Kirurgjia E Kraharorit (Kirurgjia Torakale)
Departamenti i Kirurgjisë Torakale pranë Grupit të Kujdesit Shëndetësor ACIBADEM ofron një kujdes të plotë për pacientët e rritur dhe pediatrikë nga e gjithë bota, me teknikat diagnostikuese dhe metodat e trajtimit më të fundit.
Departamenti i Kirurgjisë Torakale është i përkushtuar për të ofruar një gamë të gjerë shërbimesh kirurgjikale për diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve komplekse të kraharorit, përfshirë mushkëritë dhe ezofagun. Kirurgët torakalë të ACIBADEM-it përqafojnë një qasje multidisiplinare, duke bashkëpunuar me specialistë të onkologjisë dhe radiologjisë.
Disa nga procedurat/operacionet që kryhen më shpesh në spitalet tona përfshijnë:
- MUSHKËRITË:
Operacione që përfshijnë heqjen, rindërtimin, riparimin dhe biopsinë e
mushkërive.
- MURIN
E KRAHARORIT: Operacionet që përfshijnë murin e kraharorit, duke përfshirë heqjen
dhe rindërtimin për neoplazmat, torakoplastikën dhe riparimin e pectus
excavatum dhe pectus carinatum dhe deformimeve të tjera të murit të kraharorit,
si dhe menaxhimin e paqëndrueshmërisë traumatike të murit të kraharorit.
- RRUGËT
E FRYMËMARRJES: Operacionet që përfshijnë heqjen, rindërtimin dhe riparimin e trakesë
dhe bronkeve për neoplazmat, ngushtimet dhe traumat. Operacionet e nevojshme
për kontrollimin e rrugëve të frymëmarrjes, përfshirë trakeostominë, intubimin e
trakesë dhe procedurat endoluminale.
- DIAFRAGMA:
Operacionet që përfshijnë heqjen, rindërtimin dhe riparimin e diafragmës.
- MEDIASTINUMIN:
Operacionet në mediastinum, duke përfshirë biopsinë dhe heqjen e neoplazmave,
drenimin e infeksioneve, limfadenektominë mediastinale, mediastinotominë dhe
mediastinoskopinë.
- PERIKARDI:
Operacionet e perikardit që përfshijnë heqjen, rindërtimin dhe drenimin.
- ENDOSKOPIA:
Procedurat endoskopike duke përdorur si endoskopin fleksibël edhe atë të ngurtë,
si dhe instrumentet e pemës trakeobronkiale dhe të ezofagut.
- GJËNDRAT
LIMFATIKE: Operacione për biopsi të gjëndrave limfatike të cervikales,
mediastinale dhe aksilare.
- HIPERHIDROSIS:
Operacione mbi nervat simpatik të kraharorit.
- TORAKSI
I DALË: Operacione për të korrigjuar anomalitë kraharorit të dalë.
- PLEURA:
Operacionet për menaxhimin e mesotheliomës pleurale, problemet e hapësirës
pleurale, përfshirë torakocentezën, torakostominë me tub, shuntin për efuzionin
pleural, menaxhimin e pneumotoraksit, pleuritektominë, dekortikimit, drenimit
dhe heqjen e empiemës.
- EMFIZEMA:
Operacionet për korrigjime funksionale dhe komplikacione të emfizemës.
- TRAUMA:
Operacionet për dëmtime traumatike në kraharor ose në organet brenda kraharorit
dhe pasojat e tyre.
Qasjet kirurgjikale të Departamentit të Kirurgjisë Torakale pranë ACIBADEM
Kirurgjia minimale invazive (TVS) për kancerin e mushkërive në fazën e hershme
Trajtimi i kancerit të mushkërive në fazën e hershme të sëmundjes mund të jetë kurues. Trajtimi më i përshtatshëm për kancerin e mushkërive merret pas një investigimi të gjerë për pacientin nga një këshill i cili përbëhet nga mjekë me përvojë si onkolog mjekësor, radio-onkolog, pneumolog, kirurg torakal, radiolog, patolog dhe specialist i mjekësisë nukleare. Kur investigimet parashikojnë se operacioni do të shërojë sëmundjen, operacioni kryhet nga kirurgët që kanë përvojë me kancerin në mushkëri. Në Departamentin e Kirurgjisë Torakale pranë Grupit të Kujdesit Shëndetësor ACIBADEM, për trajtimin e kancerit të mushkërive në fazën e hershme përdoret “Kirurgjia torakale e asistuar me video (TVS)” e cila kryhet me metodën minimalisht invazive.
Qasja e VATS në Kirurgjinë Torakale
VATS është një qasje kirurgjikale minimalisht invazive për të trajtuar tumoret e mushkërive në fazën e hershme duke përdorur mikro instrumente dhe tre prerje të vogla me gjatësi 2 ose 3 cm. Një video-kamerë e vogël futet përmes njërës prej prerjeve, për t’i mundësuar kirurgut torakal të shoh zgavrën e kraharorit. Heqja e gjëndrave të mushkërive dhe lobeve bëhet duke përdorur një qese, pa hapur gjoksin.
Përparësitë e kësaj procedure minimalish invazive përfshijnë:
- Qëndrim
më të shkurtër në spital
- Më
pak dhimbje pas operacionit
- Më
pak shenja të plagës
- Kohë
më të shpejtë rikuperimi