Gamma Knife Icon

Gamma Knife Icon

Gamma Knife Icon është gjenerata e gjashtë e teknologjisë Leksell Gamma Knife, e cila është përdorur për më shumë se 60 vjet. Është metoda më e saktë, me më tepër fleksibilitet dhe më e sigurt e familjes Leksell Gamma Knife.

Çfarë është Gamma Knife?

Gamma Knife është një nga teknikat stereotaktike të radio kirurgjisë intrakraniale që trajton tumoret dhe anomalitë e tjera të trurit, si pjesë e terapisë me rrezatim. Në radio-kirurgjinë me Gama Knife, indet e synuara marrin një dozë shumë të lartë rrezatimi në një seancë të vetme, ndërsa indet ngjitur të trurit janë të ekspozuar vetëm ndaj një doze të papërfillshme rrezatimi. Qëllimi i kësaj procedure është të ndalojë rritjen e tumorit.

Procesi i Gamma Knife

Trajtimi planifikohet sipas nevojave specifike individuale të pacientëve dhe ky proces i përshtatur është shumë i lehtë, i shpejtë, i besueshëm, i sigurt dhe i drejtpërdrejtë. Programi kompjuterik i Gamma Knife zvogëlon planin e trajtimit në një listë udhëzimesh të thjeshta për të udhëhequr rrezet gama drejt objektivit.

Trajtimi fillon duke vendosur helmetën stereotaktike në kokën e pacientit. Kjo bëhet lehtësisht brenda disa minutave dhe kërkon vetëm anestezi lokale. Pasi të jetë vendosur helmeta, kryhet një procedurë ekzaminimi imazherik e përshtatshme me patologjinë e pacientit (d.m.th. MRI, CT, angiografi). Këto studime krijojnë një hartë shumë të detajuar dhe të saktë të trurit. Më pas trajtimi planifikohet me përpikëri maksimale duke përdorur një program të veçantë të kompjuterizuar të planifikimit. Trajtimi është i përshtatshëm për të mbuluar objektivin me një saktësi më të vogël se një milimetër, ndërsa mbron trurin dhe indet nervore përreth me siguri të mprehtë. Më pas trajtimi aplikohet zakonisht gjatë një periudhe prej 30 minutash deri në një orë e gjysmë. Këto intervale trajtimi janë më të gjata vetëm për disa sëmundje. Ndërsa aplikohet trajtimi, pacienti mbështetet i relaksuar në shtratin e trajtimit dhe dëgjon muzikë. Pas trajtimit, helmeta hiqet dhe shumica e pacientëve dalin nga spitali në të njëjtën ditë. Ndryshe nga shumica e procedurave të tjera kirurgjikale, pas procedurave të Gamma Knife pacienti nuk ka nevojë të rikthehet përsëri në spital. Pacientët vazhdojnë me rutinën e jetës së tyre ashtu siç kishin vepruar një ditë para procedurës.

Cilat janë ndryshimet midis Gamma Knife Icon dhe Gamma Knife Perfexion?

  • Në versionin Icon, pacienti mund të trajtohet me helmetë ose pa helmetë.
  • CT me rreze-kon stereotaktike të integruara ndihmon mjekët të përcaktojnë koordinatat stereotaktike në 3D.
  • Pacienti mund të trajtohet në një seancë të vetme ose në disa seanca.
  • Icon është pajisja më e ndjeshme e radio-kirurgjisë në krahasim me pajisjet e tjera të radio-kirurgjisë.

Cilat janë avantazhet e trajtimit me Gamma Knife?

Gamma Knife është një metodë pa dhimbje dhe pa gjak e trajtimit të tumoreve dhe anomalive të tjera të trurit. Përparësitë e trajtimit me Gamma Knife janë si më poshtë:

  • Mund të eliminojë nevojën për kirurgji të hapur për shumë lloje të tumoreve të trurit.
  • Nuk kërkon anestezi të përgjithshme
  • Nuk kërkon të kryhet në sallën e operacionit.
  • Nuk ka prerje në skalp ose në kokë.
  • Indet normale të trurit ekspozohen ndaj një sasie shumë të ulët rrezatimi.
  • Flokët nuk duhet të priten dhe nuk bien.
  • Pacientët kthehen në shtëpitë ose në punët e tyre ditën e trajtimit.
  • Nuk ka periudhë rikuperimi.

Cilat sëmundje mund të trajtohen me Gamma Knife?

Pacientët me tumore beninje të trurit:

  • Schwannoma vertikulare (e njohur më parë si neuroma akustike)
  • Meningiomat
  • Adenomat e hipofizës
  • Tumoret e bazës së trurit
  • Kordomat
  • Të gjithë Schwannomat e tjera intrakraniale
  • Tumoret glomus jugulare
  • Kraniofaringiomat
  • Hemangioblastomat
  • Tumoret e zonës pineale

Pacientët me anomali të enëve të gjakut:

  • Keq formimi arterio-venoz (AVM)
  • Keq formime kavernoze cerebrale
  • Kavernomat
  • Fistulat arterio venoze durale

Pacientët me tumore malinje:

  • Melanoma malinje
  • Melanoma Uveale
  • Disa tumore gliale
  • Hemangiopericitoma
  • Karcinomat nazo-faringeale

Pacientët me sëmundje funksionale:

  • Neuralgjia Trigeminale

Pacientët me çrregullime të lëvizjes:

  • Të dridhurat si pasojë e sëmundjes së Parkinsonit

Pacientët që refuzojnë operacionin e hapur

  • Pacientët që nuk mund të tolerojnë procedurat kirurgjikale për arsye të tilla si mosha ose arsye të lidhura me gjendjen shëndetësore.

Objektet e pajisura me teknologji: Spitali Acıbadem Maslak

×
Search