Flash CT

Flash CT

Tomografia e shpejtë e kompjuterizuar me dozë të ulët rrezatimi

FLASH CT është një mjet shumë i avancuar diagnostikues radiologjik, i cili mundëson që ekzaminimi imazherik i tërë trupit të kryhet në më pak se 4 sekonda, duke përdorur 80% më pak rrezatim. FLASH CT mund të kryejë një skanim të angiografisë kardiake në 0.25 sekonda, duke mbrojtur pacientin nga rrezatimi i tepërt gjatë skanimit. Një skanim i hapësirës së kraharorit kërkon rreth 0.6 sekonda për të përfunduar, dhe nuk është më e nevojshme që pacientët të mbajnë  frymën.

Me një diametër prej 78cm., FLASH CT është ideal për pacientët me klaustrofobi ose pacientët mbipeshë. Aftësia e shpejtë e fotografimit të FLASH CT lejon skanimin e shpejtë të pacientëve të pediatrisë dhe pacientëve me trauma, duke ndihmuar me ndërhyrjen në kohën e duhur.

×
Search