ACIBADEM Health Point

Health Point

Si anëtar i Kartës Health Point, ju do të keni akses në shërbimet si më poshtë;

  • Ambulanca për shërbimet e urgjencës gjatë vizitës suaj në vendet ku ndodhen Spitalet Acıbadem (pa pagesë dy herë në vit)
  • Ulje të ndryshme në procedurat mjekësore dhe dentare në të gjitha Spitalet Acıbadem
  • Ulje të ndryshme në shërbime të veçanta të kujdesit në shtëpi, të ofruara nga Acıbadem Mobile në Stamboll
  • Ulje të ndryshme në të gjitha pikat Acıbadem Café APlus
  • Opinion të dytë mjekësor nga mjekë me famë botërore
  • Përkthim simultan në anglisht, rusisht, frëngjisht dhe arabisht përmes qendrës së thirrjeve
  • Pika e mirëseardhjes pranë pikave Health Point në të gjitha aeroportet gjatë vizitës tuaj në Stamboll
  • Transportime VIP nga dhe drejt Spitaleve Acıbadem në Stamboll
  • Aplikacioni mobile i Acıbadem Health Point
  • Ulje të ndryshme në Restorantet Italiane në Rosario
  • Ekzaminimi i parë i dhëmbëve dhe x-ray panoramike është falas për mbajtësit e Kartës Acıbadem Health Point
  • Ulje të ndryshme në kafenë Caribou (e vlefshme në Spitalin Acıbadem Maslak)
  • Tarifa speciale në Hotelet Avantgarde (në Levent & Bodrum) për mbajtësit e kartës “Health Point”.

Për aplikime për Kartën e Shëndetit Health Point:  healthpointcrm@acibadem.com

Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni Webfaqen e Acıbadem HealthPoint.

Emergency Healthcare and Transportation Services
Shërbimet e urgjencës së kujdesit shëndetësor dhe të transportimit

Health Point është një sistem i integruar, i krijuar për t’ju sjellë shërbime të urgjencës së kujdesit shëndetësor sa më shpejt që të jetë e mundur, përmes kanaleve të ndryshme. Si anëtar i Health Point, ju ofrohen shërbime të urgjencës të kujdesit shëndetësor dhe ambulancë përmes qendrës sonë të thirrjeve, faqes në internet dhe aplikacionit celular.

Medical Coaching and Consulting
Trajnim dhe konsultim Mjekësor

Kur telefononi në +90 216 544 46 64 si anëtar i Health Point, mund të këshilloheni me mjekët tanë për problemet shëndetësore urgjente dhe jo-urgjente, dhe të kërkoni udhëzime 24/7.

Call Center in Your Own Language
Qendra e Thirrjeve në Gjuhën Tuaj

Kur telefononi në +90 216 544 46 64 si anëtar i Health Point, mund të komunikoni me qendrën tonë të thirrjeve në anglisht, rusisht dhe arabisht 24/7, falas.

Turkish Assistant
Asistent turk

Ne ofrojmë asistencë zanore në turqisht për frazat më të përdorura në situata emergjente. Ju mund të kontaktoni një person që flet turqisht me klikimin e një butoni në faqen tonë të internetit dhe përmes aplikacioneve tona inteligjente.

Pharmacies on Duty
Farmacitë “në shërbim”

Nëse keni pyetje në lidhje me një ilaç të caktuar, sigurohuni që të flisni me farmacistin në vend të një mbikëqyrësi. Shumica e farmacive janë të hapura 6 ditë në javë dhe të mbyllura të dielave. Në çdo lagje, ekziston një farmaci që është “në shërbim” dhe e hapur 24 orë. Secila farmaci kur mbyllet afishon në dritaren e saj emrin e farmacisë më të afërt të hapur.

Duke telefonuar në numrin +90 216 544 46 64 si anëtar i Health Point, ju mund të arrini listën e azhurnuar të farmacive në shërbimin. Informacioni mbi farmacitë në shërbim vihet në dispozicion nga ekipi ynë i qendrave të thirrjeve 24/7.

Information on Nearest Inpatient or Outpatient Facility
Informacione për objektin më të afërt spitalor me shtrim ose ambulant

Si anëtar i Health Point ju mund të telefononi në +90 216 544 46 64, të shkoni në www.acibademhealthpoint.com dhe të përdorni aplikacionin tonë inteligjent për të arritur tek ne, dhe të merrni informacion mbi spitalet më të afërt në rast urgjence.

Arrangements for Inpatient Admission
Organizimet për pranimin në spital

Si anëtar i Health Point pranë Grupit Të kujdesit Shëndetësor Acıbadem me 18 Spitale, 13 Qendra Mjekësore dhe me stafin më profesional të kujdesit shëndetësor, ju mund të merrni ndihmën tonë për të rregulluar takimet me mjekut tuaj, të planifikoni itinerarin tuaj dhe transferimet ndërmjet spitaleve.

Free WiFi at Healthpoint Locations and Shuttle Cars
WiFi falas në vendet e Health Point dhe në mjetet e transportit

Anëtarët e Health Point mund të përdorin internet falas në vendndodhjet e Health Point dhe në mjetet tona të transportit.

Free Shuttle Services From Airport to Acıbadem Facilities
Shërbime transporti falas nga aeroporti drejt ambienteve të Acıbadem

Ekipi i Health Point do t’ju takojë në aeroport pas mbërritjes dhe do t’ju shoqërojë gjatë gjithë transferimeve mjekësore në Spitalet Acıbadem. Shërbimet e transportit do të sigurohen me makina direkt në hotelet partnere dhe Spitalet Acıbadem nga pika e transportimit.

Organization of Accommodation
Organizimi i strehimit

Acıbadem Health Point ka negociuar tarifa me zbritje me një numër hotelesh dhe biznesesh rezidenciale. Hotelet partnere janë të vendosura pranë Spitaleve Acıbadem ose në zonat qendrore të qytetit. Ne e ofrojmë këtë shërbim vetëm për pacientët Acıbadem.

Kur të mbërrini në aeroport, ekipi i Health Point do t’ju ndihmojë të identifikoni llojin e strehimit që u përshtatet më së miri nevojave tuaja.

Comfortable, free of charge Lounge at İstanbul Atatürk Airport
Sallone të rehatshme falas në Aeroportin Atatürk Stamboll

Në ju ofrojmë një sallë pritjeje të rehatshme në Aeroportin Atatürk, të cilën mund ta përdorni për t’u çlodhur, për të bërë një pushim për kafe si dhe për të marrë informacion, ndërsa përdorni shërbimin Wi-Fi.

×
Search