TURQIA ËSHTË VENDI UDHËHEQËS NË EVROPË PËR KIRURGJINË ROBOTIKE

TURQIA ËSHTË VENDI UDHËHEQËS NË EVROPË PËR KIRURGJINË ROBOTIKE

Aktualisht Turqia është vendi kryesor në Evropë dhe vendi i katërt më i spikatur në të gjithë botën për sa i përket kirurgjisë robotike për sëmundjet kardiovaskulare. Kirurgjitë robotike duhet të kryhen nga mjekë dhe ekipe mjekësore me përvojë. Ndërsa shumë vende kanë filluar të mësojnë kirurgjinë robotike, Acıbadem e çon atë një hap më tej dhe kryen operacione robotike të zemrës pa e ndaluar zemrën. Kështu, është e mundur të shmangen dëmtimet e mundshme në zemër dhe në organet e tjera.

Gjatë 10 viteve të fundit, në Turqi janë kryer shumë procedura të suksesshme të kirurgjisë kardiovaskulare robotike. Rastet kur më së shumti kryhet operacioni robotik janë riparimet e valvulës mitrale, operacionet e bypass-it koronar (veçanërisht në zëvendësimin e enëve anteriore të gjakut), aritmitë, riparimet e valvulës së djathtë, riparimet e vrimave në zemër, problemet e atriumit të djathtë dhe të majtë dhe disa tumore kardiake. Kirurgjia robotike me pajisjen da Vinci përshkruhet si “standardi i artë” i fushës për shkak të avantazheve me rëndësi jetike që u ofron pacientëve.

Profesori Cem Alhan, kirurg kardiovaskular pranë Spitalit Acıbadem Maslak, i cili përmes 450 procedurave të kirurgjisë kardiovaskulare që ka kryer deri më tani është bërë një nga kirurgët më me përvojë në këtë fushë, shprehet: “Kirurgjia robotike, e cila lejon që të kryhen procedurat përmes vrimave të vogla në vend të prerjeve të mëdha në trup, që ndonjëherë përfshijnë brinjët, aktualisht mund të aplikohet në vetëm 10% të sëmundjeve kardiovaskulare që kërkojnë operacion. Zhvillimet teknologjike në vitet e ardhshme do ta bëjnë këtë metodë të zbatueshme në shumicën e sëmundjeve kardiovaskulare.

Për të arritur rezultate të suksesshme në procedurat robotike të kirurgjisë kardiovaskulare, të gjithë personat që kryejnë këtë operacion, përfshirë të gjithë ekipin e kirurgjisë, anestezistët, teknikët dhe perfuzionistët, duhet të kalojnë përmes një procesi intensiv trajnimi dhe spitali duhet të ketë infrastrukturën e duhur për të kryer operacionin robotik të zemrës. Procedurat e kryera gjatë operacionit robotik të zemrës janë të njëjta me ato që kryhen gjatë operacionit të hapur të zemrës. Vetëm metodat dhe vendi ku ndërhyhet në zemër janë të ndryshme. Rezultatet që duam të arrijmë në kirurgjinë robotike janë të njëjta si në operacionin e hapur të zemrës. Për shembull, riparimi i një valvule jofunksionale, zëvendësimi i një valvule me dëmtim strukturor me një të re, aplikimi i procedurave të bypass-it ose mbyllja e vrimave në zemër.

Këto teknika përdoren si standarde në kirurgjinë robotike të zemrës në të gjithë botën. Sidoqoftë, ne kemi aplikuar disa teknika shumë të ndryshme në kirurgjinë robotike të zemrës për 4 – 5 vitet e fundit. Për shembull, kemi pacientë që më përpara i janë nënshtruar një operacioni në zemër 3, 4 ose edhe 5 herë; kryerja e operacionit të hapur të zemrës ndaj pacientëve të tillë në prani të një problemi të valvulave kardiake është shumë e rrezikshme. Kjo është një rrethanë e cila i shqetëson dhe i alarmon vërtet kirurgët. Kjo për faktin se ndërsa hapet kocka e kraharorit gjatë një operacioni është e mundur që të dëmtohet zemra në një shkallë serioze, pasi zemra është ngjitur me kockën e kraharorit.

Në raste të tilla, ne e lëmë vendin e mëparshëm të operacionit të paprekur dhe qasemi në zonë me ndihmën e robotëve, përmes një prerjeje të vogël prej 3 deri në 4 centimetrash në sqetull. Në operacionet standarde të zemrës, zemra ndalohet dhe hapet para se të kryhet procedura e kërkuar. Ne, nga ana tjetër, nuk e ndalojmë zemrën dhe e lejojmë që ajo të vazhdojë punën ndërsa ne e hapim atë përmes teknikave speciale me anë të kirurgjisë robotike; më pas ne kryejmë procedurën e kërkuar – e cila mund të jetë riparimi i valvulave, zëvendësimi ose implantimi i protezës – dhe e mbyllim zemrën përsëri.”

Për shkak të avantazheve të saj të shumta si më pak humbje gjaku dhe zvogëlim i nevojës për transfuzion gjaku, rrezik më i ulët për infeksione, më pak dhimbje dhe plagë më të vogla, ulje të kohëzgjatjes së shtrimit në spital, aftësia për t’u rikthyer më shpejt në jetën normale, komoditeti në kryerjen e procedurave te pacientët obezë, si pacientët ashtu edhe mjekët preferojnë të kryejnë operacione robotike të zemrës.

Rreth Grupit të Kujdesit Shëndetësor Acıbadem: Grupi i Kujdesit Shëndetësor, i cili është zhvilluar me shpejtësi që nga viti 1991 dhe është bërë një nga institucionet kryesore në Turqi në fushën e shërbimeve private të kujdesit shëndetësor, ecën përpara në platformën globale në partneritet me IHH Healthcare Berhad, një nga grupet më të mëdha në Lindjen e Largët në vitin 2012. I përbërë nga 21 spitale dhe 16 klinika ambulatore, Acıbadem me këtë marrëveshje nën kujdesin e IHH Healthcare Berhad është bërë zinxhiri i dytë më i madh i shëndetësisë në botë. Çdo vit shumë pacientë nga vende të ndryshme të botës, preferojnë të vijnë në Turqi për të marrë trajtim dhe ata preferojnë Acıbademin. Të gjithë spitalet brenda grupit plotësojnë standardet globale, gjithashtu dallohen me qendrat e përsosmërisë. 11 Qendra të Kancerit (kirurgji, radioterapi, kimioterapi), 16 Qendrat e Kujdesit të Zemrës (kardiologji për fëmijë dhe për të rritur dhe kardiokirurgji), 13 Qendrat e Fekondimi in Vitro (infertilitet – IVF-së), 5 Qendrat e Transplantimit të Organeve (transplantimit të mëlçisë, veshkës, palcës së kockës), 9 Qendrat e Shtyllës Kurrizore, 18 Qendrat e Shëndetit të Gjirit, 9 Qendrat e Obezitetit, 5 Qendrat e Sëmundjeve Anorektale, 1 Qendër e Mjekësisë Sportive e akredituar nga FIFA, 10 Qendrat e Mjekësisë Bërthamore dhe 6 Qendrat e Kirurgjisë Robotike janë të gjitha ndër qendrat e akredituara në shkallë vendi dhe në shkallë ndërkombëtare në sajë të pajisjeve të tyre të përparuara të teknologjisë dhe të ekspertëve me përvojë të konsiderueshme në fushat e tyre.

×
Search