Procedura Ndërkombëtare e Mbërritjes së Pacientëve gjatë COVID-19

Procedura Ndërkombëtare e Mbërritjes së Pacientëve gjatë COVID-19

I dashur Vizitor;

Ju falënderojmë që i keni besuar Grupit për Kujdesin Shëndetësor Acıbadem për trajtimin tuaj. Ne si Grupi për Kujdesin Shëndetësor Acıbadem e dimë se mund të jetë shumë e ndërlikuar të udhëtosh me kaq shumë kufizime, kështu që përpiqemi ta bëjmë udhëtimin tuaj sa më të lehtë. Ju lutemi të lexoni udhëzimet e mëposhtme para udhëtimit tuaj dhe të na kontaktoni përsëri nëse keni ndonjë pyetje.

  • Ju duhet të blini biletën e avionit ose të autobusit dhe të na informoni për detajet.
  • Ju mund të kaloni kufirin me makinën tuaj, megjithatë duhet të jeni të gatshëm të paraqisni një leje të veçantë nga konsullata e vendit përkatës, sipas kërkesës..
  • Në kufi mund t’ju kërkohet rezultati negativ i testit COVID -19 për ju dhe për shoqëruesit tuaj.
  • Nëse ju ose shoqëruesit tuaj keni shenja klinike të COVID-19 (p.sh. kollë, ethe) gjatë hipjes për në aeroplan, do të ktheheni mbrapsht, prandaj ju lutemi kini kujdes për simptomat tuaja aktuale.
  • Ju duhet të blini biletën e avionit ose të autobusit dhe të na informoni për detajet.
  • Në këto momente nuk do të mund ta kaloni kufirin me makinën tuaj.
  • Në kufi, duhet të paraqitet testi negativ i PCR-së për COVID-19, nëse ai mund të kryhet në vendin tuaj.
  • Nëse ju ose shoqëruesit tuaj keni shenja klinike të COVID-19 (p.sh. kollë, ethe) gjatë hipjes për në aeroplan, do të ktheheni mbrapsht, prandaj ju lutemi kini kujdes për simptomat tuaja aktuale.
  • Ju duhet t’i përdorni maskat duke filluar që nga hipja në avion. Maska duhet të zëvendësohet çdo tre orë dhe gjatë zëvendësimit të maskave duhet të përdoret dezinfektuesi i duarve.
  • Kur të mbërrini në aeroport, ju dhe shoqëruesit tuaj mund të ekzaminoheni për simptomat e COVID-19 dhe testi i PCR-së për COVID-19 mund t’ju kryhet në vend. Ju do të duhet të bëni një pagesë për këtë test. Ju mund të merrni rezultatet e testit me ndihmën e ekipit të Pikës Shëndetësore Acıbadem në Spital.
  • Nëse nuk kryeni një test për COVID-19 në aeroport, nga ju dhe shoqëruesit tuaj do të kërkohet të bëni një test pas mbërritjes në spital. Gjithashtu mjekët tuaj mund të kërkojnë një CT të mushkërive ose ndonjë test shtesë në lidhje me COVID-19, nëse është e nevojshme. Pagesa për testin COVID-19 dhe analizat e tjera do të bëhet në spital
  • Në Turqi, duhet të dorëzohet në doganë rezultati negativ i testit të PCR-së për COVID-19, nëse ai mund të kryhet në vendin tuaj. Ju gjithashtu duhet të jeni të gatshëm të paraqisni dokumente që tregojnë ftesën tuaj në Turqi në kuadër të Turizmit Mjekësor Ndërkombëtar.
  • Ju duhet të mbani maskën gjatë gjithë kohës së inspektimit në doganë.
  • Kur të keni përfunduar inspektimin në doganë ju do të jeni gati për t’u transferuar në spital. Pasi të dilni, jeni të lutur të vini në Sallën tonë të Shëndetit Acıbadem.
  • Do të transferoheni në spitalin tonë me mjete transporti të paracaktuara dhe të dezinfektuara ose me ambulanca, në varësi të gjendjes tuaj mjekësore. Ju nuk do të mund të transferoheni në ndonjë vend tjetër përveç spitalit të paracaktuar.
  • Ju dhe shoferi duhet të vendosni maska përpara se të hipni në automjet.
  • Pas çdo transportimi, automjetet dhe ambulancat dezinfektohen dhe pajisjet e mbrojtjes personale të shoferëve asgjësohen si mbetje mjekësore.
  • Kur të mbërrini në spitalet tona, ju do të mirëpriteni nga Ekipi i Qendrës së Shëndetit Acıbadem. Ata do t’ju sigurojnë mbështetje në gjuhën tuaj përgjatë udhëtimit tuaj.
  • Jeni i lirë të dilni nga spitali sapo të keni përfunduar trajtimin dhe / ose të keni bërë daljen nga spitali. Ju lutemi vini re se gjatë largimit nga vendi do t’ju kërkohet rezultati negativ i testit të PCR-së për COVID-19 i kryer në 48 orët e fundit. Ju gjithashtu mund të keni nevojë për rezultatet e testit dhe për dokumente specifike gjatë hyrjes në vendin tuaj. Para se të dilni nga spitali, ju lutemi mos ngurroni të kërkoni ndihmë nga anëtarët e Ekipit të Pikës Shëndetësor Acıbadem për dokumentet e kërkuara.
×
Search