Në Qendrën e Transplantit të Veshkave të Spitalit Acibadem International është kryer transplanti i 1000-të

Në Qendrën e Transplantit të Veshkave të Spitalit Acibadem International është kryer transplanti i 1000-të


Eshtë kryer transplanti i 1000-të në Spitalin Acibadem International në Qendren e Transplantit të Veshkave. Shkalla e suksesit të transplantit është 98%.
Pothuajse 1000 pacientë janë trajtuar me sukses me transplantim të veshkave për rreth tetë vjet që nga fillimi i programit ‘Transplantimi i Veshkave’ në Spitalin Acıbadem International, në të cilin ndodhet ‘Qendra e Transplantit të Organeve’ të Grupit Spitalor Acıbadem.

Që nga dita kur pacienti i parë u pranua në Tetor 2010, Qendra Ndërkombëtare e Transplantimit të Organeve ne Grupin Spitalor Acıbadem ka punuar për të siguruar jetesen e lumtur dhe të shëndetshme për pacientët dhe i ka ndihmuar të rifillojnë jetën e tyre pas procedurave të transplantimit.

Prof. Dr. İbrahim Berber, Shef i Departamentit të Transplantit të Organeve në Spitalin Acıbadem International dhe Prof. Dr. Ülkem Çakır, Shefe e Departamentit të Nefrologjisë na informojnë si më poshtë mbi shkallën e suksesit të transplantit të veshkave:
“Sipas standardeve botërore, normat e suksesit të transplantit të veshkave tregohen nga funksioni i veshkës së transplantuar dhe mbijetesës së pacientit gjatë periudhave 1-5-10 vjeçare. Këto norma janë raportuar respektivisht ne 95%, 90% dhe 60%, në qendrat e quajtura “Qendra te Ekselences” sipas të dhënave të Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, veçanërisht në qendrat ku kryhet kryesisht transplantimi i veshkave me donator të gjallë si në Spitalin Acıbadem International. Shkalla e suksesit në Qendrën e Transplanit të Veshkave në Spitalin Acibadem International është respektivisht 98 dhe 95 % gjatë periudhës 1-5 vjecare. Qëllimi dhe pritshmëria e qendrës sonë është rritja e shkallës së suksesit mbi 80% në 10 vitet e fundit. ”

Për më shumë informacion mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://www.acibademinternational.com/treatment/organ-and-tissue-transplantation-centers/kidney-transplant/

×
Search