NEUROLOGJIA DHE NEUROKIRURGJIA

NEUROLOGJIA DHE NEUROKIRURGJIA

Departamentet e Neurologjisë dhe Neurokirurgjisë pranë Grupit të Kujdesit Shëndetësor ACIBADEM trajtojnë çrregullimet më komplekse me një qasje multidisiplinare. Si departamenti i neurologjisë ashtu edhe ai i neurokirurgjisë me programet për të rriturit dhe me ato për fëmijë, bashkëpunojnë ngushtë me departamentet e tjera të pediatrisë, radiologjisë dhe onkologjisë për t’i ofruar një kujdes të plotë pacientëve tanë.

Neurokirurgët dhe neurologët e Acıbadem-it kanë përvojë në vlerësimin dhe trajtimin e çrregullimeve komplekse neurologjike dhe ofrojnë trajtimin më të fundit. Neurokirurgët e Acıbadem-it përdorin teknologjinë më të fundit në dispozicion në neurokirurgji.

Sëmundjet dhe kushtet

Në Spitalet ACIBADEM mund të kryhen të gjitha llojet e operacioneve neurokirurgjike.

Të rriturit

  • Truri
  • Tumoret e trurit (beninje dhe malinje)
  • Tumoret e bazës së kafkës
  • Sëmundjet vaskulare (hemorragjitë në tru, aneurizma cerebrale, keq-formimet arteriovenoze, keq-formimet kavernoze dhe goditja në tru)
  • Hidrocefalia (akumulimi i lëngut në tru)
  • Traumat
  • Keq-formimet e lindura
  • Infeksionet
  • Neurokirurgjia funksionale (Kirurgji për çrregullimet e lëvizjes, kirurgji e dhimbjes)
  • Radiokirurgjia me Gamma Knife
  • Shtylla kurrizore
  • Kirurgjia për hernie diskale
    • të qafës
    • torakale
    • të mesit
    • Çrregullimet e shtyllës kurrizore degjenerative dhe të lidhura me moshën
  • Kirurgji komplekse të shtyllës kurrizore, përfshirë instrumentet
  • Tumoret e palcës kurrizore dhe kockore
  • Keqformimet vaskulare (keqformime arteriovenoze të shtyllës kurrizore)
  • Traumat
  • Infeksionet
  • Sistemi nervor periferik
  • Sindroma e shtypjes së nervit
  • Dëmtimet nervore
  • Tek fëmijët
  • Anomalitë e lindura cerebrale
  • Hidrocefalia (akumulimi i lëngut në tru)
  • Craniosinostosis (mbyllja e parakohshme e suturave ndërmjet kockave të kafkës)
  • Kistet Arachnoide (kiste të trurit)
  • Anomalitë e kryqëzimit kraniovertebral
  • Disrafizmi i shtyllës kurrizore (Sindromi i tensionit të kordonit, anomalitë e kordonit të ndarë)

Kirurgjia në bazën e kafkës

Lezionet e bazës së kafkës përbëjnë një grup lezionesh tumorale dhe vaskulare të vendosura në bazën e trurit, në një zonë delikate dhe të ndërlikuar nga ana anatomike. Trajtimi i këtyre lezioneve paraqet vështirësi të mëdha për mjekët, pasi është e nevojshme të sigurohet lehtësim nga problemet që lidhen me tumorin, duke ruajtur dhe mbrojtur njëkohësisht anatominë dhe funksionin normal. Prandaj nevojiten aftësi të përparuara kirurgjikale, mjeshtëri dhe teknikë e lartë.

Në spitalet e Grupit të Kujdesit Shëndetësor ACIBADEM kryhen rregullisht ndërhyrje për të gjitha patologjitë e bazës së kafkës, duke përfshirë tumoret, të tilla si meningioma, kordoma, schwanoma si dhe keqformimet vaskulare të bazës së kafkës, si aneurizmat dhe keqformimet arteriorvenoze dhe kavernoze. Acıbadem disponon teknologjitë më inovative të tilla si MRI 3T intraoperatore dhe radiokirurgjia me Gamma Knife, të cilat bëjnë që këto trajtime të jenë më të sigurta se kurrë. Departamenti ynë i neurokirurgjisë është një ndër qendrat kryesore në botë, me anëtarë dhe udhëheqës në organizata ndërkombëtare. Gjithashtu ka pjesëmarrje dhe organizon takime ndërkombëtare.

