QENDRA E TRANSPLANTIMIT TË ORGANEVE

QENDRA E TRANSPLANTIMIT TË ORGANEVE

Kanë kaluar më shumë se njëqind vjet që nga eksperimentet e para me transplantimin e organeve. Në studimet e hershme, eksperimentet e transplantimit kryheshin vetëm te kafshët. Procedura e parë e transplantimit të organeve te njerëzit u krye afro pesëdhjetë vjet më parë. Falë arritjeve të mëdha në mjekësi dhe në kujdesin shëndetësor, transplantimi i organeve më në fund ka arritur në një nivel që shpëton jetën e njeriut.

Si qendër referimi për shumë trajtime komplekse, Grupi i Kujdesit Shëndetësor ACIBADEM ka arritur shumë risi në Turqi, të cilat përfshijnë risitë në transplantimin e organeve dhe gjithashtu të indeve. Ndër risitë e ACIBADEM përmendim: transplantimi i parë i veshkave  tek fëmija me peshën më të ulët, nefrektomia e parë e një dhuruesi 84-vjeçar, nefrektomia e parë e dhuruesit me një prerje të vetme, nefrektomia e parë e dhuruesit përmes vaginës me metodën NOTES, transplantimi i parë i veshkave nga një dhurues 85-vjeçar me vdekje të trurit dhe transplantimi i parë i një pjese të mëlçisë nga nëna dhuruese tek fëmija i saj 8-vjeçar, janë disa shembuj të arritjeve të tilla.

Në fushën transplantimit të organeve ndodhin përparime premtuese çdo ditë. Marrësit dhe dhuruesit, si dhe shkencëtarët dhe mjekët vazhdojnë të përpiqen për jetë më të shëndetshme dhe më të gjata.

Mosfunksionimi i një organi / indi mund të çojë në një përkeqësim të ngadaltë ose ndonjëherë të shpejtë të të gjithë trupit. Edhe pse ekzistojnë shumë mundësi trajtimi për pacientët me dështim të organeve, transplantimi pranohet si alternativa më e mirë për sa i përket përfitimeve terapeutike, cilësisë së jetës dhe efektivitetit të kostos.

Transplantimi i organeve / indeve është transferimi i një organi / indi nga një trup ose nga vendi i një dhuruesi në trupin e vetë pacientit. Arsyeja e transplantimit të organit / indit është zëvendësimi i një organi / indi të dëmtuar ose mungesa e tij. Dështimi i funksionit të veshkave, dështimi i funksionit të mëlçisë, sëmundjet e mushkërive ose zemrës, diabeti i tipit I dhe disa lloje të kancerit, siç është leucemia, janë sëmundje që mund të trajtohen me transplantim të organeve / indeve. Transplantimi i organeve / indeve mund të kryhet ose brenda për brenda trupit të të njëjtit person, i cili quhet autograft, ose nga një trup tjetër, i cili quhet alograft.

Ekzistojnë dy lloje të transplantimit të organeve / indeve në lidhje me llojet e dhuruesve: nga dhurues të gjallë dhe nga dhurues të vdekur (pacientët në njësitë e kujdesit intensiv me vdekje të trurit). Meqenëse njerëzit kanë lindur me dy veshka dhe një veshkë është e mjaftueshme për të vazhduar jetën tonë dhe meqenëse mëlçia është një organ që rigjenerohet, veshkat dhe mëlçia mund të transplantohen nga një dhurues i gjallë.

Qendrat e Transplantimit të Organeve pranë ACIBADEM janë në fokus të vëmendjes me ekipin e tyre të specialistëve me përvojë, teknologjinë më të mirë dhe transplantimet e suksesshme të mëlçisë.

Organi i vetëm që mund të rigjenerojë vetveten

Mëlçia vlerësohet si organi më i komplikuar dhe me metabolizëm më aktiv në trupin tonë. Sidoqoftë, mëlçia gjithashtu mund të vazhdojë të funksionojë edhe kur 70% e indit të saj duhet të hiqet. Kur një dhurues i mëlçisë dhuron më shumë se gjysmën e mëlçisë së tij / saj për transplantim, pjesa e mbetur mund të rifillojë funksionin e saj pa ndonjë humbje ose ndërlikim serioz. Këtë ia detyrohemi aftësisë së mëlçisë për rigjenerim, sepse mëlçia është organi i vetëm që mund të rigjenerohet vetvetiu pas heqjes së më shumë se gjysmës së indit të tij.

Kur është i nevojshëm transplantimi i mëlçisë?

