PËRDORIMI I ICON GAMMA KNIFE NË TRAJTIMIN E SËMUNDJEVE TË TRURIT

PËRDORIMI I ICON GAMMA KNIFE NË TRAJTIMIN E SËMUNDJEVE TË TRURIT

 

GAMMA KNIFE TEKNOLOGJIA ICON, RRIT KOMODITETIN E PACIENTIT NË TRAJTIMIN E SËMUNDJEVE TË TRURIT, SIGURON LEHTËSI PËR MJEKËT DHE PACIENTËT ME ANË TË APLIKIMIT TË TIJ PAGJAK DHE PA PLAGË, DUKE OFRUAR SAKTËSI , SIGURI DHE FLEKSIBILITET.

Gamma Knife Icon, një model i avancuar në serinë Gamma Knife, ka tre cilësi që rrisin komoditetin për mjekët dhe pacientët: saktësi, siguri dhe fleksibilitet. Icon, ka një saktësi prej një të tetë të milimetrit, bën monitorimin e vazhdueshëm të sigurisë përmes përdorimit të tomografisë dhe zbulimit të lëvizjes me infrared gjatë trajtimit. Kjo siguron që truri dhe indet nervore të mbrohen. Me Gamma Knife Icon, e cila gjithashtu siguron fleksibilitet për përdorim, mjekët janë në gjendje të planifikojnë dhe ndryshojnë trajtimet me një fraksion dhe me multi fraksione në përputhje me atë që nevojitet në atë kohë.Duke konstatuar se Gamma Knife Icon është bërë shumë e popullarizuar në trajtimin e tumoreve të trurit në kohët e fundit, profesor Koray Özduman, specialist i neurokirurgjisë në spitalin Acıbadem Altunizade, na ka dhënë informacion të detajuar mbi metodën.

Cfarë është Gamma Knife Icon?

Gamma Knife është një teknologji që përfshin trajtimin e çrregullimeve intrakraniale përmes aplikimit të rrezeve gama të fokusuara me saktësi milimetrike. Gamma Knife përqendron rrezet nga qindra burime kobalt në shënjestër, në një vend të vetëm Ndërsa secila prej këtyre burimeve lëshon rreze me energji të ulët, përqendrimi i qindra rreze të lartpërmendura do të thotë që një sasi shumë e lartë e energjisë zbatohet mbi objektivin.

Cilat sëmundje trajtohen nëpërmjet përdorimit të saj?

Gamma Knife është projektuar dhe zhvilluar për çrregullime intrakraniale. Gamma Knife mund të përdoret për të trajtuar çrregullime si në tru ashtu edhe në eshtra, enët e gjakut, nerva, sy, lëkure dhe indet e tjera që rrethojnë trurin. Trajtimi i çrregullimeve në pjesë të tjera të trupit kërkon teknologji të ndryshme. Kjo është një metodë që është përdorur në më shumë se treqind qendra shëndetësore dhe në më shumë se një milion pacientë në të gjithë botën.Gamma Knife është bërë një standard në trajtimin e sëmundjeve intrakraniale. Ka pesë fusha të ndryshme të përdorimit për këtë procedurë të trajtimit. Përveç statusit të saj si një metodë e trajtimit të përbashkët për tumoret malinje të trurit të tilla si kanceret metastatike, aplikimi i Gamma Knife përdoret gjithashtu në trajtimin e tumoreve beninje të trurit, të malformacioneve arteriovenoze (AVM / anomali e enëve të gjakut në tru), çrregullimeve funksionale të tilla si sëmundja e Parkinsonit dhe neuralgjia trigeminale, dhe tumoret intraokulare.

CILAT JANË PËRPARËSITË E GAMMA KNIFE?

  • Nevoja për kirurgji të hapur në shumë tumore të trurit është eliminuar.
  • Efektet anësore që pasojnë procedurën janë reduktuar.
  • Nevoja për anestezi të përgjithshme është eleminuar.
  • Pacientët mund të kthehen në shtëpi në të njëjtën ditë të trajtimit.
  • Nuk ka nevojë për një periudhë rimëkëmbjeje.
  • Procedura nuk shkakton plagë në kokë.
  • Flokët nuk duhet të priten dhe pas trajtimit nuk bien.
  • Përfitimi është maksimal, ndërsa diskonforti është minimizuar.
  • Pacienti mund ti kthehet përditshmërisë në një kohë të shkurtër.
  • Sasia e rrezatimit që i nënshtrohet indit të shëndetshëm të trurit minimizohet.

