe maturimin përfundimtar të vezëve. Faza e tretë është mbledhja e vezëve nga vezoret. Kjo procedurë bëhet me ndihmën e ultrasonografisë, ku mjeku përdor një gjilpërë të hollë për të tërhequr vezët nga vezorja përmes murit të vagjinës. Procedura është pa dhimbje, kryhet nën anestezi të lehtë. Hapi i katërt është fekondimi i vezëve në laborator. Spermatozoidi ose mund të përzihet me vezë për ta fekonduar (që quhet fekondim konvencional – procedura standarde e IVF-së), ose një qelizë e përzgjedhur spermatozoidi mund të injektohet direkt në secilën vezë të pjekur (kjo quhet Injektimi Intracytoplasmic i Spermës ose ICSI). Vezët e fekonduara, të quajtura tashmë embrione, lihen të rriten dhe të zhvillohen në mjedise të posaçme për zakonisht 3 ose 5 ditë. Kur të arrijnë ditën e 5-të, ato quhen embrion i fazës blastociste. Pastaj përgjithësisht 1 ose 2 embrione, të cilat kanë demonstruar cilësinë dhe zhvillimin më të mirë, transferohen me kujdes në mitër. Për këtë qëllim përdoret një kateter i vogël, steril, fleksibël për transferimin e embrionit. Kjo është faza më e rëndësishme e një procedure IVF-je. Sapo embrionet të jenë transferuar në mitrën tuaj, duhet të prisni për 2 javë para se të bëni një test shtatzënie për të parë nëse trajtimi ka funksionuar apo jo.

Pyetje: Pas transferimit të embrionit, a mund të eci, të bëj ushtrime, të udhëtoj ose të kthehem menjëherë në punë?

Përgjigje: Aktivitetet e moderuara nuk janë të ndaluara pas transferimit të embrionit. Megjithatë është me mirë që ju të pushonit dhe të qetësoheshit për disa ditë. Gjatë javëve në vijim është më mirë të ecni sesa të vraponi, dhe duhet të shmangni gjithçka që lidhet me ngritjen e peshave ose kërcimet. Udhëtimi dhe puna lejohen, për sa kohë që nuk ngjiteni në Malin Everest.

Pyetje: A ka ndonjë gjë tjetër që mund të bëj për të rritur shanset e mia të suksesit?

Përgjigje: Shëndeti juaj fizik dhe emocional është thelbësor gjatë një procedure IVF-je. Një mënyrë jetese e shëndetshme dhe e rehatshme sigurisht që do të kontribuojë në rezultate të suksesshme. Pirja e duhanit është rreptësisht e ndaluar. Për më tepër, rekomandohet dietë ushqimore e ekuilibruar, me marrje të reduktuar të karbohidrateve. Të hash ushqime të pasura me antioksidantë është e dobishme. Antioksidantët gjenden në shumicën e ushqimeve bimore por disa nga burimet më të pasura janë manaferrat, boronicat, luleshtrydhet, shega, çaji jeshil, lakra e kuqe, spinaqi, bishtajoret (bizele, fasule, etj.), arrat, farat dhe erëzat.

Pyetje: A do të rrisë IVF-ja ndjeshëm shanset e mia për të pasur binjakë ose trinjakë?

Përgjigje: Në përgjithësi, sa herë që transferohen më shumë se një embrion, ekziston mundësia për një shtatzëni të shumëfishtë. Në Acıbadem, ne preferojmë transferimin e një embrioni të vetëm për të shmangur rreziqet e ndërlikimeve dhe për të siguruar një shtatzëni të shëndetshme. Mund të përdoret transferimi i dy embrioneve, në varësi të shumë faktorëve prognostikë, duke përfshirë moshën e pacientes, cilësinë e embrioneve, etj. Gjithashtu është e mundur të keni binjakë pas IVF-së edhe me një embrion, pasi një vezë mund të ndahet duke formuar dy zigota. Mjeku juaj do të diskutojë të gjitha preferencat tuaja me ju para procedurës së IVF-së.

Pyetje: A ka ndonjë efekt anësor të shoqëruar me IVF-në?

Përgjigje: Ne të gjithë reagojmë në mënyra të ndryshme dhe nuk ka asnjë shans për të parashikuar reagimet e trupit tuaj. Lodhja, stresi emocional dhe ndryshimet e humorit janë ndër ankesat më të zakonshme gjatë një procedure të IVF-së. Në një numër të kufizuar të pacienteve, mund të vërehet sindroma e hiperstimulimit të vezoreve (OHSS). Zakonisht, ajo vjen me simptoma të lehta, të tilla si humbja e oreksit, të përziera, diarre dhe ndjesi të fryrjes. Nëse përjetoni simptoma të tilla, duhet të njoftoni menjëherë mjekun tuaj. OHSS duhet të trajtohet si duhet, pasi në raste të rralla mund të sjellë komplikime serioze. Sidoqoftë, me opsionet moderne të trajtimit, rreziku tani është më pak se 1%.

Pyetje: Sa ditë duhet të qëndroj për kurim në Turqi?

