Pet CT

Pet CT

Ekzaminim efikas për zbulimin dhe trajtimin e tumorit

PET / CT është një nga sistemet më të efektshme të ekzaminimit imazherik në ditët e sotme. Përdoret në fushën e onkologjisë, zbulimin e tumoreve, përcaktimin e shkallës së diferencimit të tumorit, planifikimin e radioterapisë, vlerësimin e përgjigjes ndaj trajtimit, dhe në disa raste, përcaktimin nëse masa është beninje ose malinje.

Duke qenë se ekzaminimi imazherik PET / CT lejon kontrollimin imazherik të njëkohshëm të të gjithë trupit, ai mundëson përcaktimin e faktit nëse sëmundja është përhapur ose jo në organe të tjera. PET / CT gjithashtu jep informacion nëse një sëmundje aktive është ende prezentë dhe se sa efektiv ka qenë trajtimi.

PET / CT përdoret gjithashtu për të identifikuar fokusin epileptogjenik, në raste neurologjike siç është sëmundja e Alzheimerit dhe në zbulimin e indeve të shëndetshme të zemrës pas një ataku në zemër.

×