Spitali Acibadem Maslak në Turqi prezanton përkujdesjen e gjeneratës tjetër ndaj kancerit me anë të MRIdian – radioterapia e udhëhequr nga imazhet e MR.

Spitali Acibadem Maslak në Turqi prezanton përkujdesjen e gjeneratës tjetër ndaj kancerit me anë të MRIdian – radioterapia e udhëhequr nga imazhet e MR.

MR Linac është teknologjia më e re që kombinon MRI dhe Linac për herë të parë në botë dhe Spitali Acibadem Maslak në Stamboll të Turqi-së ka filluar trajtimin e pacientëve me të. Me këtë teknologji, radio-onkologët mund të bëjnë trajtimin e pacientit si kirurgë, sepse kjo pajisje u mundëson mjekëve të përcaktojnë tumorin saktësisht, madje edhe në indet e buta. Spitali Acıbadem Maslak është qendra e nëntë e MR Linac në botë.

MRIdian, radioterapia e udhëhequr me MRI, paraqet përparimin e fundit në fushën e radio-onkologjisë. Detajet anatomike, të cilat janë të disponueshme vetëm nëpërmjet imazhit të indeve të buta me anë të MR-së, mundëson përshtatjen e planit të trajtimit në tavolinë për të ri-formatuar dozat e rrezatimit bazuar në ndryshimet anatomike që ndodhin nga njëra ditë trajtimi në tjetrën. Duke përdorur një perspektivë me video streaming, teknologjia gjithashtu lejon që onkologët të vizualizojnë dhe automatikisht të kontrollojnë shpërndarjen e rrezeve duke u bazuar në pozicionimin në kohë reale të tumorit dhe organeve përreth.

“Ne jemi të kënaqur që kemi filluar programin e parë të radio-terapisë së udhëhequr nga MRI në Turqi dhe besojmë se ai ju ofron pacientëve me kancer në Turqi një numër përfitimesh të dallueshme krahasuar me terapinë tradicionale të rrezatimit”, tha Prof. Enis Ozyar, shefi i Universitetit Acibadem Mehmet Ali Aydınlar, Shkolla e Mjekësisë, Departamenti i Radio-Onkologjisë. “Më e rëndësishmja, MRIdian lejon përmirësime klinike në vizualizimin dhe përshtatjen e saktë të planit ditor, dhe na siguron mjetet për të dërguar doza rrezatimi më të larta dhe potencialisht më efektive”.

Turqia është aktualisht një ndër vendet kryesore në turizmin shëndetësor për shkak të shërbimeve të avancuara të diagnostikimit dhe trajtimit.

Më shumë informacion në lidhje me temën që mund të gjeni në lidhjen:

https://www.acibademinternational.com/technology/mridian-viewray/

Rreth grupit të kujdesit shëndetësor Acıbadem:

Acıbadem, filloi udhëtimin e tij për shërbimet shëndetësore si një spital i vogël në një lagje të Stambollit / Turqi. Sot, Acıbadem është një super-markë e cila ka zënë vendin e saj të duhur në mesin e liderëve global të kujdesit shëndetësor, me 21 spitalet e saj, 16 klinika ambulatore dhe kompanitë mbështetëse të shërbimit. Rritja e shpejtë e Acıbadem çoi në nënshkrimin e një partneriteti të përbashkët me IHH Healthcare në 2012 gjë që na mundësoi të jemi pjesë e zinxhirit të dytë më të madh të kujdesit shëndetësor në botë. Çdo vit shumë pacientë nga pjesë të ndryshme të botës preferojnë të vijnë në Turqi për të marrë trajtim dhe ata preferojnë Acıbadem. Të gjitha spitalet brenda grupit që plotësojnë standardet globale, gjithashtu evidentohen si qendra të ekselencës. 11 Qendra të Kancerit (kirurgji, radioterapi, kimioterapi), 16 qendra të kujdesit të zemrës (kardiologji për pacientë pediatrik dhe të rritur dhe kardiokirurgji), 13 qendra të fertilizimit in vitro, 10 Qendra të Transplantimit të Organeve (mëlçisë, veshkës, palcës së kockave) 9 Qendra të Shtyllës Kurrizore, 1 Qendër e Mjekësisë Sportive e akredituar nga FIFA dhe 6 Qendrat e Kirurgjisë Robotike janë të gjitha ndër qendrat kombëtare dhe ndërkombëtare të akredituara dhe të kualifikuara si rezultat i pajisjeve të teknologjisë së përparuar dhe ekspertëve që kanë përvojë të konsiderueshme në fushat e tyre.

×
Search