SHËNDETI I GJIRIT

SHËNDETI I GJIRIT

Cili është funksioni i gjirit?

Gjiri përbëhet nga gjëndrat e qumështit dhe nga kanalet që bartin qumështin e prodhuar nga gjëndrat deri tek thitha, dhe nga indi dhjamor dhe lidhës, i cili mbush zonën intersticiale. Secili gji gjendet para muskujve pektoralë, mbi brinjë. Thitha është qendra e zonës së errët të lëkurës, që quhet areola. Gjiri gjithashtu përmban kanale limfatike që transportojnë një lëng pa ngjyrë të quajtur limfë. Kanalet limfatike zgjerohen mbi gjëndra limfatike të vogla të rrumbullakëta. Grupet e gjëndrave limfatike që i përkasin gjirit gjenden kryesisht pranë gjirit, në sqetull, mbi kockën e qafës dhe afër sternumit. Gjëndrat limfatike pengojnë bakteret, qelizat kanceroze dhe përbërësit e tjerë të dëmshëm që gjenden në sistemin limfatik.

Pse Qendrat e Shëndetit të Gjirit pranë ACIBADEM?

Qasje multidisiplinare

Në departamentet e Kirurgjisë së Kancerit të Gjirit, Kirurgjisë Plastike, Radioterapisë, Kimioterapisë, pacientëve tanë u ofrohet mundësia e diagnozës multidisiplinare dhe e terapisë, nëpërmjet ekipit të specializuar dhe me përvojë në këto fusha si dhe me pajisjet e teknologjisë më të fundit.

Përveç këtyre, pacientëve me kancer të gjirit u kushtohet një kujdes gjithëpërfshirës multidisiplinor, duke përfshirë shërbimet mbështetëse si menaxhimi i sëmundjes së kancerit të gjirit, të ushqyerit dhe këshillimi gjenetik, programet e mbështetjes psiko-sociale dhe fizioterapinë.

Sfondi i teknologjisë së lartë

Në Qendrat tona të Shëndetit të Gjirit zbatohen programet e diagnostikimit të hershëm, të  terapisë dhe të ndjekjes me pajisjet e teknologjisë më të fundit (Mamografia 3 dimensionale me Tomosintezën, Ultrasonografia 4-dimensionale e gjirit, Biopsia e ndihmuar me vakum dhe Biopsia nën drejtimin e MR-së).

Zbulimi i hershëm, diagnozë e saktë

Në Qendrat e Shëndetit të Gjirit pranë ACIBADEM, mundësia e zbulimit të hershëm dhe diagnostikimit të saktë ofrohet me qasje gjithëpërfshirëse.

Ne krijojmë një diferencë përmes mamografisë me tomosintezë, ultrasonografisë 4-dimensionale, ekzaminimit klinik të gjirit si dhe me edukimin e pacientëve për vetë-ekzaminim dhe me shërbimet e skanimit të kancerit të gjirit. Gjithashtu, për gratë që kanë rrezik të lartë për të pasur kancer të gjirit, përmes ekzaminimit të rregullt dhe shërbimeve speciale të këshillimit, ofrohet mundësia për zbulim të hershëm të tij, duke minimizuar mundësinë e tyre për të pasur kancer në të ardhmen.

Specialistë në fushat e tyre, ekip me përvojë

Ekipi ynë i specializuar përbëhet nga kirurgë të gjirit, onkologë mjekësorë, kirurgë plastikë, radionkologë, radiologë, patologë dhe gjenetistë mjekësorë. Të gjithë janë specialistë me përvojë në fushat e tyre dhe ofrojnë një kujdes të plotë për pacientët në Qendrën e Shëndetit të Gjirit ACIBADEM. Gjithashtu për pacientët me kancer të gjirit sigurohen këshillime për të ushqyerit, për fizioterapinë, si dhe program gjithëpërfshirës në përkrahjen psikosociale.

Kirurgjia mbrojtëse e gjirit

Kirurgjia onkoplastike dhe teknikat moderne rindërtuese ofrohen nga specialistë të kirurgjisë së gjirit.

Sëmundjet e gjirit

Gjëndrat më të shpeshta në gji janë:

  • Kistet (me përmbajtje lëngu)
  • Fibroadenoma
  • Phyllodes

Lezione të tjera të ngurta (me përmbajtje të ngurta) beninje:

Shenjat radiale dhe lezione komplekse sklerozante, papilloma, lipoma, hamartoma, nekroza e dhjamit, leiomioma, tumoret e qelizave granulare etj.

  • Kistet në gji
  • Tumoret e fibroadenomës
  • Tumoret e phyllodes
  • Papillomat intraduktale
  • Sëmundjet inflamatore të gjirit (mastitet)
×