FAZAT E TRAJTIMIT ME GAMMA KNIFE

Zbatimi i kornizës stereotaktike: Struktura stereotaktike e Leksell është fiksuar në kokën e pacientit në mënyrë që trajtimi të kryhet me saktësinë më të lartë dhe milimetrike. Anestezia lokale aplikohet për ta bërë këtë procedurë pa dhimbje. Në fëmijë, procedura kryhet me shoqërimin e një anesteziologu dhe nëse është e nevojshme, me anestezi të përgjithshme.

Aplikimi i maskës: Gamma Knife Icon ndryshon nga modelet e mëparshme të Gamma Knife në atë që, ofron mundësinë që trajtimi të kryhet me një maskë në vend të kornizës stereotaktike. Kjo bën të mundur që trajtimi të jepet në fraksione gjatë disa ditëve. Si pasojë, struktura të ndjeshme të tilla si nervat optikë dhe trungu trunor, të cilat mund të jenë ngjitur me tumorin, mbrohen në mënyrë më efikase. Për më tepër kjo maskë, siguron fleksibilitet të madh në situata ku zbatimi i kornizës është i pamundur ose i rrezikshëm.

Imazhet neuroradiologjike: Pasi korniza është fikse, përdoret një sistem imazherik i përshtatshëm për patologjinë e pacientit. Aktualisht, të gjithë pacientët monitorohen me MRI. Në rastet e malformacioneve arteriovenoze, kryhet një angiografi me kornizën stereotaktike. Trajtimi për disa raste, të cilat mund të përfshijnë tumoret e bazës së kafkës ose pacientët të cilët nuk mund t’i nënshtrohen procedurave të MRI, është planifikuar me tomografi të kompjuterizuar.

Planifikimi i dozimit: Kufijtë e indeve të targetuara që trajtohen, përcaktohen me precizion të lartë dhe dozimi i rrezatimit që aplikohet përcaktohet përmes përdorimit të programeve speciale per planifikim kompjuterik . Në tumoret që janë ngjitur me strukturat e ndjeshme, zbatimi I bllokazhes i Icon mundëson që rrezet të pengohen të prekin indet normale nga kënde të caktuara. Zhvillimet në programet kompjuterike të përdorura për planifikim ofrojnë përfitime të konsiderueshme në këtë drejtim. Gjatë procesit të planifikimit, pacienti mund të kalojë kohë në dhomën e tij duke biseduar ose duke parë televizor.

Administrimi i rrezeve: Pas procesit të planifikimit në kompjuter, procedura kryhet në njësinë e trajtimit e cila është një seksion i veçantë. Kohëzgjatja e procedurave ndryshon ndërmjet 15 minuta dhe 1 ose 2 orë. Faktorët që përcaktojnë kohëzgjatjen janë madhësia e tumorit dhe doza e rrezatimit që duhet aplikuar.

 

Tomografia e Gamma Knife: Funksioni i tomografisë siguron që edhe lëvizjet milimetrike të kokës të zbulohen para dhe gjatë trajtimit. Kjo siguron që trajtimi të administrohet me saktësi dhe siguri. Kjo veçori gjithashtu bën të mundur që procedura të kryhet me një maskë.

 

Monitorimi i pacientit gjatë trajtimit: Gamma Knife Icon ndjek aplikimin e trajtimit përmes teknologjisë me tomografi dhe zbulimit të lëvizjes me infrared. Në trajtimet e kryera me një maskë ose kornizë, pajisja e tomografisë mat pozicionin e saktë të kafkës dhe siguron që caku brenda kafkës të vendoset saktë. Nëse është e nevojshme, procedura e tomografisë përsëritet gjatë trajtimit. Për më tepër, lëvizjet e lehta të pacientit, të tilla si ato për shkak të frymëmarrjes, monitorohen vazhdimisht me anë të teknologjisë së zbulimit të levizjes me infrared. Kjo siguron që mjeku të administrojë trajtimin me saktësi dhe efektivitet.

×
Search