Tomotherapy HDA

Tomotherapy HDA

Qasje e integruar ndaj radioterapisë

ÇARË ËSHTË TOMOTERAPIA

TomoTherapy® është një pajisje e radioterapisë në të cilën rrezatimi shpërndahet shtresë-pas-shtrese. Kombinon një formë të Radioterapisë me Intensitet të Moduluar (IMRT), me saktësinë e teknologjisë së skanimit të Tomografisë së Përllogaritur (CT) në një pajisje.

KARAKTERISTIKAT E PAJISJES

TomoTherapy® është një metodë trajtimi e evoluar me teknologji të përparuar, e cila përfshin shenjëstrimin e qelizave kanceroze përmes teknikës ‘pencil beam/beamlet’. Përdoret për të kryer radioterapi speciale, të ‘personalizuar’ për secilin pacient. Pajisja TomoTherapy® është projektuar me një përshpejtues linear terapeutik dhe mund të kryejë ekzaminime imazherike të nivelit të lartë 3D, si dhe radioterapi të nivelit të lartë, spirale dhe 3D.

TomoTherapy® ofron një qasje të integruar ndaj radioterapisë, duke kombinuar ekzaminimin imazherik dhe ofrimin e trajtimit për të synuar saktësisht një larmi të gjerë llojesh kanceri.

TomoTherapy® përdoret në trajtimin e tumoreve që ndodhen në zona me rrezik dhe bën të mundur që të aplikohet radioterapia pa u dëmtuar indet dhe qelizat e shëndetshme përreth. Të gjitha trajtimet onkologjike që kërkojnë radioterapi mund të kryhen me metodën TomoTherapy® HDA. Me saktësinë e saj të lartë TomoTherapy® bën të mundur aplikimin e radioterapisë në zona të mëdha.

PËRDORIMI

Sistemi TomoTherapy® është veçanërisht i spikatur në tumoret e pediatrisë, tumoret bilaterale të gjoksit, tumorin e kokës dhe qafës, tumoret e laringut dhe të zgavrës së hundës, rrezatimin e mesoteliomës (cipës veshëse të mushkërive dhe barkut), tumoret e trurit dhe të palcës kurrizore (rrezatimin kranospinal), procedurat komplekse të rrezatimit dhe mbrojtja e organeve të rrezikshme (siç janë sytë, palca kurrizore dhe hipokampusi), rrezatimi i njëkohshëm i tumoreve të shumëfishta, palcës së kockës dhe rrezatimi i tërë trupit me teknikën IG-IMRT, rrezatimi i metastazave të shumta.

PËRPARËSITË

Me teknologjinë e saj, TomoTherapy® mund të aplikojë rrezatim të saktë të përputhur me format e ndërlikuara të tumorit, duke shmangur strukturat e ndjeshme. Duke përdorur skanimin CT të integruar për të konfirmuar formën dhe pozicionin e tumorit para çdo trajtimi, TomoTherapy® mund të zvogëlojë ekspozimin e rrezatimit në inde dhe organe të shëndetshme. Efektet anësore shpesh zvogëlohen sepse në indet dhe organet e shëndetshme arrin më pak rrezatim. Shumë pacientë që kanë arritur dozën e tyre maksimale të tolerancës së rrezatimit mund të bëjnë radioterapi me TomoTherapy®.

Teknologjia e skanimit siguron një imazh 3D të zonës së trajtimit para çdo seance trajtimi, kështu që rrezet mund të planifikohen sipas madhësisë, formës dhe vendndodhjes së tumorit në atë ditë specifike. Qasja e “terapisë së shtresave” trajton tumoret shtresë pas shtrese.

Metoda TomoTherapy® bën të mundur që i gjithë trupi nga koka te këmbët të marrë trajtim të udhëhequr nga imazhet 3D, të shpejtë dhe të saktë.

Një tjetër karakteristikë e rëndësishme e pajisjes TomoTherapy® është shpejtësia. Teknologjia e pajisjes TomoTherapy® bën të mundur që edhe trajtimet më komplekse të kryhen në një kohë shumë të shkurtër, si dhe të mundësojnë modulim të vazhdueshëm në një numër të madh këndesh. Me TomoTherapy® trajtimi me pajisje mund të aplikohet mbi objektivin me një shkallë më të lartë optimizimi. Ky avantazh i optimizimit siguron që organet dhe indet që janë afër tumorit të mbrohen dhe kjo, nga ana tjetër, siguron që rreziku dytësor i kancerit dhe efektet anësore të minimizohen, si dhe të rritet cilësia e jetës së pacientëve.

PROCESI I TRAJTIMIT

Pajisja TomoTherapy® është një strukturë e hapur, e gjerë dhe rrethore përmes së cilës një pacient, trajtohet me radioterapi duke pushuar qetësisht në një tryezë trajtimi. Duke përdorur një platformë të bazuar në një skaner CT, ajo mundëson shpërndarjen e vazhdueshme nga 360 gradë rreth pacientit me dozë shumë të përshtatshme dhe homogjene në tumor.

×