Edhe kur përballemi me inflamacionet që lidhen me konsumimin e alkoolit ose sëmundjen e dhjamosjes se mëlçisë, infeksionet e hepatitit, bllokimet afatgjata ose gurët e kanaleve biliare, sëmundje të caktuara metabolike, tumoret ose mangësitë e enzimës kongjenitale, pacientët mund të vazhdojnë një jetë normale për një kohë të gjatë, për sa kohë që përparimi i sëmundjes është i ngadaltë. Por, pasi shfaqet insuficienca e mëlçisë ajo mund të shkaktojë kruajtje, edemë në mushkëri dhe mbledhje uji(ascit) në bark, hepatit të rëndë, gjakderdhje dhe anemi.

Gjatë avancimit të sëmundjes së mëlçisë, mund të vërehen ndryshime në personalitet dhe sjelljes. Humbja e peshës, ulja e sasisë së urinës dhe lodhja mund të përparojnë deri në gjendje kome.

Këto simptoma tregojnë se mëlçia e pacientit nuk mund të përmbushë nevojat e trupit. Kur arrihet kjo gjendje, e quajtur “dështim i funksionit të mëlçisë”, transplantimi i mëlçisë mbetet opsioni i vetëm për pacientin.

Rezultate të suksesshme në “transplantimin ortotopik të mëlçisë” – standardi i artë

Në Qendrat e Transplantimit të Organeve pranë ACIBADEM, transplantimi i mëlçisë kryhet si nga dhuruesit e gjallë ashtu dhe nga kufomat. Metoda e përdorur gjatë këtyre operacioneve është transplantimi ortotopik i mëlçisë, metodë që konsiderohet si “standardi i artë” në të gjithë botën. Përmes kësaj teknike moderne, vena e madhe e vendosur prapa mëlçisë ruhet duke përdorur pinceta kirurgjikale përpara se të kryhet transplantimi. Për suksesin e këtij operacioni, kërkohet një ekip kirurgjikal dhe pajisje me një kapacitet të lartë teknik. Si çdo transplantim, edhe transplantimet e mëlçisë duhet të kryhen në spitale dhe salla operative të pajisura me teknologjinë më të lartë. Kur transplantimi bëhet nga një dhurues i gjallë, gjysma e mëlçisë transplantohet tek marrësi i organit. Kështu që procesi kirurgjikal kërkon teknologji të avancuara. Pas transplantimit, dhuruesit e gjallë mund të dalin nga spitali brenda 6-7 ditësh, ndërsa marrësit e organeve duhet të qëndrojnë në spital për 15-20 ditë. Mëlçia e transplantuar më pas rigjeneron vetveten dhe rritet me shpejtësi në një përmasë aq të madhe sa të plotësojë nevojat e marrësit.

Cilësi ndërkombëtare në infrastrukturë

Qendrat e Transplantimit të Organeve pranë ACIBADEM japin shërbim me infrastrukturën e tyre teknike që përputhet me standardet ndërkombëtare. Marrësit dhe dhuruesit e organeve trajtohen në dhomat e operimit dhe njësitë e kujdesit intensiv në kushte plotësisht sterile me rrjedhë të rregullt dhe pajisje të fjalës se fundit të teknologjisë. Procedurat laboratorike kryhen pranë ACIBADEM Labmed, një laborator i standardeve ndërkombëtare, i cili është gjithashtu anëtar i Grupit të Kujdesit Shëndetësor ACIBADEM.

Ekipi me përvojë

Qendrat e Transplantimit të Organeve posedojnë të gjithë teknologjinë e nevojshme për transplantimin e mëlçisë. Drejtori i kësaj qendre të transplantimit të mëlçisë është Prof. Dr. Remzi Emiroğlu, i cili ka sjellë risi në transplantimet e veshkave dhe të mëlçisë në Turqi. Që nga viti 1998, Prof. Emiroğlu ka kryer afro 700 transplantime të mëlçisë dhe veshkave.

Prof. Emiroğlu dhe ekipi i tij kanë përvojë si në transplantimet ndihmëse (d.m.th. pa hequr tërë mëlçinë), ashtu edhe në transplantimet standarde ortotopike të mëlçisë. Ekipi gjithashtu ka përvojë në çdo lloj operacioni me kateter(shunt) dhe në procedurat Sugiura te pacientët me gjakderdhje për shkak të cirrozës së mëlçisë. Prof. Emiroğlu, i cili ka kryer transplantimet e para tek pacientë të rritur dhe pediatrikë nga dhurues të gjallë dhe kufoma, ka afro 100 artikuj shkencorë për transplantimin e organeve, 85 prej të cilave janë botuar jashtë vendit.

Grupi i Kujdesit Shëndetësor ACIBADEM hapi Qendrën e parë të Transplantimit të Organeve në Tetor të vitit 2010. Sot, ai shërben me 3 qendra të vendosura pranë Spitalit International në Stamboll, me Spitalin ACIBADEM në Bursa dhe Spitalin Universitar ACIBADEM. Ekipet pritëse në Qendrat e Transplantimit të Organeve janë trajnuar në institucione të njohura botërore. Ata kanë një përvojë prej mbi 2000 transplantime të veshkave, 250 transplantime të mëlçisë dhe 60 transplantime të pankreasit gjatë rrjedhës së karrierës së tyre. Qendrat mbështeten nga njësia më e mirë laboratorike klinike dhe njësia e kujdesit intensiv më e mirë në vend dhe kryen transplantim të veshkave dhe të mëlçisë.

