IMAZHERIA 3-D NE TRAJTIMIN E SKOLIOZES

IMAZHERIA 3-D NE TRAJTIMIN E SKOLIOZES

Shume  çrregullime ortopedike, diagnostikimi i te cilave eshte bere nepermjet mri-së dhe radiografi-së tashme mund te diagnostikohen nepermjet “eos”, nje pajisje e cila administrohet me nje doze te ulet rrezatimi

Shumë sëmundje në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë vlerësohen me metoda imazherike dy-dimensionale. Skolioza është një deformim tre-dimensional shumë kompleks. Vlerësimi i skoliozes, i cili ka qenë kryer deri tani me metodën dy-dimensionale përfshin imazhet para dhe pas të pacientit,  pasuar nga imazhet pas ndryshimit të pozicionit të tij. Imazhet e fituara nëpërmjet kësaj mënyre mund të ofrojnë të dhëna për analizën dy-dimensionale. Profesor Ahmet Alanay, një ortoped dhe traumatolog në spitalin ACIBADEM Maslak, thotë se Tomografia e Kompjuterizuar (CT), e cila ka qenë e vetmja metodë për marrjen e imazheve tri-dimensionale deri më tani, nuk mund të përdoret në analizën e skoliozës sepse doza e rrezatimit që ajo përfshin është e lartë dhe metoda nuk lejon që pacienti të jetë në pozicione të qëndrueshme. Ai citon se “CT nuk është i zbatueshëm, sepse mund të ketë një ndryshim prej 10 deri në 20 gradë në lakimin e shpinës kur pacienti të jetë shtrirë dhe jo në këmbë, ndersa pajisja EOS e cila u frymëzua nga shpikja e fizikanit Georges Charpak, fitues i çmimit Nobel e eleminon këtë problem “.

Pajisja EOS funksionon me dy tuba të dyfishta dhe prodhon imazhe të përparme, të pasme dhe anësore të pacientit pa pasur nevojë që ai të ndryshojë pozicionin. Prandaj nuk ndikohet nga ndryshimet e pozicionit. Përveç kësaj edhe pse cilësia e imazheve të skoliozës të prodhuara nga pajisja radiografike më e avancuar teknologjike nuk është mjaft e mirë, imazhet e prodhuara nga pajisja EOS janë të barabarta dhe me cilësi të lartë në të gjitha pjesët e trupit  pasi pajisja skanon të gjithë trupin. Kjo është një lehtësi e madhe për mjekët. Profesor Alanay shpreh rëndësinë e kësaj karakteristike si më poshtë: “Cilësia e imazhit është shumë e rëndësishme për ne kirurgët. Kjo ndodh sepse nëse duhet të kryhet një operacion ose të zbatohet korrigjimi i shtrëngatës së rruazave në rastet e skoliozës, lloji i kirurgjisë vendoset në përputhje me matjet e shkallës së bërë mbi imazhet që prodhohen. Kur imazhet janë me cilësi të ulët, identifikimi i pikave të matjes bëhet i vështirë. Prandaj, imazhet radiografike kanë një diferencë të shkallës së gabimit prej +/- 5. “

CILESIA E LARTE E IMAZHEVE ME DOZE TE ULET RREZATIMI

Pajisja EOS e bën të mundur rindërtimin 3D me program të veçantë. Pajisja prodhon dy imazhe të njëkohshme në pozicionin e njëjtë të pacientit dhe i siguron kirurgut mundësinë për të kryer analiza në një imazh 3D. Kjo bën të mundur që deformimet të kuptohen më mirë. Profesor Alanay përshkruan parimin e kirurgjisë së skoliozit si bashkim i një seksioni të shpinës, i cili mund të jetë shumë i vogël por bën të mundur korrigjimin më të mirë të mundshëm për t’i dhënë pacientit aftësinë maksimale të lëvizjes. Prof.Alanay thote: ndryshimi më i vogël në numrin e rruazave që janë shkrirë mund të jetë shumë i rëndësishëm në lidhje me cilësinë e jetës së pacientit.

Tipari më i shquar i pajisjes EOS, i cili përdoret në shumë qendra lider anembanë botës, është fakti se prodhon imazhe me një dozë shumë të ulët rrezatimi. Është bërë e ditur se pajisja e parë e gjenerimit EOS ka zvogëluar dozën e rrezatimit nga 5 deri në 10 herë.  EOS pajisja e gjeneratës së re, duke përdorur protokoll mikro-dozë siguron që imazhet e prodhuara të kenë dozë rrezatimi 10 herë më të ulët, përdorimi i së ciles filloi në gjysmën e dytë të vitit 2015 në Qendrën Shëndetësore të Spinale në Spitalit ACIBADEM Maslak.

Metodë e re në trajtimin dhe ndjekjen e skoliozës

 Profesor Alanay thotë se studimet shkencore që përfshijnë pajisjen EOS mund të çojnë në ndryshime të rëndësishme: “Ne mendojmë se do të jemi në gjendje të krijojmë modele të caktuara në ndryshimin e skoliozës duke analizuar imazhet 3D të fëmijëve që kemi monitoruar në moshë shumë të re. Këto modele do të na lejojnë të identifikojmë nëse një rast i veçantë lakimi do të përparojë ose jo. Eshtë shumë e rëndësishme të jesh në gjendje të vlerësosh paraprakisht rrjedhën e ardhshme të sëmundjes. Gjendja aktuale kërkon që ne të zbatojmë procedurat imazherike për pacientët fëmijë çdo gjashtë muaj, në mënyrë që të përcaktojmë progresin e sëmundjes. Ndonjëherë, gjendja e pacient nuk mund të përmiresohet ndaj është i detyruar të mbajë korse 20 orë në ditë.

“Meqenëse shqyrtimi i EOS-it u mundëson mjekëve që të matin gjatësinë e këmbëve te rasteve me skoliozë tek në të cilat zhvillohet sëmundja për shkak të ngushtësisë së këmbës mund të diagnostikohen dhe dallohen nga llojet e tjera të skoliozës.”

×
Search