Ortopedia

Ortopedia

Departamentet e Ortopedisë dhe Traumatologjisë pranë ACIBADEM ofrojnë cilësinë më të lartë të kujdesit në shumë sëmundje ortopedike për pacientët e të gjitha moshave. Ortopedët në ACIBADEM janë të specializuar në një mori fushash si: ortopedia e përgjithshme, rehabilitimi ortopedik, dëmtimet sportive, artroskopia dhe kirurgjia në gju, kirurgjia e shpatullës dhe bërrylit, mikrokirurgjia e dorës dhe e kyçit të dorës, kirurgjia e këmbës dhe e kyçit të këmbës, kirurgjia e këllkut, zëvendësimi i artikulacioneve, mikrokirurgjia, onkologjia muskulo-skeletale, transplantimi, kirurgjia e shtyllës kurrizore, inxhinieria e rehabilitimit, trauma dhe ortopedia për fëmijë.

Në Departamentin e Ortopedisë ofrohen teknikat më moderne të diagnostikimit dhe trajtimet më të reja për të gjithë sistemin muskulo-skeletik, për sëmundjet e shtyllës kurrizore dhe për traumat.

Procedurat janë si më poshtë:

  • Kirurgjia e skoliozës dhe e dislokimit të artikulacionit të vertebrave
  • Krisjet dhe çarjet e tendinëve të muskujve
  • Menaxhimi i të gjitha frakturave dhe dislokimeve tek pacientët me politrauma
  • Kirurgjia artroskopike (shpatulla, këllku, gjuri, të kyçit të këmbës dhe kyçit të dorës)
    • Gonoartroza dhe koksoartroza
    • Protezat e këllkut dhe gjurit
    • Operacionet e ripërsëritura për infeksionet dhe humbjet e protezave
    • Operacionet periacetabulare dhe osteotomitë e larta tibiale
  • Kirurgjia e shtyllës kurrizore
    • Deformime kurrizore (skolioza, kifoza)
    • Spondilolisteza (zhvendosja e vertebrave)
    • Sëmundjet Degjenerative të shtyllës kurrizore
    • Traumat e shtyllës kurrizore ( cervikale, torakale, lumbare, sakrale)
    • Infeksione e shtyllës kurrizore (Tuberkulozi i shtyllës kurrizore, infeksionet jospecifike)
    • Tumoret e shtyllës kurrizore (Primare – Metastatike)
  • Deformimet Ortopedike
  • Kirurgjia për zgjatjen e kockave
    • Aplikimi për fiksues të jashtëm në deformimet e kockave
    • Frakturat e pa ngjitura dhe infeksionet kockore
  • Sëmundje të ndryshme të artikulacionit të këllkut tek fëmijët (Dislokimi i lindur i këllkut, nekroza aseptike)
    • Të gjitha llojet e problemeve të lindura dhe zhvillimore si dislokimi i lindur i këllkut, pes equinovarus, hemimelia
    • Të gjitha sëmundjet ortopedike të fëmijëve si Sëmundja e Perthes, problemet me kockat dhe indet e buta, infeksionet e kockave, mospërputhjet e gjatësisë së ekstremiteteve.
    • Të gjitha llojet e traumave dhe dëmtimeve sportive, frakturave, këputjet e tendinit dhe ligamentit
    • Probleme neuro-muskulore si paralizë cerebrale, mielodisplazia, paralizë obstetrikale, Sëmundje Charcot-Marie Toot.
  • Proteza totale e gjurit
  • Proteza totale e këllkut
  • Sëmundjet e këmbës dhe kyçit të këmbës (Hallux Valgus etj.)
  • Ndërhyrje artoplastike (operacione në këllk, gju, shpatull, operacione të endoprotezës)
  • Sëmundjet e duarve dhe kirurgjia e duarve (ofrohen gjithashtu edhe ndërhyrjet mikrokirurgjikale)
    • Kirurgjia e ekstremiteteve të sipërm
    • Kirurgjia e dorës, kyçit dhe krahut
    • Mikrokirurgjia
    • Replantatimi
    • Transferime e lira të indeve
    • Rindërtimi i të gjitha traumave akute dhe të ekstremiteteve të sipërm, artroplantimet dhe artroskopia e artikulacioneve të vogla
    • Rindërtimi i deformimeve kongjenitale të duarve
  • Tumoret e sistemit muskulor dhe skeletik

Për më shumë informacion mbi sëmundjet e shtyllës kurrizore dhe trajtimin e tyre vizitoni Qendrën tonë të Shtyllës Kurrizore, e cila është një nga qendrat tona të ekselencës.

×