EOS (EKZAMINIMI IMAZHERIK 3D I SKELETIT)

EOS (EKZAMINIMI IMAZHERIK 3D I SKELETIT)

Është një pajisje e imazherisë e cila siguron pamje të përparme, të pasme dhe anësore të shtyllës kurrizore dhe të gjithë ekstremiteteve të poshtme njëkohësisht.

Cilat sëmundje trajton?

Përdoret në lakimet kurrizore si skolioza dhe kifoza si dhe deformimet këndore të ekstremiteteve të poshtme.

Si aplikohet?

Procedura zgjat afërsisht 20 sekonda. Ekzaminimi imazherik fillon pasi pacienti vendoset në pozicionin e duhur. Në varësi të nevojave të pacientit merren imazhe të të gjithë trupit ose të shtyllës kurrizore.

Cilat janë karakteristikat e saj?

Pajisja lëshon shumë më pak rrezatim se pajisjet standarde digjitale me rreze X. Makina është e pajisur me një veçori të mikro-dozës, e cila përdoret tek fëmijët. Kjo dozë është afërsisht 10 herë më e ulët se doza standarde EOS. Kjo pajisje mund të përdoret për të planifikuar dhe matur ekstremitetet e poshtme para operacionit. Pajisja siguron një modelim 3-dimensional i cili ndihmon kirurgët para operacioneve në gjunjë, në ije dhe në pacientët që vuajnë nga skolioza.

×
Search