TRAJTIMI I KANCERIT (ONKOLOGJIA)

TRAJTIMI I KANCERIT (ONKOLOGJIA)

Kanceri është një vuajtje shkatërruese, shpeshtësia e së cilës gradualisht po rritet në të gjithë botën. Edhe pse është e ndryshme sipas llojit dhe vendndodhjes kanceri mund të shërohet nëse ndërhyhet siç duhet dhe në kohën e duhur. Trajtimi i saktë, i ndihmuar nga profesionistët dhe teknologjia e duhur mund të ofrojë mbështetje kritike për jetën e pacientëve me kancer.

Sidoqoftë, kjo situatë nënkupton gjithashtu që pacientët me kancer duhet të kalojnë një proces të gjatë dhe të komplikuar. Pacientët me kancer e marrin mbështetjen më të rëndësishme nga institucionet mjekësore. Këto institucione të specializuara në trajtimin e kancerit duhet të kenë një personel me përvojë dhe të specializuar, njohuri të pasura mjekësore, pajisje me teknologji të fjalës së fundit, metoda moderne mjekësore dhe sisteme të infrastrukturës që mundësojnë koordinimin midis specialistëve. Duke përqafuar këtë qasje, Grupi Shëndetësor ACIBADEM ka ndërmarrë hapa të mëdhenj për sa i përket trajtimit të kancerit.

Qasje multidisiplinare (Për zgjidhje efektive në trajtimin e kancerit)

Zgjidhjet më efektive në trajtimin e kancerit sigurohen duke përdorur një qasje multidisiplinare sepse onkologjia është një fushë që kërkon bashkëpunimin dhe vendimmarrjen e shumë degëve të shkencës. Konsultimi ndërmjet mjekëve të specialiteteve të ndryshme është jashtëzakonisht i rëndësishëm në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit dhe kërkon një punë të ngushtë në grup. Në strukturat multidisiplinare, specialistë të degëve të ndryshme mblidhen dhe marrin një vendim të përbashkët duke ndarë përgjegjësitë. Si rezultat, qendrat që punojnë si një strukturë multidisiplinare arrijnë rezultate më të suksesshme në trajtimin dhe ndjekjen e kancerit, pra në fushën e onkologjisë.

Diagnoza dhe trajtimi i të gjithë llojeve të kancerit vlerësohet duke përdorur një qasje multidisiplinare në Qendrat e Kancerit ACIBADEM. Shërbimet e ofruara në këto qendra përfshijnë programe skanimi për diagnostikimin e hershëm të kancerit, identifikimin e njerëzve që janë të shëndetshëm, por që janë në rrezik nga kanceri dhe informimin e këtyre njerëzve dhe të afërmve të tyre për parandalimin e kancerit.

Spitalet ACIBADEM – u shërbejnë pacientëve me kancer me një teknologji të standardit botëror.

Grupi i Kujdesit Shëndetësor ACIBADEM ka sjellë në Turqi teknologjinë më të fundit. Me teknologjinë e tyre shumë të zhvilluar, pajisjet e tyre teknologjike dhe pasurinë në dije dhe në përvojë, Spitalet ACIBADEM u ofron pacientëve të tyre teknologji të fjalës së fundit të përdorur në të gjithë botën për diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit.

Grupi i Kujdesit Shëndetësor ACIBADEM ofron trajtim me radioterapi në 8 spitale. Këto spitale janë: Spitalet Maslak, Atakent dhe Kozyatağı në Stamboll dhe Spitalet në Bursa, Eskişehir, Bodrum, Adana dhe Kayseri, të cilat ndodhen jashtë Stambollit.
Pajisja Gamma Knife ICON, e përdorur për trajtimin e tumoreve të trurit, ofrohet si shërbim në Spitalin ACIBADEM Altunizade dhe pajisja CyberKnife, e përdorur për trajtimin e tumoreve në tru dhe në pjesë të tjera të trupit, ofrohet si shërbim në Spitalin ACIBADEM Maslak. Përveç kësaj, përsëri në Spitalin ACIBADEM Maslak, pacientët me kancer trajtohen me pajisjen e parë dhe të vetme Rapidarc, e cila shkurton kohëzgjatjen e trajtimit në 1-2 minuta.

Llojet më të zakonshme të kancerit

  • Kanceri në zgavrën e gojës
  • Kanceri i mushkërisë
  • Tumori në tru
  • Kanceri i lëkurës
  • Kanceri i fytit (Laring-ut)
  • Kanceri i mëlçisë
  • Tumoret e kockave
  • Kanceri i zorrës së trashë dhe kolonit
  • Limfoma
  • Kanceri i gjirit
  • Kanceri i fshikëzës së urinës
  • Kanceri i stomakut
  • Kanceri i pankreasit
  • Onkologjia dhe hematologjia e fëmijëve
  • Kanceri i prostatës
  • Kanceri i endometriumit (i mitrës)
  • Kanceri i qafës së mitrës
  • Kanceri i tiroides
  • Kanceri i vezoreve
×