Një ekosistem shembull në botë për shërbimet shëndetësore

Një ekosistem shembull në botë për shërbimet shëndetësore

ACIBADEM Healthcare Group, ka pësuar zhvillime te shpejta që nga viti 1991 dhe u bë një nga institucionet kryesore në Turqi në kuadër të fushës së shërbimeve shëndetësore private. Rritja dhe zhvillimi i Acıbadem ka vazhduar në një shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare në një ritëm të madh me shtimin e spitaleve dhe shërbimeve të reja. Investimet tona shëndetësore jashtë Turqisë filluan në vitin 2011 me shtimin e Spitalit Acıbadem Sistina në Shkup, Maqedoni. Investimet tona në Bullgari në vitin 2016 kanë përshpejtuar udhëtimin tonë të suksesit. Blerja e Grupit Tokuda dhe City Clinic Group, udhëheqës i ofruesve të kujdesit shëndetësor në Bullgari, na ka mundësuar që të bëhemi ofruesi më i madh i shërbimeve private shëndetësore në Bullgari. Investimet tona në të dy grupet kanë rezultuar me shtimin e 4 spitaleve dhe 5 klinikave ambulatore në zinxhirin tonë. Kohët e fundit, ne kemi ndërtuar një qendër mjekësore në Amsterdam, kryeqytetin e Holandës i cili filloi të ofrojë shërbime më 1 maj 2017.

Ofron Shërbime si Qender Ekselence

Të gjitha spitalet brenda grupit që përmbushin standardet globale dallohen si Qendra të Ekselencës. 11 Qendra të Trajtimit Kancerit (Onkologji Kirurgjikale, Rradioterapi, Kimioterapi), 16 Qendra të kujdesit Kardiak për femije dhe të rritur (Kardiologji dhe Kardio-kirurgji), 13 Qendra të fertilizimit in vitro (IVF), 11 Qendra të Transplantit të Organeve (Mëlçisë, Veshkave, Palca e Kockave), 9 Qendra të Kirurgjisë Spinale, 1 Qendër e Mjeksisë Sportive e akredituar nga FIFA dhe 6 Qendrat e Kirurgjisë Robotike. Janë të gjitha qendra të akredituara nga Komisioni Ndërkombëtare (JCI) dhe të kualifikuara për shkak të pajisjeve të avancuara teknologjike dhe staf mjekesh ekspertë dhe me përvojë në fushat e tyre.

Globalisht Konkurues në shërbimet e integruara të kujdesit shëndetësor

Përveç spitaleve dhe qendrave mjekësore, grupi i kujdesit shëndetësor ACIBADEM ofron një model të integruar dhe të veçantë të sistemit të kujdesit shëndetësor i cili është një shembull në mbarë botën, të tilla si:

  • Menaxhimin e Projekteve Acıbadem
  • Aplus
  • Acibadem Mobile
  • Acıbadem Labvital
  • Laboratori Acıbadem Labcell dhe Banka e Gjakut të Kordonit
  • Acibadem Labgen
  • Qendra e Shërbimit të Pacientëve Ndërkombetare

Si rezultat i këtij procesi kompleks të punës dhe përkushtimit të pakushtezuar për të ofruar shërbime të arritshme, gjithëpërfshirëse, të besueshme dhe me cilësi më të lartë, Acıbadem ka arritur sukses duke shërbyer gjithnjë e më shumë pacientëve çdo vit.

×