TRANSPLANTI I VESHKËS, NJË MUNDËSI PËR TË RIFILLUAR JETËN…
Vehbi Geci është një ndër pacientët të cilët kanë kryer Transplant të Veshkës në Spitalin Acibadem International. Përkushtimi maksimal i mjekes Prof. Dr. Ülkem Çakır dhe mjekut Prof. Dr. Ibrahim Berber gjithashtu aplikimi i teknologjisë së avancuar mjekësore bënë që pacienti ti kthehet jetës normale dy javë pas kryerjes së transplantit. Dhuruesja e veshkës e cila është motra e pacientit dhe familjarët e tyre shprehin falenderimet për Spitalin Acibadem i cili j’u ofron pacientëve staf te specializuar mjekësor, teknologji të avancuar dhe mikpritje ekskluzive.
Të gjithë pacientët ndërkombëtarë që preferojnë të vijnë në ACIBADEM për trajtime urgjente ose të vazhdueshme, do të kenë mundësinë që të vijnë në Turqi gjatë kësaj periudhe. Spitalet janë të hapura dhe plotësisht të sigurta, me masa të jashtëzakonshme sigurie. Të gjitha ambjentet publike të spitaleve tona dezinfektohen në intervale të shpeshta dhe për më tepër, sistemet më të sofistikuara të teknologjisë së lartë të ventilimit pastrojnë dhe freskojnë ajrin që ju thithni në spitalet Acıbadem. Për pacientët me kancer dhe sëmundje kronike tashmë janë përcaktuar pika të veçanta të hyrjes. Lejohet vetëm një shoqërues për pacient, dhe matet temperatura e trupit të pacientit dhe shoqëruesit në çdo vizitë. Të gjitha pajisjet sterilizohen në Njësinë Qendrore të Sterilizimit dhe salla operatore dezinfektohet para çdo procedure. Pas operacionit, pacientët transferohen në dhoma teke për ndjekjen pas operacionit.
Me kënaqësi do t'ju informojmë se do të vazhdojmë të ndjekim protokollet e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës Turke, dhe do të vazhdojmë të marrim të gjitha masat e nevojshme.