Vitalbeam®

Çarë është VITALBEAM

VitalBeam® është një sistem i radioterapisë që mund të projektohet dhe konfigurohet për rastet që mjeku trajton më së shumti. Duke përdorur të njëjtën platformë teknologjike si sistemi TrueBeam®, VitalBeam® mundëson trajtimin e rasteve të përparuara në mënyrë efikase dhe të saktë.

Sistemi inteligjent i kontrollit të VitalBeam® sinkronizon dhe monitoron karakteristikat plotësisht të integruara të sistemit, siç janë ekzaminimi imazherik, trajtimi dhe administrimi i lëvizjes në mënyrë që mjeku të mund të ofrojë një trajtim me cilësi të lartë.

KARAKTERISTIKAT E PAJISJES

Me metodën e tij me intensitet të lartë (energjia e 3 fotoneve dhe 6 elektroneve) VitalBeam® është i saktë, i shpejtë dhe i sigurt.

VitalBeam® ofron teknologji me Intensitet të Lartë (Flattening Filter Free) për trajtime më të shpejta të rasteve komplekse.

Ajo ka integrim të thjeshtë të menaxhimit të imazhit, trajtimit dhe lëvizjes. Është e pajisur me një ndërfaqe intuitive e cila përfshin karakteristika si rrjedha e punës e automatizuar dhe e drejtuar. Integrohet me sistemin e informacionit onkologjik ARIA® dhe sistemin e planifikimit të trajtimit Eclipse™ për të thjeshtuar planifikimin dhe menaxhimin e rrjedhës së trajtimit. Kjo veçori mundëson veprime të përmbledhura me sekuenca automatike, që mund të jenë të personalizuara.

VitalBeam® kombinon Radioterapinë me Intensitet të Moduluar (IMRT) me Terapinë e Rrezatimi të Udhëhequr nga Imazhi (IGRT), për udhëheqjen nga imazhi dhe monitorimin e frymëmarrjes për menaxhimin e lëvizjes. Ai përfshin teknologjinë adaptive Rapidarc për IMRT më të shpejtë, sistemin e rrezatimit me dozë më të lartë dhe sistemin e imazherisë me rreze-kon CT (CBCT).

Me VitalBeam® është e mundur që në një seancë të trajtimit rutinë të ofrohen trajtime komplekse duke përdorur teknika të avancuara të radioterapisë, përfshirë Radioterapinë me Intensitet të Moduluar (IMRT) dhe teknologjinë e radioterapisë RapidArc®.

PËRDORIMI

Teknologjia e VitalBeam® siguron zhdërvjelltësi për trajtimet në të gjithë trupin. Sistemi VitalBeam® adreson një gamë të larmishme të rasteve klinike komplekse, siç janë ato në kokë dhe qafë, gji, mushkëri, pelvis, prostatë etj.

PËRPARËSITË

VitalBeam® ofron trajtime të shpejta, jo-invazive, ambulatore për një gamë të gjerë të llojeve të kancerit.

VitalBeam® mundëson qasje të përballueshme në shkurtimin e kohës së aplikimit të dozës dhe ekzaminimit imazherik me rezolucion të lartë. Sistemi VitalBeam® integron monitorimin e frymëmarrjes, ekzaminimin imazherik dhe trajtimin për të krijuar një sistem të efektshëm.

VitalBeam® i mundëson mjekut të lokalizojë saktësisht tumorin, të monitorojë pozicionin e tij gjatë trajtimit dhe të bëjë rregullime në pozicionimin e pacientit për saktësi më të madhe.

VitalBeam® monitoron vazhdimisht lëvizjet e organeve dhe aplikon rrezatim vetëm kur është në vendin e duhur. Nëpërmjet monitorimit te frymëmarrjes, rrezja e trajtimit fiket automatikisht kur tumori lëviz jashtë zonës së synuar.

Kur krijon imazhet e saj 3-D, VitalBeam® përdor një dozë me rreze X që është 25% më e ulët se sa ishte e mundur me teknologjitë e mëparshme të udhëhequr nga imazhi.

Teknologjia RapidArc® e Varian, e cila është pjesë e sistemit VitalBeam®, mund të aplikojë shumë shpejt një dozë rrezatimi 3-D saktësisht të përqendruar në të gjithë tumorin, shpesh në një rrotullim të vetëm 360 gradë të makinerisë përreth pacientit, zakonisht në vetëm disa minuta.

PROCESI I TRAJTIMIT

Automatizimi i sistemit ndihmon në uljen e kohës së trajtimit. Trajtimi zakonisht kryhet mbi baza ambulatore, ku shumica e seancave zgjasin më pak se një orë, kështu që pacienti mund të rifillojë jetën e tij / saj të përditshme.

VitalBeam vepron butësisht dhe qetësisht. Me teknologjinë e tij të zgjeruar të komunikimit, mjeku mund të qëndrojë në kontakt të vazhdueshëm zanor me pacientin, duke e bërë pacientin të ndjehet i sigurt.

×
Search