ME PRANINË E KANCERIT TË PROSTATËS NË HISTORIKUN FAMILJAR RREZIKU RRITET 7 HERË

ME PRANINË E KANCERIT TË PROSTATËS NË HISTORIKUN FAMILJAR RREZIKU RRITET 7 HERË

Kryerja e kontrolleve mjekësore vjetore mundëson diagnozën e hershme

Prostata është një organ i pozicionuar nën fshikëzën e urinës dhe kryen funksionet e riprodhimit dhe maturimit të spermatozoideve. Megjithatë, ndërsa prostata normalisht ka madhësinë e një arre, ajo mund të zgjerohet pas moshës 40 vjeç dhe të arrijë madhësinë e një mandarine ose madje edhe të një portokalli. Profesor Doktor Saadettin Eskiçorapçı, i cili është një urolog pranë Spitalin Acıbadem Atakent deklaroi se, “Tek meshkujt, për shkak të zgjerimit të prostatës lindin disa probleme. Ndjesia e djegies gjatë urinimit, urinimi i shpeshtë gjatë natës, urinimi i shpeshtë gjatë ditës dhe pamundësia për të zbrazur plotësisht fshikëzën e urinës janë disa nga  këto probleme”.

Doktor Eskiçorapçı, i cili ju përgjigj disa nga pyetjeve shqetësuese rreth sëmundjeve të prostatës, diagnozës, identifikimit dhe trajtimit, mundësoi informacionin e dhënë si më poshtë:

Cilat janë sëmundjet më të shpeshta të prostatës?

Sëmundjet më të shpeshta të prostatës janë BPH (hiperplazia beninje e prostatës), kanceri i prostatës dhe prostatiti (infeksioni i prostatës). Të tria këto sëmundje mund të shkaktojnë ankesa të urinimit të tilla si urinimi i shpeshtë gjatë natës, urinim i shpeshtë gjatë ditës, ndjesi djegieje gjatë urinimit dhe paaftësi për të zbrazur plotësisht fshikëzën e urinës. Gjithashtu, rrallë herë, mund të shkaktohen probleme të ejakulimit dhe gjakderdhje. BPH (hiperplazia beninje e prostatës) dhe kanceri i prostatës hasen tek meshkujt e moshës mbi 40 vjeç, ndërsa prostatiti është një sëmundje që haset tek meshkujt e rinj.

Cilat janë dallimet midis kancerit të prostatës dhe hiperplazisë beninje të prostatës?

BPH (hiperplazia beninje e prostatës) është një gjendje që vihet re në çdo mashkull me rritjen e moshës. Kur ajo shtrihet në kanalin e urinës (uretër) shkakton vështirësi në urinim dhe shkakton ankesat e prostatës që janë të zakonshme tek meshkujt. Nga ana tjetër, kanceri i prostatës është një sëmundje më e fshehtë pasi zhvillohet përgjithësisht në zonën periferike të prostatës. Ndryshe nga hiperplazia beninje e prostatës, ai nuk shfaq ndonjë simptomë. Prandaj, pas moshës 40 vjeç është e nevojshme të kryhen kontrolle mjekësore vjetore. Sëmundja mund të jetë fatale nëse nuk diagnostikohet që në fillim. Njerëzit me kancer të prostatës në historinë e tyre familjare duhet të jenë veçanërisht shumë më të kujdesshëm. Për njerëzit që kanë anëtarë të familjes me kancer të prostatës rreziku i zhvillimit të kancerit të prostatës rritet me 7 herë.

Cilat janë simptomat kryesore që tregojnë kancerin e prostatës në një individ?

  • Urinimi gjatë natës,
  • Urinim i shpeshtë,
  • Ndjesia e djegies gjatë urinimit,
  • Pamundësia për të zbrazur plotësisht fshikëzën e urinës dhe ndjenja sikur të mbetet urina në fshikëz,
  • Prania e urinimit me rrjedhë të ndarë,
  • Ejakulim i dhimbshëm ose i shoqëruar me gjakderdhje,
  • Duhet mbajtur mend se kanceri i prostatës mund të mos shfaqë aspak simptoma. Kjo është arsyeja pse kontrollet rutinë vjetore janë shumë të rëndësishme.

Si diagnostikohen sëmundjet e prostatës?

Diagnoza kryhet nëpërmjet kontrolleve rutinë të prostatës, analizës së urinës, testit të PSA (antigjenit specifik të prostatës në gjak) dhe ekzaminimit fizik me gisht. Kur është e nevojshme, mund të shfrytëzohen edhe ekografia, analizat e gjakut dhe testet e urinimit. Natyrisht, këto duhet të kryhen nga një specialist. Gjithashtu edhe teknikat e shqyrtimit të kancerit që janë zhvilluar vitet e fundit duhet të zbatohen nga një specialist dhe kanceri i prostatës duhet diagnostikuar herët.

Cilat sëmundje të prostatës trajtohen me Greenlight? Cili është mekanizmi i veprimit të këtyre trajtimeve?

Për trajtimin e hiperplazisë beninje të prostatës (BPH) vitet e fundit, terapia me lazer Greenlight ka qenë një alternativë e fortë ndaj metodave konvencionale të trajtimit (kirurgji e hapur dhe e mbyllur). Terapia me lazer Greenlight konsiston në eliminimin e indeve të prostatës nëpërmjet avullimit. Në vitet e fundit, me zhvillimet teknologjike, po rritet efektiviteti i terapive me lazer, të cilat ofrojnë shumë përparësi të tilla si periudha më e shkurtër e hospitalizimit, rikuperimi më i shpejtë dhe mbajtja e kateterit për një kohe më të shkurtër. Që nga viti i kaluar, metoda e Greenlight 180 W mund të përdoret në trajtimin e suksesshëm të prostatës, veçanërisht në rastet kur prostata është shumë e zmadhuar(100 gramë e më shumë), pa qenë nevoja për kirurgji të hapura. Kjo e shkurton periudhën e shtrimit në spital dhe kohëzgjatja e përdorimit të një kateteri reduktohet nga përafërsisht një javë në një ditë të vetme, gjë që u mundëson pacientëve të kthehen më shpejt në jetën e tyre të përditshme. Përveç kësaj, nëse metodat në fjalë zbatohen nga një specialist, gjithashtu eliminohen edhe rreziqet lidhur me jetën seksuale dhe mos mbajtjen e urinës. Pjesa më e rëndësishme e këtij trajtimi është përzgjedhja e asaj që është e përshtatshme për pacientin, si dhe kujdesi para dhe pas operacionit.

Cili është raporti i terapisë Greenlight me procedurat konvencionale të kirurgjisë? Në cilin lloj të pacientëve përdoren këto metoda? A mund të aplikohet me sukses terapia e Greenlight për çdo pacient apo përdoret vetëm në pacientë të zgjedhur?

Greenlight 180 W mund të përdoret në çdo pacient në të cilin mund të kryhen operacionet konvencionale. Kjo metodë mund të përdoret në trajtimin e suksesshëm të prostatës, sidomos në rastet e prostatës shumë të zmadhuar (100 gramë e më shumë) pa pasur nevojë për  kirurgji të hapur. Megjithatë, në rrethanat në të cilat nevojitet biopsi e prostatës duhet të tregohet kujdes i madh dhe trajtimi duhet të administrohet përmes metodës së duhur.

Për më shumë informacion vizitoni:

https://www.acibadem.al/rreth-acibadem/na-kontaktoni/

×