Terapia me një dozë të vetme

Terapia me një dozë të vetme

Terapia e rrezatimit me një dozë të vetme gjatë operacioneve

Metoda e Radioterapisë Intra Operative (IORT) lejon dhënien e një doze të vetme rrezatimi gjatë operacionit kirurgjikal për kancerin e gjirit. Kjo eliminon nevojën për terapi me rrezatim pas operacionit. Nëse kërkohet nga mjekët, mund të aplikohen doza shtesë të radioterapisë.

Pas heqjes kirurgjikale të tumorit të gjirit, një dozë e lartë rrezatimi aplikohet saktësisht në zonën që ka nevojë për trajtim, dhe indet e shëndetshme përreth janë të mbrojtura. Eliminimi i nevojës për të ardhur çdo ditë në spital për trajtim, u ofron pacientëve rehati më të madhe psikologjike.

Fillon epoka e radioterapisë me dozë të vetme gjatë operacionit…

Çfarë është radioterapia me një dozë të vetme?

Në pacientët me kancer të gjirit, radioterapia mund të përfundojë me një aplikim me një dozë të vetme, duke përdorur metodën e Radioterapisë Intra Operative (IORT) gjatë operacionit. Pasi tumori në gji hiqet me operacion, aplikatori special i pajisjes vendoset në zonën e tumorit. Pas llogaritjeve të nevojshme, i jepet rrezatim me dozë të lartë vetëm kësaj zone, duke përfunduar të gjitha trajtimet lokale dhe duke mbrojtur indet e shëndetshme.

Si aplikohet radioterapia e zakonshme?

Radioterapia kryhet me anë të “përshpejtuesve linearë” që prodhojnë fotone dhe elektrone, në dhoma të mbrojtura posaçërisht, në departamentet Radioterapisë Onkologjike. Në pothuajse të gjitha rastet që janë diagnostikuar me kancer të gjirit dhe janë trajtuar me “operacion mbrojtës” (në të cilin hiqet vetëm pjesa e gjirit me tumor dhe pjesa tjetër e gjirit lihet e paprekur), radioterapia pas operacionit është e nevojshme.

Radioterapia me një dozë të vetme fillon mundësisht pas kimioterapisë tek pacientët që u nevojitet, ose të paktën 3 javë pas operacionit tek pacientët që trajtohen vetëm me terapi hormonale. Tek pacientët që do të marrin radioterapi për gjoksin, së pari merren me anë të tomografisë seksione të kryqëzuara me madhësi prej 2 mm, duke përdorur një kompjuter për qëllime planifikimi. Më vonë, bëhen rregullime për të aplikuar dozën e nevojshme në zonat e gjoksit me rrezikshmëri që do të marrin radioterapi, duke mbrojtur organet e shëndetshme (zemrën, arteriet kryesore të zemrës, mushkëritë, gjoksin tjetër ku sëmundja nuk është përhapur, etj.). Pasi miratohet plani, pacienti merr trajtim me rrezatim për 5 deri në 7 javë, në varësi të gjendjes së sëmundjes dhe të përcaktuar nga mjeku i radio-onkolog. Disa pacientë marrin një trajtim afatshkurtër të quajtur hipofraksion, i cili zgjat 3 javë.

Avantazhet e aplikimit të një doze të vetme

Aplikimi me një dozë të vetme që kryhet me pajisjen e Radioterapisë Intra Operative (IORT) përdor një përshpejtues linear, pak a shumë në të njëjtën mënyrë si edhe radioterapia e zakonshme. Kjo metodë aplikohet në një dhomë operative duke përdorur një pajisje të lëvizshme të sigurt, e cila vepron në mënyrë lineare dhe të përshpejtuar. Pajisja prodhon vetëm energji elektronike; nuk nevojitet shumë mbrojtje për personelin si në rastin e përshpejtuesve linearë të zakonshëm. Përveç ekipit kirurgjikal që kryen operacionin, në sallën e operacionit ndodhen të pranishëm edhe një specialist radio-onkolog dhe një fizikant mjekësor. Në këtë mënyrë, radioterapia përfundon në të njëjtën kohë me operacionin. Një avantazh i rëndësishëm për pacientin është se nuk ka nevojë të presë që plaga të shërohet pas operacionit, ose të planifikoje radioterapi dhe të shkojë çdo ditë në spital për trajtim. Në këtë mënyrë, gjithashtu shkurtohet kohëzgjatja totale e trajtimit.

Gjatë operacionit, pasi hiqet tumori në gji, aplikatori special brenda pajisjes vendoset në zonën ku është tumori. Pas llogaritjeve të nevojshme, rrezatimi me dozë të lartë i jepet vetëm kësaj zone, duke mbrojtur plotësisht indet e shëndetshme. Megjithëse aplikimi me një dozë të vetme ose përdorimi i metodave të ndryshme për të aplikuar rrezatim vetëm në zonën e tumorit, dhe jo në tërë gjirin, janë metoda që janë pranuar më globalisht vitet e fundit, aplikimi me një dozë të vetme nuk mund të zbatohet te çdo pacient. Vendimi nëse është e përshtatshme që një pacient të marrë këtë trajtim duhet të merret kolektivisht nga radio-onkologu, kirurgu dhe patologu që merren direkt me pacientin. Mosha e pacientit, madhësia e tumorit dhe cilësitë e tjera patologjike të tumorit luajnë një rol të rëndësishëm në këtë vendim.

Kush e merr rrezatimin e përforcuar?

Pacientët nën moshën 50-60 vjeçare nuk konsiderohen të jenë kandidatë idealë për aplikim me një dozë të vetme. Te këta pacientë është e nevojshme të aplikohet rrezatim në zonën e tumorit pas aplikimit të rrezatimit në tërë gjoksin me metodën e zakonshme. Pasi përfundon trajtimi i të gjithë zonës së gjirit brenda 25 deri në 28 ditësh pune, duke përjashtuar fundjavat, trajtohet me rrezatim vetëm zona ku është hequr tumori, në vend të gjithë gjirit. Ky proces zgjat rreth 5 deri në 8 ditë pune në varësi të pacientit dhe të rrethanave. Aplikimi i rrezatimit në zonën e tumorit quhet rrezatim i përforcuar. Falë metodës IORT, rrezatimi i përforcuar aplikohet si një dozë e vetme gjatë operacionit, pas të cilit i tërë gjiri i nënshtrohet rrezatimit duke shkurtuar kështu kohëzgjatjen totale të trajtimit.

Aplikimi i radioterapisë në zonën e thithës

Trajtimi kirurgjik mbrojtës i gjirit mund të mos jetë i përshtatshëm për disa pacientë. Në pacientët ku i gjithë gjiri duhet të hiqet, thitha dhe rrethina e saj lihen të paprekura për një rezultat më të mirë kozmetik. Kjo quhet mastektomi duke ruajtur thithat. Në thithën dhe indin poshtë saj zbatohet një dozë e vetme rrezatimi duke përdorur metodën IORT për të ulur rrezikun e përsëritjes në këtë zonë. Rrezatimi i përforcuar ofrohet për herë të parë në Turqi në Qendrën e Shëndetit të Gjirit pranë Spitalit ACIBADEM Maslak.

×