Të martuar prej një gjysmë shekulli!

Të martuar prej një gjysmë shekulli!

 

ATA I BENE NJERI-TJETRIT DHURATEN E JETES!

Gjendja mjekësore e çiftit Aslanca dhe Düzgün i çoi ata të ndanin historinë e përbashkët në korridoret e të njëjtit spital: Heronjtë e kësaj historie të përbashkët, që kishin një fund të lumtur, i dhuruan bashkëshortëve veshkat e tyre. Përkundër moshës mbi 65 vjeç, donatori dhe marrësi erdhën në Qendrën e Transplantimit të Organeve të Spitalit Acıbadem International dhe iu nënshtruan operacionit të suksesshëm të transplantimit të veshkave. Tani ata mund të ëndërrojnë të plaken së bashku …

Niyazi Arslanca, i cili i dha veshkën gruas së tij Znj. Hamide Arslanca, e shmang shikimin në sy por megjithatë mban shtrënguar duart e saj sepse ai nuk di të jetojë pa të. Hikmet Düzgün, nga ana tjetër, nuk është në gjendje të shmange lotët duke parë dashurinë e tij të fëmijërisë, znj. Türkan Düzgün. Çiftet, të cilët janë mbi moshën 65 vjeçare janë edhe më të fortë pas përjetimit të dështimit të veshkave dhe forcuan lidhjen që kishin me njëri-tjetrin përmes dhurimit të organeve …

Hikmet Düzgün, i lindur me një veshkë të vetme dhe Hamide Arslanca, i cila kishte vuajtur nga diabeti për shumë vite rifituan shëndetin pas marrjes së veshkës nga bashkëshortët e tyre me trajtim dhe operacione të aplikuara nga Prof. İbrahim Berber, Shefi i Transplantit të Organeve në Qendrën e Spitalit Acıbadem Internationa dhe Prof. Ülkem Çakır, mjeke nefrologe në të njëjtin spital. Më poshtë mund të gjeni historinë e tyre të ndërtuar më së miri me shumë dashuri:

Hikmet dhe Türkan Düzgün: “Të dashuruar që në fëmijëri. “

Hikmet dhe Türkan Düzgün u takuan me njëri-tjetrin gjatë viteve të tyre të fëmijërisë. Lidhja e fortë që ata patën duke u rritur në të njëjtin fshat në Erzincan përfundoi duke i bërë ata partnerë për gjithë jetën. Familja e zonjës Türkan u shpërngul për në Stamboll, Hikmet Düzgün nuk mund të heqë dorë nga dashuria e tij e fëmijërisë dhe e ndoqi atë në qytet, ku ata përfunduan duke ndarë një jetë për gati gjysmë shekulli. Ata rriten së bashku të tre fëmijët e tyre… Me pas cifti u perball me testin më të madh të jetës së tyre.

Ai zbuloi se ka vetëm një veshkë në moshën 53 vjecare

Hikmet Düzgün, i lindur me një veshkë të vetme ka jetuar jetën e tij për shumë vite duke mos e ditur këtë fakt. Ai e zbuloi këtë në moshën 53 vjecare. Nga ana tjetër, antiinflamatoret dhe antibiotikët që ai kishte për të përdorur për shkak të një vonese në diagnostikimin me artrit gati 20 vjet më parë kishte shkoktuar dështim kronik të veshkës. Duke deklaruar se simptomat e lidhura me veshkën e tij u rritën 2.5 vjet më parë Hikmet Düzgün thotë: “ Fillova të ndjehesha i dobët dhe me dridheshin duart. Në fillim bëra dialize peritoneale dhe me pas iu nënshtrova hemodializes. Në të njëjtën kohë problemi që kisha me prostatën duhet të trajtohej. E dija që duhet të kryeja transplant por e shtyja atë sa më shumë të ishte e mundur. Megjithate, e dija që fëmijët ishin shumë të shqetësuar për gjendjen time prandaj vendosa te kryeja transplantin. Jam shumë i lumtur që tani i shoh ata të relaksuar dhe të lumtur për gjendjen time.

