Udhëzues për pacientët

Udhëzues për pacientët

Qendra e Shërbimeve për Pacientët Ndërkombëtare pranë Grupit të Kujdesit Shëndetësor ACIBADEM ofron një gamë të gjerë shërbimesh për pacientët dhe vizitorët ndërkombëtarë. Stafi ynë është i përkushtuar të ofrojë shërbime përfshirë konsultime, shërbime diagnostikuese, faturim dhe sigurim, organizime të udhëtimit dhe strehimit dhe shërbime të përkthimit.

Qendra e Shërbimeve për Pacientët Ndërkombëtare pranë Acıbadem, e krijuar si një qendër shërbimi “me një ndalese”, ofron shërbime të kujdesit shëndetësor nga dita e kërkesës suaj deri në kohën kur të ktheheni në vendin tuaj. Është pika fillestare e kontaktit për marrjen e informacionit mjekësor, orientimin dhe regjistrimin.

Ekipi në rritje të shpejtë i Qendrës së Shërbimeve për Pacientët Ndërkombëtare përbëhet nga specialistë të shërbimit të pacientit dhe mjekë. Ky ekip profesionistësh të përkushtuar organizon “udhëtimin e shëndetit” të pacientëve ndërkombëtarë sipas nevojave dhe pritshmërisë së tyre. Ne mund t’ju ndihmojmë me shërbimet e mëposhtme para, gjatë dhe pas qëndrimit tuaj:

  • Përcaktimi i takimeve mjekësore
  • Ndihmë me kompanitë ndërkombëtare të sigurimit
  • Organizim i marrëveshjeve të akomodimit
  • Organizim i transportit tokësor nga aeroporti
  • Ndihmë për procedurat e vizave
  • Vlerësim i kostos së shërbimeve
  • Ndihmë për pranimet në spital dhe vizitat me mjekët
  • Siguri që ju të kuptoni udhëzimet e mjekëve
  • Marrje dhe dorëzim i kopjeve të raporteve mjekësore pas konsultimeve
  • Ndihmë për procedurat e daljes dhe pagesat
  • Lehtësim i komunikimit me mjekët e Grupit të Kujdesit Shëndetësor ACIBADEM pas largimit tuaj

Konsultime mjekësore

Nëse jeni duke kërkuar një konsultë me mjekun, ju sugjerojmë që të dërgoni historinë tuaj të plotë mjekësore, së bashku me grafitë e ekzaminimeve imazherike të kryera dhe rezultatet e analizave laboratorike përmes postës elektronike, faksit ose postës. Pasi një mjek të rishikojë historinë tuaj mjekësore, ne do t’ju kontaktojmë për kursin e rekomanduar të trajtimit dhe do t’ju komunikojmë nëse këshillohet të udhëtoni në Turqi për trajtim.

Pasi të kemi përcaktuar se trajtimi juaj në qendrën tonë është i përshtatshëm, ne do të caktojmë të gjitha takimet me mjekut tuaj duke përfshirë analiza dhe procedura diagnostikuese dhe laboratorike, si dhe procedura kirurgjikale, nëse është e nevojshme. Disponueshmëria e takimeve varet nga natyra dhe urgjenca e situatës mjekësore.

×
Search