Mjekësia nukleare është një aleat i ri në diagnostikimin e hershëm

Mjekësia nukleare është një aleat i ri në diagnostikimin e hershëm

METODA

Në ditët e sotme testet e mjekësisë nukleare përdoren për diagnostikimin, trajtimin dhe shërimin e shumë llojeve të kancerit, në trajtimin e sëmundjeve të zemrës, stomakut, sëmundjeve të zorrëve dhe çrregullimeve neurologjike.

Mjekësia nukleare është një aleat i ri në diagnostikimin e hershëm

Mjekësia nukleare është fusha e mjekësisë në të cilën sëmundjet e ndryshme diagnostikohen dhe trajtohen përmes përdorimit të materialeve radioaktive. Megjithatë njerëzit kanë tendencë të kenë pak frikë për shkak të përfshirjes së fjalëve “nukleare” dhe “rrezatim”. Në të vërtetë zhvillimet në këtë fushë kanë rëndësi në diagnostikim e hershëm të shumë sëmundjeve. Kjo bën të mundur që trajtimet të japin rezultate që sjellin buzëqeshje në fytyrën e secilit. Testet që zbatohen në fushën e mjekësisë nukleare ndryshojnë nga ekzaminimet radiologjike sepse ato përfshijnë përdorimin e materialeve radioaktiv dhe shërbejnë për funksionimin e indeve dhe organeve si dhe sigurimin e imazheve anatomike. Ne kemi kontaktuar Prof.Dr.Erkan Vardareli specialist i mjekësisë nukleare në Spitalin ACIBADEM Kozyatağı dhe kreu i që përdoren si dhe efektet e tyre dhe testet që kryhen në këtë departament. Prof.Vardarli e shpjegon këtë çështje dhe thotë se materialet radioaktive të përdorura në testet e mjekësisë nukleare variojnë nga organi në të cilin kryhen testet.

Dr.Vardareli thotë: “Është një reagim i natyrshëm që njerëzit të alarmohen kur  përmendet fjala” radioaktive”. Megjithatë dozimi i materialeve radioaktive që përdorim është jashtëzakonisht e ulët.  Prandaj efektet e anësore që mund të ndikojnë në shëndetin e njeriut konsiderohet të jenë në një shkallë të papërfillshme thuajse joekzistente. Të gjitha studimet tona janë brenda kufijve të përcaktuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike. Si rezultat dozat e rrezatimit të aplikuar nuk janë në një nivel që kërcënon shëndetin e pacientëve. Për shembull, sasia e materialeve radioaktive të përdorura për shintigrafinë e tiroideve është e barabartë me sasinë e trupit të nënshtruar gjatë një udhëtimi  me avion për dy orë ose kur mer rreze në breg të detit për disa orë “.

FORCA E KOCKAVE

 Një tjetër test në mjekësisë nukleare është densitometria e kockave e cila përdoret për matjen e dendësisë së mineraleve në eshtra. Në rastet kur ka humbje të mineraleve në eshtra ky test bën të mundur identifikimin e rrezikut të thyerjeve dhe vlerësimin e reagimit që pacienti shfaq ndaj trajtimit. Dendësia e kockave mund të përcaktohet në vetëm 10 minuta nëpërmjet administrimit të një dozë të ulët të rrezeve-X tek pacienti. Testet e densitometrisë zakonisht kërkohen nga njerëz të moshave të mëdha .

SHINTIGRAFIA

Shintigrafia është termi i përgjithshëm i përdorur për procedurat imazherike të kryera përmes përdorimit të materialeve radioaktive dhe gama-kamera. Shintigrafia është identifikimi i rëndësishëm i problemeve në gjëndrën e tiroides, mëlçisë, shpretkës, stomakut, zorrëve, veshkave, fshikëzës së tëmthit, zemrës, mushkërive, enëve të gjakut dhe kockave. Gjetjet shintigrafike bëjnë të mundur që shumë sëmundje të diagnostikohen herët.

SONDA GAMMA

Sondat Gamma përdorimi i të cilave është rritur gjatë viteve të fundit janë detektorë të mjekësisë nukleare që monitorojnë rrezatimin gama ose beta. Këto pajisje të cilat kanë madhësinë e një stilolapsi mbahen të sterilizuara në sallën e operacionit. Ato ndihmojnë në zbulimin e zonave ku ndodhen lezionet duke identifikuar rajonet e pranimit të materialeve radioaktive dhe bëjnë të mundur që zonat e sakta të trajtohen përmes procedurave të hapura kirurgjikale.

NJE NGA FUSHAT ME TE NJOHURA

Profesor Vardareli thekson se mjekësia Nukleare është një nga fushat më të njohura të specialitetit dhe thotë: “Mjekët që bëhen të vetëdijshëm për përfitimet e pajisjes PET-CT janë ata që preferojnë përdorimin e saj në një bazë në rritje. Pajisja e parë PET-CT u instalua  në vitin 2002, nën çatinë e Grupit të Kujdesit Shëndetësor Acıbadem , atë vit 52 pacientë u skanuan dhe ekzaminuan nëpërmjet Pet CT. Kur u skanuan 52 pacientë të përmendur, në Turqi kishte vetëm tre pajisje PET. Sot, ky numër ka arritur rreth 100 Pet Ct device  në të gjithë Turqinë  dhe numri i pacienteve  është afërsisht  1400.”

HISTORIA E MJEKËSISË NUKLEARE NË TURQI

Prof.Erkan Vardareli na ka dhënë informacionin e mëposhtëm mbi historinë e mjekësisë nukleare në Turqi: Historia e mjekësisë nukleare në vendin tonë nuk është e gjatë por zhvillimet ndodhin shumë shpejt. Në vitet 1950, Prof.Suphi Artunkal krijoi një laborator në Spitalin Haseki i cili atëherë njihej me emrin “Treatment Clinic Foundation”. P Prof.Suphi në fakt ishte endokrinolog dhe ai kreu studime mbi funksionet e tiroideve. Në vitet e mëvonshme një laborator për radioizotope u krijua në Departamentin e Sëmundjeve të Brendshme në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Ankarasë. Specialistët që punojnë në këtë laborator kanë kryer edhe studime. Kur zhvillimet në pjesën tjetër të botës arritën shpejtësi, Turqia iu përshtat asaj. Kur krahasojmë vendin me pjesën tjetër të botës sot nuk kemi absolutisht mangësi në   rutinën  diagnostikuese të pacientit ose në trajtim. Çfarëdo që mund të bëhet në botë mund të bëhet edhe në Turqi.

×
Search