Türkan Düzgün thotë: “ Isha shumë e trishtuar të shihja bashkeshortin në atë gjendje. Doja që të kryente transplant sa më shpejtë të ishte e mundur por ai nuk donte që të me vendoste mua në atë situatë. Sikur të kishim më shumë informacion lidhur me transplantin në atë kohë, do ta bënim menjëherë! “.

Hamide dhe Niyazi Arslanca janë martuar përpara se të njihnin njëri tjetrin.

Hamide dhe Niyazi Arslanca, që të dy u përkisnin familjeve të fermerëve në Kastamonu, u martuan kur familjet e tyre vendosën se ata ishin të përshtatshëm për njëri-tjetrin dhe janë të martuar prej 53 vitesh. Pavarësisht se e panë njëri-tjetrin për herë të parë në ditën e dasmës së tyre, ata tani mbajnë fort duart e njëri-tjetrit duke u bërë shembull për shumë çifte sot. Ndërsa Hamide Arslanca është ende shumë e ndrojtur për të parë burrin e saj në sy, ajo nxjer një pikë loti shprehur lumturinë dhe mirënjohjen e saj për mbështetjen e përjetshme të bashkëshortit të saj, veçanërisht në lidhje me problemet shëndetësore që ajo ka kaluar gjatë viteve të fundit. Niyazi Arslanca thotë, “Ajo gjithmonë më ka bërë të lumtur. Nuk jemi grindur dhe mërzitur njëri-tjetrin as edhe një herë “.

Diabeti i shkaktoi dështimin kronik të veshkave

Problemi më i madh i zonjës Hamide, nënë e 6 fëmijëve është diabeti. Ajo kishte diabetin gjatë 30 viteve të saj për shkak të peshës së tepërt dhe faktit që kishte shumë diabetikë në familjen e saj. Kur veshkat e saj dështuan për shkak të komplikimeve të niveleve të pakontrolluara të sheqerit në gjak, transplantimi i organeve ishte e vetmja zhgjidhje. Megjithatë, kishte një pengesë: pesha e saj e tepruar. Znj. Hamide, që për herë të parë iu nënshtrua trajtimit të dializës përshkruan këtë proces si më poshtë: “Kur më thanë se më duhet të bëja transplant të organeve, peshoja më shumë se 100 kilogramë. Nivelet e sheqerit në gjak nuk ishin nën kontroll. Meqë më duhej të humbja peshë menjëherë, fillova të bëja dializë. Transplantimi ishte i mundur kur humba 20 kilogramë përmes dieties për rreth 2,5 vjet. ”

Diabeti nuk është një pengesë për transplantimin e organeve!

Duke treguar se mosha mbi 60 vjeç dhe që vuajtja nga dështimi kronik i veshkave për shkak të diabetit janë pika të rëndësishme, kirurgu i përgjithshëm Prof. İbrahim Berber thotë:” Disa pacientë besojnë se nuk mund t’i nënshtrohen transplantimit të organeve për shkak të moshës së vjetër apo diabetit. Ajo që është e rëndësishme në këtë pikë është që vendimi i transplantimit të bëhet përmes një vlerësimi nga një ekip i transplantimit të organeve për çdo pacient me dështim të veshkave “. Duke vënë në dukje se shumë pacientë diabetikë ose të moshuar aktualisht vazhdojnë dializën me besimin se transplantimi nuk është i mundur edhe pse ka donatorë në dispozicion, Prof.İbrahim Berber thotë: “Është e vërtetë se dializa shpëton jetën, por trajtimi më i mirë për dështimin e veshkave është transplantimi i organeve. Nga ana tjetër, nëse kjo nuk është e mundur, dializa duhet të vazhdohet “. Për transplantim në pacientët me dështim të veshkave të lidhura me diabetin, është shumë e rëndësishme që pacienti të përgatitet shumë mirë, të trajtohet me një operacion të mirë dhe të monitorohet nga afër pas operacionit.

