ROBOTI I GJURIT NAVIO

ROBOTI I GJURIT NAVIO

Një nga metodat më të azhurnuara të trajtimit për kalcifikimin nga trauma dhe / ose spontan të gjurit. Roboti i gjurit Navio përdoret në vendosjen e protezave në rastet kur nuk zëvendësohet i tërë gjuri.

Gjatë operacionit, anatomia e pacientit ngarkohet në një format digjital. Këto të dhëna 3-dimensionale, të cilat janë të veçanta për pacientin, përpunohen në kompjuter nga kirurgu dhe pacienti pajiset me proteza me përbërës me madhësinë më të përshtatshme ndaj anatomisë së tij. Softueri i pajisjes zbulon strukturat anatomike të gjurit për pacientin në veçanti. Duke krijuar një imazh të ekuilibrit të indeve të buta me vlera matematikore, ai ndihmon kirurgun në vendosjen e implanteve në formën më të përshtatshme dhe më të ekuilibruar.

Teknologjia e përparuar 3-dimensionale e pajisjes Navio i shndërron tiparet anatomike të pacientit në një plan kirurgjikal virtual. Pajisja mundëson që gërryerja mekanike standarde e indeve të kërcit të përkeqësuar të kontrollohet dhe, nëse është e nevojshme, të ndryshohet pa bërë asnjë prerje ose operacion (në formë virtuale në kompjuterin robot). Kjo zvogëlon në minimum çdo gabim të parikuperueshëm në prerje dhe gërryerje gjatë operacionit.

×