TRAJTIMI I SËMUNDJES SË PARKINSONIT MBESHTETET NË STIMULUES (PACEMAKER) TË TRURIT

TRAJTIMI I SËMUNDJES SË PARKINSONIT MBESHTETET NË STIMULUES (PACEMAKER) TË TRURIT

Terapia medikamentoze është alternativa e parë për sëmundjen e Parkinsonit

I vogël në madhësi, por i madh në fuqi

Sëmundja e Parkinsonit ndikon në cilësinë e jetës së pacientëve me probleme të tilla si ngadalësia në lëvizje, zvogëlimi i gjesteve të fytyrës, pamundësia për të kontrolluar muskujt e fytyrës, shprehja e maskuar, vështirësia në te qendruarit ne këmbë, shkrimi i vogël, vështirësia në mbajtjen e një stilolapsi, volum i ulët , ngadalësi në të folur dhe te folurit sikur peshperitje jane ndër simptomat që shqetësojnë pacientët e sëmundjes së Parkinsonit. Tremori, i cili është një nga simptomat më të zakonshme, zakonisht haset gjatë pushimit.

Fatkeqësisht, Parkinson nuk është një sëmundje që prek vetëm lëvizjen. Ajo gjithashtu mund të shkaktojë ndërprerje në sistemin nervor autonom. Mund të ketë simptoma të tilla si: humbje të vetëdijes, marramendje gjatë ngritjes, inkontinuencë dhe simptoma të caktuara psikotike. Pacientët e sëmundjes së Parkinsonit, mund të vuajnë nga çrregullime të humorit, janë më të ndjeshëm ndaj depresionit. Meqenëse Parkinson është një sëmundje që përparon me shkatërrimin e qelizave, qëllimi kryesor është ndalimi i këtij efekti. Trajtimi është i fokusuar në eliminimin e simptomave.

“Trajtimi përfshin medikamente, pompa të vogla ose një xhel intestinal. Pacienti ndjehet më mirë me anë të këtyre zbatimeve, por shkatërrimi i qelizave vazhdon. Pas pak kohe, efektet e medikamenteve bëhen të pamjaftueshme dhe rregullimi i dozës bëhet i domosdoshëm. Në disa raste, mund të ketë efekte anësore që dalin nga medikamentet. Ky, është momenti kur operacioni vjen në fjale. Opsionet janë kirurgjia e lezionit dhe DBS, e cila konsiston në stimulimin e thellë të trurit. Meqenëse fokusi është larguar nga kirurgjia e lezioneve, brenda 10 viteve të fundit, DBS, i njohur edhe si stimulues (pacemaker) i trurit, është aktualisht në rendin e ditës “, – thotë profesor Murat Aksu, një neurolog në Spitalin Atakent të Universitetit Acıbadem.

Stimuluesi (pacemaker) i trurit stimulon bërthamat ne madhësinë e thjerrëzave brenda thellësive të trurit në mënyrë të atillë që të rregullojë aktivitetin elektrik të ndërprerë nga sëmundja e Parkinsonit. Stimuluesi (pacemaker) i trurit përbëhet nga tre pjesë kryesore, dmth dy elektroda, një furnizues me energji elektrike në madhësinë e një kutie shkrepësese dhe një kordë extension që lidh dy pjesë kryesore. Elektrodat vendosen në tru, ndërsa furnizuesi me energji elektrike futet nën jakë. Ndërsa thuhet se pacemakerët e trurit përdoren për pacientët të cilët nuk i përgjigjen terapisë medikamentoze ose ekspozohen ndaj efekteve anësore të rënda, kjo metodë nuk mund të zbatohet për të gjithë këta pacientë. Pacientët kandidatë vlerësohen fillimisht neurologjikisht dhe i nënshtrohen testeve të caktuara. Nëse funksionet njohëse, gjendja e përgjithshme shëndetësore dhe gjendja psikiatrike e pacientit janë të përshtatshme, atëherë kryhet trajtimi i stimulimit me packemaker të trurit.

×
Search