Nëse është e mundur, transplantimi i veshkave duhet të kryhet pa dializë

Natyrisht, trajtimi i dializës mund të jetë alternativa e vetme për grupin e pacientëve që nuk kanë mundësi për metoda të tjera. Megjithatë, Prof. Ülkem Çakır, mjeke nefrologe vë në dukje se rezultatet e nxjerra nga dializa kurrë nuk mund të jenë aq të mira sa ato që jepen nga transplantimi i organeve dhe thotë: “Të gjitha statistikat tregojnë se transplantimi është trajtimi më i mirë për zgjatjen e jetëgjatësisë dhe rritjen e cilësisë së jetës tek pacientët në fazën e fundit të dështimit të veshkave nga të gjitha grupmoshat. Prandaj, pacientët duhet të monitorohen nga një nefrolog që nga momenti i parë kur ata diagnostikohen me dështim kronik të veshkave dhe mundësia e transplantimit duhet të hetohet në pikën ku fillon dështimi në fund të veshkave. Kjo është thelbësore sepse shumë nga pacientët e përmendur mund t’i nënshtrohen kirurgjisë së transplantimit pa dializë “.

Vendimi duhet të bazohet në gjendjen e përgjithshme shëndetësore të një donatori dhe jo në moshën e tij.

Siç dëshmohet nga dy rastet e transmetuara këtu, mosha mbi 65 vjeç nuk përbën pengesë për dikë që të dhurojë veshkën. Prandaj, Prof. Ibrahim Berber dhe Prof. Ülkem Çakır theksojnë se është thelbësore të shmanget paragjykimi ndaj transplantimit vetëm në bazë të moshës dhe pa vlerësuar gjendjen e përgjithshme të një donatori. Profesorët shpjegojnë rrethanat si më poshtë: “Donatorët në dy rastet e përmendura ishin shumë të shëndetshëm dhe nuk kishin ndonjë sëmundje kronike. Me fjalë të tjera, nuk ka pasur faktorë që i pengojnë ata të jenë donatorë. Sapo pacientët të vlerësoheshin përsa i përket kualifikimit për transplantim, ne kryem operacionet. ”

Transplantimi i organeve ka një efekt të madh mbi mbijetesën dhe cilësinë e jetës

Numri i pacientëve me dështim të veshkave të cilët duhet të vazhdojnë jetën e tyre me dializë ose transplantim të veshkave, është në rritje në vend. Prof. İbrahim Berber, kirurg i përgjithshëm thotë se ndërsa numri vjetor i transplantimeve të veshkave që kryhen në Turqi është rreth 3400, numri i njerëzve në listat e pritjes aktualisht është rreth 22,000 dhe thotë: “Për më tepër, çdo vit sjell 11,000 raste te reja të cilët janë diagnostikuar me dështimin kronik të veshkave. Prandaj, një pacient mund të jetë një kandidat për transplantim të veshkave në çdo moshë, pavarësisht nga shkaku. E vetmja gjë që ka rëndësi është që ata të jenë të përshtatshëm për të “. Duke deklaruar se ka një rënie të konsiderueshme në normën e mbijetesës dhe cilësinë e jetës së pacientëve të cilët nuk janë në gjendje të kryejnë transplant të organeve, Prof. Ülkem Çakır thotë: “Shkalla e jetëgjatësisë për një pacient me dializë në moshën 65 vjeç është nën 50%. Shkalla e jetëgjatësisë është nën 50% edhe për diabetikët. ”

Procedurat e transplantimit që dikur ishin të pamundura tani mund të kryhen lehtësisht!

Duke theksuar se problemi më i madh aktual në transplantimin e organeve është paaftësia për të gjetur donatorë, thotë Prof. Ülkem Çakır: “Nevoja për organe të dhuruara rritet së bashku me numrin e pacientëve të dështimit të veshkave. Megjithatë, faktorë të tillë si avancimi i operacionit dhe heqja e veshkave pa asnjë dëm ndaj donatorëve kanë siguruar që numri i transplantimeve të rritet. Me njohuritë mjekësore të akumuluara përgjatë viteve dhe medikamentet dhe trajtimet e zhvilluara rishtazi, tani jemi në gjendje të përballojmë çështjet e përputhshmërisë së organeve edhe në një mënyrë shumë më të lehtë. Me të gjitha këto zhvillime, transplantimet që më parë konsideroheshin të pamundura tani mund të kryhen me sukses “.

×