AVANTAZHET E ACIBADEM NË TRANSPLANTIMIN E VESHKËS

Teknologjia e fjalës së fundit dhe shërbimi me cilësinë më të lartë

Sallat operative dhe njësitë e kujdesit intensiv të Qendrave së Transplantimit të Organeve janë të pajisura me infrastrukturën më të fundit të teknologjisë. Teknika e plotë laparoskopike zvogëlon nevojën për kujdes intensiv për dhuruesin. Sidoqoftë, për marrësit e mëlçisë dhe për disa marrës të veshkave njësitë e kujdesit intensiv të plotë kanë një rëndësi kritike.

Programi i mbrojtjes së dhuruesve (ndjekja dhe kujdesi i dhuruesit pas transplantimit) është një nga shërbimet unike të ofruara nga Qendra Ndërkombëtare e Transplantimit pranë Spitalit International.

Qendrat e Transplantimit të Organeve janë plotësisht të përkushtuara ndaj standardeve më të larta morale dhe etike në dhurimin dhe transplantimin e organeve. Ato respektojnë parimet e Deklaratës së Stambollit mbi Trafikimin e Organeve dhe Turizmin e Transplantimit nga Shoqata e Transplantimit dhe Shoqëria Ndërkombëtare e Nefrologjisë, si dhe Deklaratën e Konsensusit të Forumit të Amsterdamit, miratuar nga Shoqata e Transplantimit për kujdesin e dhuruesve të gjallë të veshkave. Qendra gjithashtu plotëson standardet e Sistemit Turk të Koordinimit të Transplantimit të Organeve dhe Indeve.

Infrastruktura e bazuar në standarde ndërkombëtare

Sallat e operacionit, laboratorët dhe njësitë e kujdesit intensiv janë më të rëndësishmet në fushën e transplantimin e organeve. Teknologjia e përparuar dhe standardet e njohura ndërkombëtare me cilësi të lartë të vëna në dispozicion, mundësojnë që pacientët dhe dhuruesit e transplantimit të organeve të marrin shërbimet dhe kujdesin maksimal mjekësor në laboratorët, njësitë e kujdesit intensiv dhe sallat e operacionit të ACIBADEM.

Specialistët me përvojë ndërkombëtare kryejnë operacione duke përdorur metoda të teknologjisë së lartë. Një shembull i tillë është heqja e veshkave me një prerje thjesht 5 cm në ijë, e kryer plotësisht me operacion laparoskopik. Metodat e avancuara mjekësore që praktikohen lejojnë që dhuruesit të dalin nga spitali brenda 24-orësh pas operacionit dhe të jenë në gjendje të fillojnë punën pas një jave. Marrësi mund të dalë nga spitali brenda afro një jave.

Risitë në ACIBADEM:

  • Nefrektomia e parë e dhuruesit me një prerje të vetme (në kërthizë) në Turqi në 2011.
  • Nefrektomia e parë e dhuruesit me metodën NOTES (nga vagina) në Turqi në 2011.
  • Nefrektomia e parë e dhuruesit një prerje të vetme + metodën NOTES (nga vagina) në Turqi në 2013.

Teknika të plota laparoskopike

Teknika të plota laparoskopike të përdorura në kirurgji mundësojnë që dhuruesit të qëndrojnë sa më pak në spital. Këto teknika përdoren vetëm në qendrat me staf me shumë përvojë dhe eksperience dhe ofrojnë shumë përparësi ndaj operacioneve të hapura. Për shembull, ndërsa operacionet e hapura përfshijnë prerje 15-20 cm, laparoskopia mundëson prerje me gjatësi vetëm 5 cm. Operacioni bëhet i mundur nga një kamera që futet në bark dhe mundëson kontroll të lartë vizual. Një zonë më e vogël operacioni nënkupton më pak dhimbje pas operacionit dhe plagë kirurgjikale që mbartin më pak rrezik. Mungesa e plagëve të mëdha kirurgjikale zvogëlon shqetësimet kozmetike dhe ul rrezikun e formimit të hernies, mpirjes, infeksionit në vendin kirurgjikal si dhe të embolisë pulmonare. Me teknikën laparoskopike, donatorëve u mundësohet të mobilizohen dhe të fillojnë marrjen e lëngjeve në mbrëmjen e operacionit, të fillojnë marrjen e ushqimit të ngurtë dhe të dalin nga spitali të nesërmen, dhe të fillojnë punën javën pasuese. Marrësi del nga spitali afërsisht brenda një jave.


×
Search