Departamenti i Neurokirurgjisë për të Rritur dhe Departamenti i Neurokirurgjisë për Fëmijë pranë ACIBADEM, kryen të gjitha llojet e ndërhyrjeve kirurgjikale të disponueshme për operacionin e epilepsisë. Megjithëse trajtimi kryesor i epilepsisë është mjekësor, në rreth 20-30% të rasteve pacientët nuk i përgjigjen trajtimit me ilaçe. Në pacientë të tillë, një alternative është operacioni. Të tre metodat e operacionit për epilepsinë (kirurgjia rezektive, operacioni i shkëputjes dhe stimulimi i nervit vagal) kryhen me sukses pranë Grupit të Kujdesit Shëndetësor ACIBADEM.

Si diagnostikohet epilepsia?

  1. Epilepsia është një diagnozë krejtësisht klinike. Një diagnozë e saktë mund të bëhet pas marrjes së një historie të hollësishme të pacientit, ose pas vëzhgimit të një krize.
  2. EEG (elektroensefalografia), MR (rezonanca magnetike) e trurit, PET skaner, SPECT, dhe vlerësimi neuropsikologjik janë metoda që ndihmojnë në diagnostikimin e epilepsisë.

Si trajtohet epilepsia?

1) Trajtimi me ilaçe

Pacienti fillon trajtimin me ilaçe menjëherë pasi të jetë vendosur diagnoza e epilepsisë. Vendimi për llojin e ilaçeve që duhet të përdoret merret duke pasur parasysh llojet e konvulsioneve, kategorinë e epilepsisë dhe të dhënat e EEG-së dhe MR-së. Efektet anësore që vërehen më shpesh janë rrjepje e lëkurës, rritje e funksioneve të mëlçisë dhe presion në palcën kurrizore. Të afërmit e pacientit informohen dhe paralajmërohen për këto efekte anësore. Disa ilaçe kërkojnë që funksionet e mëlçisë dhe analizat e gjakut të pacientit të monitorohet në intervale të caktuar. Edhe pse ndryshon te çdo pacient, mjekimi duhet të vazhdojë të përdoret për të paktën dy vjet. Në fund të këtij afati, ai mund të ndërpritet nën mbikëqyrjen e mjekut.

2) Trajtimi kirurgjikal

Trajtimi përmes operacionit mund të jetë i mundur për pacientët që nuk reagojnë ndaj trajtimit me ilaçe (epilepsi e qëndrueshme). Shumica e këtyre pacientëve kanë MR anormale. Këta pacientë i nënshtrohen metodave të tilla si rezeksioni fokal (heqja e zonës së problemit), kallozotomia e korpusit (shkëputja e hemisferave cerebrale), hemisferektomia (shkëputja e një hemisferë të vetme të trurit nga tjetra, në rastet kur vetëm një anë e trurit është e dëmtuar), dhe bateritë (stimulimi nervor i nervit vagus).

Në Spitalet ACIBADEM mund të kryhen të gjitha llojet e operacioneve neurokirurgjikale.

Qendra e epilepsisë për fëmijët

Në këtë qendër, pacientët i nënshtrohen trajtimeve mjekësore dhe kirurgjikale për epilepsinë. Divizione të tilla si epileptologjia e fëmijëve, neuro-pediatria, neurokirurgjia për fëmijë, pedagogjia, neuroradiologjia, terapia e të folurit dhe fizioterapia funksionojnë së bashku në bashkëpunim në këtë qendër.

Trajtimi gjithëpërfshirës i spasticitetit

Çdo muaj mbahet Këshilli Mujor i Spasticitetit, gjatë të cilit një ekip multidisiplinar i përberë nga pediatër, neurokirurgë të funksionalitetit, neurologë të fëmijëve, ortopedë, terapistë të të folurit dhe specialistë të rehabilitimit, vlerëson dhe planifikon trajtime për fëmijët spastikë nga i gjithë vendi. Implantimet e pompës së Baclofen-it, pallidotomitë, talamotomitë, implantimet e stimulimit të thellë të trurit dhe rizotomitë dorsale selektive kryhen te pacientët e duhur me rezultate premtuese.

Në secilin këshill garantohet një shkallë e lartë trajtimi nga mjekë me përvojë dhe një infrastrukturë e shkëlqyer mjekësore. Kjo bën të mundur të arrihen rezultatet më të mira me nivele suksesi që tejkalojnë mesataren e mjekësisë ndërkombëtare.

Paraliza cerebrale

Paraliza cerebrale është një çrregullim i lëvizjes dhe formës së lidhur me dëmtimin në tru të shkaktuar para, pas ose gjatë lindjes.

