Cilat janë simptomat e paralizës cerebrale?

Cilat janë simptomat e paralizës cerebrale?

Gratë shtatzëna janë po aq të kujdesshme për foshnjat e tyre edhe pasi ato kanë lindur. Megjithatë ka disa rrethana që shkaktojnë pasoja të pakthyeshme jashtë kontrollit të tyre. Një nga këto është paraliza cerebrale e njohur edhe si paraliza e trurit. Rezultati më i zakonshëm i paralizës cerebrale është spasticiteti i cili përfshin kufizimin e lëvizjeve të muskujve, i konstatuar në foshnjat e parakohshme në veçanti, paraliza cerebrale mund të ndodhë gjatë shtatzënisë, lindjes ose periudhës neonatale. Prof.Memet Özek, një specialist i neurokirurgjisë pediatrike në Spitalin ACIBADEM Kozyatağı, ofron informacione mbi paralizën cerebrale, e cila është shkaktuar nga dëmtimi i përhershëm në tru dhe spasticiteti cerebral.

Shkaqet e paralizës cerebrale

Infeksionet në indin e trurit të foshnjës për shkak të infeksioneve të nënës, si dhe embolizmat dhe hemoragjitë që ndodhin gjatë kohës që foshnja është në mitër, janë ndër shkaqet e paralizës cerebrale që zhvillohet gjatë shtatëzanisë. Në Turqi shkaku më i zakonshëm i paralizës cerebrale në një fëmijë është mungesa e furnizimit të mjaftueshëm me oksigjen gjatë lindjes. Indet e trurit të foshnjave të lindura blu si dhe foshnjat tek te cilat litari kërthizor është rreth qafës së tyre dhe foshnjave që nuk janë në gjendje të qajnë menjëherë pas lindjes janë ato që kanë mungesë të furnizimit me oksigjen. Dëmtimi i përhershëm i trurit që ndodh pas këtyre shkakton paralizë cerebrale. Shkaqet që çojnë në çrregullim pas lindjes përbëhen nga infeksione të tilla si meningjiti dhe traumat e rënda të kokës.

Vëzhgoni mirë lëvizjet e fëmijës tuaj!

Është e mundur që prindërit të zbulojnë paralizën cerebrale në fazën e hershme (nga 0 deri në 9 muaj), duke vërejtur dallimet në lëvizjet e natyrshme të fëmijës. Bebet me këtë gjendje kanë ose hipotoni, e cila kufizon lëvizjet e krahëve dhe këmbëve për shkak të tonit të ulët të muskujve dhe i bën ata të duken “dembel” ose spasticitet, i cili kufizon lëvizjet për shkak të ngurtësimit të muskujve. Fëmijët me një problem të tillë nuk i lëvizin gjymtyrët me shpejtësinë e dëshiruar. Vonesat në zhvillim gjithashtu mund të jenë sinjale që tregojnë çrregullimin. Për shembull, dështimi për të kontrolluar kokën në fund të muajit të tretë,  si dhe të ulen me mbështetje në muajin e 5 ose 6 dhe të ulen pa mbështetjen në muajin e 7 ose 8 janë shkaqe të mira për dyshim.

Trajtimi i paralizës cerebrale mund të fillojë edhe në inkubator!

Nëse foshnja ka lindur para përfundimit të javës së 30- të shtatzanisë…

Ashtu si për çdo çrregullim tjetër, diagnoza dhe trajtimi i hershëm është shumë i rëndësishëm edhe në paralizën cerebrale. Tek foshnjat që po rriten dhe zhvillohen, funksionet e qelizave të vdekura në tru, të cilat shkaktojnë paralizë cerebrale, mund të transferohen në qelizat përreth; kjo metodë quhet “neuroplasticitet”. Kjo mund të bëhet vetëm nëse praktikat e rehabilitimit fillojnë shumë herët. Tek foshnjat me rrezik serioz, rehabilitimi mund të fillojë edhe në inkubator. Diagnoza përfundimtare kërkon MRI të trurit.

Ndërhyrje kirurgjikale për spasticitetin

Trajtimi i foshnjave të diagnostikuara me spasticitet cerebale të shoqëruara nga paraliza fillon me fizioterapi. Nëse gjendja është e lehtë, është e mundur që të kalohet dhe rikuperohet me terapi fizike. Ajo që është e rëndësishme këtu është që terapia fizike të kryhet rregullisht dhe çdo ditë. Në raste të tilla problemi zgjidhet pa nevojën e ndonjë trajtim shtesë. Megjithatë, në rastet kur besohet se gjendja nuk mund të zgjidhet vetëm me fizioterapi ekzistojnë mundësi kirurgjikale. Eshtë e domosdoshme që ndërhyrjet kirurgjike për spasticitetin të kryhen pa vonesë. Operacionet e spasticitetit nuk duhet të shtyhen se deri ne  moshën 3 – 6 vjeç. Nga ana tjetër, ndërhyrjet që kryhen shumë herët  se 3-vjec dhe ndërhyrjet ortopedike që kryhen pas moshës 7 ose 8 vjecare duhet të shmangen. Me fjalë të tjera nëse trajtimi nuk kryhet në kohë, spasticiteti do të paraqesë edhe më shumë probleme kur fëmija të rritet. Muskujt spastikë nuk arrijnë të rriten kur fëmija është i rritur ndërsa kockat vazhdojnë të zhvillohen natyrshëm. Gjithashtu kufizimi i lëvizjes përkeqësohet kur fëmija rritet.

 

×
Search