Përgjigje: Ndërsa e gjithë procedura e IVF-së zgjat deri në katër javë, ne do të duhet të takohemi në takimin tuaj të parë dhe më pas do të duhet të vizitoni rregullisht mjekun tuaj për mesatarisht nga 1 jave deri në 16 ditë para transferimit të embrionit. Ekipi ynë për Pacientët Ndërkombëtarë do t’ju mbështesë me të gjitha procedurat dhe logjistikën e nevojshme për të siguruar një qëndrim të sigurt dhe të rehatshëm.

Pyetje: A duhet që partneri im mashkull të qëndrojë me mua gjatë gjithë kohës në Turqi?

Përgjigje: Partneri juaj duhet të jetë gjatë konsultës së parë, kur mjeku juaj do të caktojë testet dhe skemat për ju të dy, sipas rastit tuaj specifik, për të siguruar një vlerësim gjithëpërfshirës të fertilitetit. Prania e tij mund të jetë e nevojshme më vonë në varësi të testeve dhe procedurave të planifikuara. Përtej këtyre rrethanave, partneri juaj është gjithmonë i mirëpritur, por ju jeni të lirë të vendosni për praninë e tij në varësi të komoditetit, preferencave dhe disponueshmërisë suaj.

Pyetje: Cilat janë shanset e mia për një shtatzëni të suksesshme me IVF?

Përgjigje: Shkalla e suksesit të IVF-së varet nga faktorë të ndryshëm, përfshirë historinë tuaj mjekësore, rezultatet e analizave, moshën e partneres femër dhe shkakun e infertilitetit. Përqindja e trajtimeve me IVF që rezultojnë me lindje të gjalla është rreth 60% nën moshën 35 vjeç. Ajo bie në 20-25% midis moshës 40-42 vjeç. Ju mund t’i diskutoni mundësitë tuaja në detaje me mjekun tuaj.

Pyetje: Pse cikli im i IVF-së dështoi?

Përgjigje: Për fat të keq disa përpjekje me procedurën e IVF-së dështojnë. Kjo mund të jetë për shkak të cilësisë së embrioneve, problemeve të implantimit, problemeve të imunitetit, etj. Analizimi i arsyes thelbësore të dështimit do t’ju ndihmojë të hartoni hapat e ardhshëm. Jeni të mirëpritur të diskutoni me mjekët tanë të fertilitetit përpjekjet tuaja të mëparshme për IVF dhe çfarë mund të përmirësohet për rezultate të suksesshme.

Pyetje: Nëse nuk jam shtatzënë, kur mund të provoj përsëri?

Përgjigje: Ne zakonisht rekomandojmë të paktën dy muaj hapësirë midis dy cikleve të trajtimit me IVF. Ju lutemi konsultohuni me mjekun tuaj për rekomandime specifike në lidhje me rastin tuaj.

Pyetje: Çfarë ndodh nëse arrij një test pozitiv të shtatzënisë pas IVF-së?

Përgjigje: Pas trajtimit të fertilitetit, mund të kryeni një test të nivelit të HCG-së 2 javë pas transferimit të embrionit. Një test i dytë pason 48 orë më vonë. Rrahjet e zemrës së embrionit zakonisht mund të zbulohen 6 javë pas shtatzënisë. Nëse keni arritur deri atje, relaksohuni dhe lëreni natyrën të ndjekë rrjedhën e saj. Ju do të duhet të informoni obstetrin tuaj se ky është një konceptim me IVF, pasi do të monitoroheni më intensivisht sesa një paciente e cila ka kryer fekondim të natyrshëm. Ju urojmë një shtatzëni të lumtur dhe të shëndetshme!


Lajme dhe Artikuj të Fundit

Prof. Dr. Tayfun Bağış: Përkufizimi i infertilitetit, shkaqet kryesore dhe testet e rekomanduara
Prof. Dr. Tayfun Bağış: Përkufizimi i infertilitetit, shkaqet kryesore dhe testet e rekomanduara

Për çifte të cilat janë duke u përpjekur shumë për t’u bërë prindër, emri i profesorit Bağış tërheq menjëherë vëmendjen dhe sjell shpresë. Me 16 vjet përvojë në mjekësinë riprodhuese, ai ka kryer rreth 15.000 cikle IVF. Me një këndvështrim shumë interesant mbi teorinë e infertilitetit imunologjik, kreu i Departamentit të Riprodhimit të Asistuar në […] Read More
ZHVILLIME EMOCIONUESE NË FERTILIZIMIN IN VITRO
ZHVILLIME EMOCIONUESE NË FERTILIZIMIN IN VITRO

FERTILIZIMI IN VITRO ,QË ËSHTË ZGJIDHJA MË E MIRË PËR TË GJITHË ATO QË E KANË  TË PAMUNDUR TË KENË NJË FËMIJE PËRMES  NJË SHTATZANIE NATYRALE, TANI MUND TË NDIHMOJË NJË NUMËR AKOMA MË TË MADH TË CIFTEVE PËR TË REALIZUAR ËNDRRËN E TYRE ME ZHVILLIMET MË TË FUNDIT TEKNOLOGJIKE. Njerëzit që e kanë të […] Read More
×
Search