Llojet e paralizës cerebrale

Paraliza cerebrale portretizon karakteristika të ndryshme dhe në përputhje me vendndodhjen e dëmtimit në tru ndahet në kategori:

  • Lloji Spastik

Spasticiteti është tonusi i rritur i muskujve në krahë dhe këmbë, i cili kufizon lëvizjen. Ndahet në lloje bazuar në vendndodhjen e spasticitetit në trup:

  • Diparesis: Spasticiteti është i pranishëm vetëm në këmbë
  • Hemiparesis: Spasticiteti është i pranishëm në njërën anë të trupit
  • Tetraparesis: Spasticiteti është i pranishëm në krahë dhe këmbë
  • Llojet Diskinetike
    • Lloji atetoid: Fëmijët me rrotullime të pavullnetshme dhe të ngadalta të segmenteve të sipërme të krahëve dhe këmbëve.
    • Lloji distonik: Fëmijët me spazma të ngjashme me gjarpërimet e një tubi ose rrotullime. Spazma rritet gjatë lëvizjeve të vullnetshme. Kjo vërehet më shpesh në pjesën e sipërme të krahëve dhe këmbëve.
    • Ataksia: Një çrregullim i koordinimit. Fëmija ka vështirësi në ruajtjen e ekuilibrit gjatë ecjes.
    • Hipotonia: Asnjë spazmë nuk është e pranishme në trup. Kemi të bëjmë me një gjendje të lëshuar, krejt e kundërt me spazmat.

Alternativat e trajtimit të paralizës cerebrale

Fizioterapia

  • Mundëson parandalimin e çrregullimeve strukturore që mund të vijnë nga spazmat
  • Redukton spazmat përmes përdorimit të teknikave të ndryshme
  • Rrit aftësinë funksionale të fëmijës që mundëson rritjen e pavarësisë në jetën e përditshme të tij
  • Përzgjedh pajisjet që i nevojiten fëmijës dhe i mëson fëmijës si të përdorë ato

Trajtimi mjekësor

  • Për të rregulluar ushqimin
  • Për të penguar konvulsionet
  • Për të marrë masa paraprake të përgjithshme shëndetësore
  • Për të zvogëluar spasticitetin
  • Ndërhyrjet neurokirurgjikale

Kirurgjia për spasticitetin duhet të ndërmerret nëse rehabilitimi nuk jep rezultat, spazmat vështirësojnë kujdesin e përditshëm dhe i shkaktojnë dhimbje fëmijës.

Alternativat e ndërhyrjes:

  • Rizotomia dorsale selektive
  • Neurotomia
  • Simulimi i thellë i trurit
  • Implantimi i pompës së Baclofen-it
  • Pallidotomia

Ndërhyrjet ortopedike

Shkurtimi i muskujve të cilët ndalojnë rritjen e fëmijës, ose parregullsitë strukturore në artikulacione kërkojnë ndërhyrje ortopedike.

Edukimi i veçantë

Edukimi i veçantë i paralizës cerebrale fillon me ndërhyrjet tek fëmija në përpjesëtim me pamjaftueshmërinë e tij fizike dhe trajnimin e fëmijës për përdorimin e pajisjeve plotësuese të nevojshme. Pasi të jetë arritur pavarësia në përdorimin e pajisjeve të tilla, planifikohet edukimi në përputhje me performancën intelektuale të individit.

Terapia e të folurit

Pacienti vlerësohet bazuar në zhvillimin e tij / saj gjuhësor dhe në veçoritë e të folurit, duke përcaktuar nivelin dhe metodën e komunikimit. Identifikohen qëllimet e komunikimit që synojnë të rrisin pavarësinë në jetën e përditshme, dhe sigurohet terapia. Terapia e të ushqyerit ofrohet duke përfshirë mbështetjen dhe edukimin e familjes, bazuar në një vlerësim të aftësive të përtypjes dhe të gëlltitjes. Përzgjedhja dhe përdorimi i sistemeve alternative të komunikimit dhe mjeteve të tjera të terapisë për të mundësuar ose avancuar komunikimin shërbejnë si një udhëzues për familjen.

