Kontroll Shëndetësor (Check-Up)
Minimizoni riskun tuaj nga sëmundjet me programet e personalizuara të kontrollit mjekësor të ACIBADEM
Ju mund të mendoni se nuk është e nevojshme të shkoni në spital, të vizitoni mjekun tuaj ose të bëni analiza ndërkohë që ndiheni mirë. Sidoqoftë, ekzistojnë një sërë rreziqesh shëndetësore me të cilat përballen të gjithë. Faktorët nga zakonet tuaja deri në predispozitën familjare (p.sh. anëtarët e familjes që vuajnë nga diabeti, sëmundjet e zemrës, kanceri etj.) mund të përcaktojnë se me cilat rreziqe shëndetësore mund të përballeni. Kjo është arsyeja pse kontrollet mjekësore luajnë një rol jetësor në diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve. Shpenzimi i disa orëve për të bërë një kontroll mjekësor mund t’ju sigurojë gjithçka ju duhet të dini në lidhje me shëndetin tuaj dhe mund të parandalojë problemet e mundshme shëndetësore.
Cilat janë përfitimet e kontrollit mjekësor në ACIBADEM?
- Një
ekip i ekspertëve të kujdesit shëndetësor me përvojë që ndjekin nga afër
zhvillimet dhe hulumtimet më të fundit në mjekësi.
- Të
qenit laboratori i parë në Turqi të cilit i është akorduar Certifikatë ISO
15189.
- Rezultatet
e kontrollit mjekësor vlerësohen ballë për ballë me një përkujdesje dhe kujdes
maksimal.
- Shërbimet
e përfshira në paketën e kontrollit mjekësor mund të merren në vende të
ndryshme falë veprimtarive të integruara në të gjithë Grupin.
- Ekzaminimet,
analizat e gjakut dhe shërbimet EKG kryhen në zona të caktuara apostafat për kontrollin
mjekësor.
- Pacientët
ndërkombëtarë mund të pajisen me një përkthyes nëse është e nevojshme.
- Rezultatet
e kontrollit mjekësor dhe raportit i mjekut ruhen në ambient digjital.
- Gjatë
procesit pacientët shoqërohen nga një përfaqësues i kontrollit mjekësor.
- Pacientët
mund të marrin rezultatet e kontrollit të tyre mjekësor në të gjitha spitalet
dhe qendrat mjekësore të Grupit të Kujdesit Shëndetësor ACIBADEM.
- Brenda
zonës së kontrollit mjekësor në spital ka salla private VIP.
Ndërsa prisni për rezultatet
tuaja të kontrollit mjekësor, ju mund të:
- Përdorni
internetin për të kontrolluar postën elektronike.
- Të
ndiqni lajmet duke parë TV, duke lexuar gazeta dhe revista.
- Mëngjesi.
ushqimi dhe pijet e tjera shtesë të ofruara pas analizave tuaja ofrojnë rehati
gjatë disa orëve që do të shpenzoni për mirëqenien tuaj.
PËRGATITJET PËR KONTROLLIN MJEKËSOR
- Sigurohuni
që të vini me stomakun bosh (kërkohet agjërim për 10-12 orë.). Në këtë
periudhë, ju lutemi mos pini asgjë tjetër përveç ujit.
- Nëse
jeni shtatzënë ose dyshoni për shtatzëni, ju lutemi kontaktoni mjekun tuaj.
- Ju
lutemi mos përdorni ilaçe duke përfshirë hekurin dhe vitaminën C.
- Në
2 ditët e fundit, ju lutemi mos konsumoni ushqime të tilla si mish i kuq, jamball,
panxhar, spinaq, qepë, rrepkë dhe brokoli.
- Për
gratë, këshillohet që kontrolli të mos bëhet gjatë menstruacioneve.
- Ju
lutemi sillni së bashku testet dhe ekzaminimet tuaja (nëse ka).
- Nëse
programi që keni zgjedhur përfshin provën ushtrimore të EKG, do të duhet të ndaloni
çdo lloj medikamenti përpara se të bëni provën ushtrimore të EKG:
a)
Ilaçet që duhet të ndërpriten 1
ditë para provës ushtrimore të EKG:
- Beta
bllokues (Tensinor tb, beloc tb, concor tb etj.)
- Bllokuesit
e kanalit të kalciumit (Isoptin tb, diltizem tb, etj.)
- Nitratet
(Monoket tb, tb monolong, etj.)
b)
Ilaçet që duhet të ndërpriten 1
ditë para provës ushtrimore të EKG:
Ju
lutemi sillni veshje dhe këpucë sportive kur të vini për provën ushtrimore të
EKG