PAJISJET E AVANCUARA TEKNOLOGJIKE NE DIAGNOSTIKIMIN DHE TRAJTIMIN E KANCERIT

PAJISJET E AVANCUARA TEKNOLOGJIKE NE DIAGNOSTIKIMIN DHE TRAJTIMIN E KANCERIT

Kanceri është një sëmundje serioze e cila po përhapet me shpejtësi në ditët e sotme. Cdo vit ka miliona njerëz të ciët njihen me këtë sëmundjen. Fakti që është një sëmundje vdekjeprurëse i ka shtyrë shkencëtarët të kryejnë kërkime të reja në fushat e trajtimit. Pajisjet e avancuara teknologjike të zbuluara së fundmi ofrojnë burime të reja diagnositkuese dhe trajtuese për kancerin. Specialisti Radioterapis në Spitalin Acibadem Maslak Prof.Dr.Enis Ozyar shpjegon pajisjet e avancuara teknologjike të cilat përdoren në trajtimin e kancerit dhe karakteristikat e saj si më poshtë:

Pse është i rëndësishëm zhvillimi në metodat diagnostikuese radiologjike?
Rruga për të zgjedhur trajtimin korrekt dhe si të administrosh marrjen e trajtimit të duhur me radioterapi e cila kalon nëpërmjet diagnostikimit të duhur fillestar radiologjik. Përveç stafit të kualifikuar dhe me përvojë në përcaktimin apo diagnostikim radiologjik, janë të nevojshme edhe metodat teknologjike apo pajisjet moderne. Progresi në metodat imazherike ka bërë më të lehtë diagnostikimin e pacientëve të onkologjisë.

TEKNOLOGJITE E AVANCUARA NE DIAGNOSTIKIM

PER NJE DIAGNOSTIKIM TE SHPEJTE E TE SAKTE

Pajisja PET/CT: përdoret për të diagnostifikuar tumoret në stadet e tyre të hershme, trajtimin e tyre si dhe për të përcaktuar nëse këto tumore janë malinje apo beninje. Kjo pajisje përdoret gjithashtu edhe për diagnostifikimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve nervore dhe kardiake.

MRI 3 TESLA INTRAOPERATIVE

Imazhet e marra nga kjo pajisje gjatë kirurgjisë së trurit ndihmojnë në heqjen e të gjithë tumorit, Kjo ul rrezikun e kryerjes së një kirurgjie tjetër si pasojë e rishfaqjes së tumorit.

TEKNOLOGJIA E AVANCUAR NE TRAJTIM…

CYBERKNIFE: sistemi radiokirurgjikal robotik i parë dhe i vetëm në botë i projektuar për të trajtuar kancerin në çdo pjesë të trupit me saktësi milimetrike.

Një rreze shprese për pacientët të cilët nuk mund të trajtohen nga terapia e rrezatimit konvencional, të cilët kanë nevojë për një operacion shumë të komplikuar ose tumore të pa-operueshëm …

GAMMA KNIFE: Trajtim me rreze per tumoret e trurit me nje séance te vetme

Gamma Knife është një pajisje radiokirurgjike e përdorur në trajtimin e tumoreve të trurit pa kirurgji, anestezi dhe kujdes intensiv. E administruar ne nje séance te vetme, Gamma Knife ndihmon pacientin të shkojë në shtëpi në të njëjtën ditë pas trajtimit.

RAPIDARC: Teknologjia e cila ul terapinë rrezatuese deri në 2 minuta

Rapidarc është një pajisje me teknologji të lartë e prodhuar për radioterapi e cila ul kohën e rrezatimit të pacientit. Rapidark e cila ul kohën e rrezatimit nga 15-30 minuta në 2 minuta, shoqëruar nga imazhet e pajisjes duke ofruar lehtësi dhe comfort gjatë trajtimit.

TRILOGY: “ Teknologjia tre-në-nje”

Pajisja Trilogy, e cila përmban tre metoda rrezatuese trajtimi dhe shërben si Accelerator Linear (LINAC) dhe plotëson një sërë metodash të nevojshme për trajtim. Kjo pajisje teknologji e avancuar e cila përdoret njëkohësisht për diagnostikim dhe trajtim, krijon avantazhe në rregullimin dhe intensitetit e dozës tek pacientet.

TRUEBEAM: “ Teknologjia të-gjitha-në-një”

Truebeam ul trajtimin me IMRT nga 20-30 minuta në 1-2 minuta. Pacientët me kancer mund të kenë dhimbje, kollitje, probleme të frymëmarrjes dhe pamundësi lëvizjesh. Pacientë të tillë nuk janë në gjendje të qëndrojnë në tryezën e trajtimit për periudha të zgjatura kohore. Kjo pajisje siguron rehati për pacientë të tillë. Kjo pajisje siguron gjithashtu trajtimin me rreze në pika fokusuar. Koha e trajtimit reduktohet 5-6 herë me këtë pajisje, krahasuar me pajisjet e tjera.

×