Probleme të tjera që vërehen tek fëmijët me paralizë cerebrale

  • Probleme të inteligjencës
  • Konvulsione
  • Probleme të të ushqyerit (mungesa e aftësive të gëlltitjes dhe përtypjes)
  • Vështirësi në të foluri
  • Probleme me dhëmbë
  • Çrregullime në shikim
  • Vështirësi në dëgjim
  • Çrregullime në frymëmarrje
  • Probleme në urinim (kontrolli i urinës)

Trajtimi i paralizës cerebrale bëhet nga një ekip multidisiplinar. Të gjithë anëtarët e ekipit duhet të jenë të pranishëm në qendrën në të cilën fëmija me paralizë cerebrale po i nënshtrohet trajtimit. Duhet të organizohen këshillë periodike, në të cilët të gjithë anëtarët e ekipit të jenë të pranishëm për një vlerësim të përbashkët të pacientit. Qëllimi i këshillëve të tillë është që të bëhet një vlerësim i pacientit njëkohësisht nga të gjithë anëtarët e ekipit, dhe të ndërtohet një plan trajtimi.

Pjesëmarrësit në këshill

Trajtimi i paralizës cerebrale në Spitalet ACIBADEM bëhet nga këshillë multidisiplinarë. Ekipe të tilla përbëhen nga neurokirurgë për fëmijë, ortopedë, neuropediatër, radiologë, terapistë të të folurit dhe personel nga laboratori për analizimin e lëvizjes dhe ecjes. Këshilli është falas. Pacientët shqyrtohen paraprakisht për pjesëmarrje në këshill.

Analiza e të ecurit

Çfarë është një analizë e të ecurit? Është një matje numerike, identifikim dhe vlerësim i lëvizjeve. Një ekzaminim fizik nuk është gjithmonë i mjaftueshëm në identifikimin e artikulacionit ose muskulit nga i cili lind çrregullimi i të ecurit. Në përpjekje për të korrigjuar çrregullimin në këmbë, truri përdor mekanizmat e kompensimit, duke e bërë më të vështirë përcaktimin e zonës kryesore ose muskujve që shkaktojnë çrregullimin. Kështu, teknologjia e analizimit të të ecurit është e nevojshme për interpretimin numerik, regjistrimin dhe rivlerësimin e problemit, si dhe për një matje objektive të efektivitetit të terapisë. Analiza e të ecurit përcakton në mënyrë të qartë dhe me një shkallë të lartë saktësie çrregullimet në lëvizje.

Nuk shkakton dhimbje ose lodhje, dhe si e tillë, zakonisht pacientët përshtaten lehtësisht.

Ekzistojnë tre lloje të ndryshme të analizave në analizën e të ecurit:

  • Analiza e pjesës së poshtme të trupit (aplikohet vetëm mbi pelvisin dhe në këmbë)
  • Analiza e pjesës së sipërme të trupit (aplikohet vetëm mbi supe dhe në krahë)
  • Analiza e tërë trupit (aplikohet në kokë, trup, këmbë dhe krahë)

Cilat janë avantazhet e analizës së të ecurit?

  • Identifikimi i qartë i sëmundjes
  • Identifikimi i mekanizmave kompensues (mbështetës)
  • Ndihmë në rehabilitim
  • Identifikimi i ndërhyrjes kirurgjikale të cilës duhet t’i nënshtrohet pacienti
  • Ndjekja në vazhdimësi e efektivitetit të trajtimit

Cilat janë fushat e aplikimit të analizës së të ecurit?

  • Paraliza cerebrale (spazmat e lindura të muskujve)
  • Spina bifida (çrregullimet e lindura të shtyllës kurrizore dhe palcës kurrizore)
  • Lëndimi i palcës kurrizore
  • Hemiplegjia (goditja e pjesshme)
  • Amputimet e këmbës (Amputimet ose mungesa e këmbës)
  • Distofia muskulare (Sëmundjet e muskujve)
  • Parkinsonismi
  • Sëmundjet inflamatore dhe / ose degjeneruese të artikulacioneve
  • Pasojat e traumës në kokë
  • Skleroza Multiple (MS)
  • Artroplastia (protezë e artikulacionit)
  • Lëndime sportive

Çfarë duhet të bëni për të kryer një analizë të të ecurit?

  • Qendra jonë punon me anë të rezervimeve. Ju duhet të caktoni një takim para analizës.
  • Mund të merrni informacione rreth institucioneve ndërlidhëse nga spitali dhe qendra e thirrjeve.
  • Për rehatinë tuaj gjatë vlerësimit, mund të sillni me vete streçe ose pantallona të shkurtra.
  • Analiza e ecjes zgjat afërsisht një orë, dhe rezultati i vlerësimit ju paraqitet në formatin CD.

×
Search