» Transplantimi i Mëlçisë
Transplantimi i Mëlçisë

Transplantimi i Mëlçisë

Një  transplantim i mëlçisë është një mundësi shpëtimi për rastet e dështimit të mëlçisë. Qendra e  Transplantimit të Mëlçisë pranë Acıbadem është një qendër referimi për rastet komplekse në Turqi dhe jashtë saj.

Kirurgjia e  transplantimit të mëlçisë

Transplantimi i mëlçisë është e vetmja kurë e përhershme për pacientët me sëmundje të mëlçisë në fazën përfundimtare. Një mëlçi e shëndetshme është përgjegjëse për funksione kritike, duke përfshirë metabolizmin, detoksifikimin, funksionin imunitar, koagulimin e gjakut. Një person nuk mund të jetojë pa mëlçi dhe funksionet e saj nuk mund të zëvendësohen nga një makineri. Prandaj, pacientët me dështim kronik të mëlçisë dhe disa sëmundje akute të mëlçisë kanë nevojë për  transplantim të një organi të shëndetshëm. Gjatë operacionit të  transplantimit të mëlçisë, mëlçia e sëmurë hiqet nga trupi dhe zëvendësohet me një organ të shëndetshëm nga një dhurues. Operacioni përfshin rilidhjen e enëve të gjakut dhe kanalit biliar për të lejuar që organi i ri të funksionojë siç duhet. Metoda e përdorur në Acıbadem është  transplantimi Orthotopik i Mëlçisë, i cilësuar si ‘standardi i artë’ në mbarë botën.

Transplantimi i mëlçisë është një nga ndërhyrjet më të komplikuara në kirurgji. Kërkon ekspertizë të nivelit të lartë gjatë gjithë procesit. Vlerësimi kompetent i pacientit, operacioni, kujdesi intensiv dhe ndjekja pas operacionit janë po aq të rëndësishme për rezultatet e suksesshme.

Sa kohë duhet për të kryer një  transplantim të mëlçisë?

Në të gjithë botën, numri i njerëzve që presin për një transplantim të mëlçisë tejkalon numrin e organeve të dhuruara nga dhuruesit e vdekur. Prandaj, këta pacientë përfshihen në listat e pritjes në nivel kombëtar ose rajonal. Çdo shtet përcakton kriteret strikte të përzgjedhjes për përputhjen dhe ndarjen e organeve në dispozicion. Shumica e vendeve lejojnë vetëm qytetarët e tyre të regjistrohen në listat e pritjes. Koha e pritjes mund të ndryshojë midis vendeve. Megjithatë, shumica e pacientëve presin me vite dhe disa prej tyre mund të mos marrin kurrë mëlçinë që ju nevojitet as nga një dhurues i vdekur. Në Turqi, vetëm shtetasit turq mund të regjistrohen në listat e pritjes. Pacientët ndërkombëtarë mund të aplikojnë për  transplantim nga dhurues të gjallë nëse kanë një dhurues të gatshëm për të dhuruar.

Dhurim i mëlçisë nga dhurues të gjallë

Mëlçia është organi i vetëm që mund të rigjenerohet. Mund të vazhdojë të funksionojë edhe nëse hiqet 70% e indeve. Kjo bën të mundur transplantimin e mëlçisë nga dhuruesit e gjallë. Për disa pacientë mund të jetë një alternativë ndaj listave të gjata të pritjes. Pas operacionit, dy pjesët e mëlçisë te dhuruesi dhe te marrësi do të rriten përsëri dhe do të sigurojnë një funksion normal të mëlçisë për të dy.

Avantazhi kryesor i  transplantimit të mëlçisë nga dhuruesit e gjallë është koha e shkurtër e pritjes. Marrësit nuk kanë nevojë të presin për një dhurues të vdekur të përshtatshëm, ndërkohë që shëndeti i tyre përkeqësohet edhe më tej. Përveç kësaj, dhuruesi mund të ekzaminohet në detaje dhe të përgatitet për operacion. Dhurimi i gjallë siguron rezultate më të mira pasi dhuruesi dhe koha e operacionit përzgjidhen me kujdes.

Një  transplantim i mëlçisë nga dhuruesi i gjallë është një operacion kompleks dhe me kërkesa teknike, që paraqet rreziqe për dhuruesin dhe marrësin. Prandaj, vlerësimi i detajuar para operacionit dhe përvoja e ekipit mjekësor janë vendimtare për rezultatet.

Transplantimi i mëlçisë te fëmijët

Transplantimet e mëlçisë tek fëmijët janë mjaft të ndryshme nga ato tek të rriturit. Dallimi vjen, së pari, nga arsyet pse kërkohet një  transplantim. Te të rriturit, dështimi i mëlçisë shpesh shkaktohet nga hepatiti, steatohepatiti alkoolik ose sëmundja e mëlçisë së dhjamosur. Fëmijët zakonisht kanë nevojë për  transplantim të mëlçisë për shkak të anomalive kongjenitale dhe atrezia biliare është shkaku më i zakonshëm. Përveç kësaj, enët e ngushta, kanalet e ngushta biliare dhe hapësira e ngushtë për mëlçinë paraqesin një sfidë shtesë për kirurgët.

Në Acıbadem,  transplantimet e mëlçisë për pacientët në moshë pediatrike dhe për foshnjat kryhen në mënyrë rutinë, me rezultate të shkëlqyera. Disa nga pacientët tanë janë raste komplekse të refuzuara nga qendra të tjera si “të papërshtatshme për  transplantim të mëlçisë”.  Transplantimet e kombinuara mëlçi-veshkë kryhen me sukses për fëmijët me sëmundje metabolike.

Kriteret për transplantimin e mëlçisë

Për t’u konsideruar për një  transplantim nga dhurues të gjallë, si dhuruesi ashtu edhe marrësi duhet të plotësojnë disa kritere. Në Qendrën e Transplantimit të Mëlçisë pranë Acıbadem, kriteret e përzgjedhjes për dhuruesin përfshijnë moshën 18-55 vjeç, shëndet të përgjithshëm të mirë, funksion normal të mëlçisë dhe grup gjaku që përputhet. Dhuruesi duhet të jete familjar i afërt ose i miratuar nga Komisioni i Etikës, i cili pranon të dhurojë me vullnet të lirë. Marrësit e mundshëm janë pacientët me sëmundje të pakthyeshme të mëlçisë në fazën përfundimtare, shëndeti i përgjithshëm i të cilëve u lejon atyre t’i nënshtrohen operacionit. Si dhuruesi ashtu edhe marrësi do të kalojnë nëpër një proces të gjerë vlerësimi. Mund të përfshijë konsultime të ndryshme dhe analiza gjaku, teste të imazheve radiologjike, biopsi të mëlçisë, teste të imazheve radiologjike për kanalet e rrugëve biliare, teste gjenetike, etj.

Procedura e  transplantimit të mëlçisë

Për pacientët ndërkombëtarë që vijnë në Acıbadem, procesi i  transplantimit të mëlçisë zakonisht fillon me informacion të detajuar në lidhje me  transplantimin e organeve, kërkesat ligjore në Turqi, pritjet mjekësore për procedurën, efektet e saj në cilësinë e jetës, procesin pas transplantimit dhe komplikimet e mundshme. Pacientët ftohen të ofrojnë dokumentet e tyre mjekësore, raportet kirurgjikale dhe rezultatet e analizave. Procesi vazhdon me ekzaminime dhe teste të hollësishme për dhuruesin dhe marrësin për të vlerësuar përshtatshmërinë e tyre. Nëse plotësohen të gjitha kërkesat mjekësore dhe jo mjekësore, operacioni planifikohet brenda një afati të shkurtër.

Ai kryhet njëkohësisht për të dy pacientët dhe një pjesë e mëlçisë së dhuruesit  transplantohet te marrësi. Pas operacionit, të dy pacientët duhet të qëndrojnë në Repartin e Kujdesit Intensiv për një ditë. Nëse gjithçka shkon mirë, dhuruesit zakonisht dalin nga spitali 4 ose 5 ditë pas operacionit. Periudha standarde e shtrimit në spital për marrësit është 12 deri në 15 ditë, por mund të ndryshojë në varësi të gjendjes së tyre. Pacientët që kanë kryer  transplantim zakonisht duhet të qëndrojnë në Turqi 2 deri në 4 javë pas daljes nga spitali për ekzaminime e kontrolle.

Shkalla e mbijetesës së  transplantimit të mëlçisë

Normat e suksesit të transplantimeve të mëlçisë po përmirësohen vazhdimisht. Zhvillimet në teknikat kirurgjikale, ruajtja e organeve dhe imunosupresioni kontribuojnë në rezultate më të mira. Megjithatë, normat e suksesit varen fuqishëm nga indikacionet për transplantim të mëlçisë dhe përvoja e ekipeve mjekësore. Në Qendrën e Transplantimit të Mëlçisë pranë Acıbadem, mbijetesa 1-vjeçare është 92%, dhe mbijetesa 5-vjeçare është 89%. Këto shifra përfshijnë raste komplekse,  transplantime të mëlçisë te fëmijët dhe operacione të kombinuara të  transplantimit, duke përfshirë fëmijët nën një vjeç.

Pas  transplantimit të mëlçisë

Pas  transplantimit të mëlçisë, si dhuruesi i gjallë ashtu edhe marrësi duhet të ndjekin disa rregulla. Ata mund të rifillojnë jetën e tyre normale pas një periudhe rikuperimi, sipas këshillës së mjekëve të tyre. Mëlçia e dhuruesit të gjallë zakonisht shërohet në 3 muaj. Nga ana tjetër, pacientët të cilët kanë kryer  transplantim duhet të monitorohen nga afër gjatë vitit të parë. Ata duhet të ndjekin rreptësishtë regjimin e përshkruar për marrjen e medikamenteve të tyre imunosupresive, për të shmangur refuzimin e mëlçisë së re. Marrësit duhet të jenë gjithashtu të kujdesshëm me dietat e tyre dhe të bëjnë ushtrime rregullisht.

Pse Acıbadem për  transplantim të mëlçisë?

Në Qendrën e Transplantimit të Mëlçisë pranë Acıbadem, ne kemi disa nga mjekët më të mirë të  transplantimit në Turqi dhe në mbarë botën. Pacientët tanë mund të përfitojnë nga:

  • Një qendër referimi për rastet komplekse dhe sfiduese për pacientët nga Turqia dhe jashtë saj;
  • Përvojë në transplantimet e mëlçisë tek fëmijët dhe transplantimet e kombinuara veshkë-mëlçi;
  • Mbi 1000  transplantime të mëlçisë të kryera me përqindje suksesi mbi mesataren botërore;
  • Infrastruktura teknike dhe pajisjet që përmbushin standardet më të larta ndërkombëtare;
  • Ekipi i  transplantimit i mirënjohur dhe me përvojë ndërkombëtare.

TRAJTIMI

TEKNOLOGJIA

ACIBADEM

×
Kërko