Epoka e plagëve të pakta pas operacionit për transplantin e veshkave

Epoka e plagëve të pakta pas operacionit për transplantin e veshkave

Në vendin tonë, ku transplantimi i organeve nuk kryhet aq shpesh sa është e nevojshme, donatorët e gjallë që dhurojnë një organ janë një burim shprese për pacientët me mosfunksionim të veshkave. Specialistët kujdesen për procedurat kirurgjike për këta njerëz, të cilët kryejnë operacion thjesht për hir të të afërmve të tyre pa pasur asnjë çrregullim, që mund të kryhet me teknika minimale invazive. Nefrektomia ose ndryshe nxjerrja e veshkës së donatorit nëpërmjet rrugëve  vaginale, është një procedure në vlerësim kohët e fundit dhe mund të aplikohet tek  gratë që kanë lindur, është më e rëndësishmja në mesin e teknikave të sipër-përmendura.

Numri më i fundit i pacientëve që marrin terapinë e dializës për shkak të mosfunksionimit të veshkave është rreth 60.000. Ndër këta pacientë, 22.000 janë në listën e pritjes për transplantin e veshkave nga donatorët e vdekur. Megjithatë, në vitin 2014, numri i organeve që janë dhuruar ishte 407. Prandaj, shumica e transplanteve të veshkave kryhen aktualisht me organe nga donatorët e gjallë. Ndërsa 80% e transplanteve janë nga donatorët e gjallë dhe 20% e mbetur janë nga donatorët e vdekur, raporti në vendet evropiane është i kundërta me ate  në Turqi. Profesionistët e shëndetësisë të cilët janë në dijeni të shtetit në vendin tonë, përpiqen të zhvillojnë metoda të reja me qëllim që procedurat kirurgjike të jenë sa më të rehatshme për donatorët që jetojnë. Nefrektomia me nxjerrjen e veshkave me nepermjet rrugeve vaginale, kryer nga Departamenti i Transplantit te Organeve ne Spitalin ACIBADEM International nga Shefi i Departamentit Profesor İbrahim Berber dhe ekipi i tij, është një nga këto metoda. Metoda, e cila përdoret vetëm në qendrat shumë të avancuara në botë, mund të aplikohet përmes porteve të shumta ose një porti të vetëm, që përfshin hyrjen përmes kërthizës.

EKSTRAKIMI NGA ORIFIKAT NATYRORE

Kjo metodë, e cila mund të zbatohet tek donatorët femra që kanë lindur, përfshin nxjerrjen e organeve nëpërmjet orifikes natyrore në trup. Profesor İbrahim Berber thotë se, në kundërshtim me kërkesat e mëparshme, teknikat e reja nuk kërkojnë prerje të mëdha tek donatori i veshkave dhe thotë, “Ne kryejmë më shumë operacione me organe nga donatorë të gjallë. Këta donatorë janë njerëz që i nënshtrohen një operacioni vetëm për të shpëtuar jetën e prindërve të tyre ose të afërmve të tjerë, ndërsa janë plotësisht të shëndetshëm dhe pa çrregullime. Prandaj, ne duhet të sigurojmë komfort maksimal për këta njerëz. Është e mundur që të sigurohet ngushëllim i tillë përmes metodave laparoskopike të cilave u referohemi si teknika kirurgjikale minimalisht invazive ndërsa kirurgjia e hapur dhe prerjet me gjatësi midis 20 dhe 25 cm ishin opsionet e vetme në të kaluarën. Përveç vështirësive në aftësimin e pacientit që të qëndrojë në këmbët e veta, mund të ketë gjakderdhje, infeksione ose hernium në zonën e plagëve kirurgjikale. Aktualisht, teknikat e mbyllura të kirurgjisë e bëjnë të mundur që veshka të hiqet nga barku me prerje prej 5 ose 6 cm, pa ndonjë nevojë për prerje të mëdha. Madhësia e saktë e prerjes ndryshon në përputhje me madhësinë e veshkës që duhet të hiqet, sepse është thelbësore të nxjerrësh organin në tërësi dhe pa asnjë dëmtim. Si ekipi i Qendrës së Transplantit të Organeve të Spitalit Ndërkombëtar ACIBADEM, ne vazhduam të kërkojmë një përgjigje në pyetjen “Si mund ta bëjmë procedurën e nxjerrjes së veshkave edhe më të rehatshme duke eliminuar prerjen prej 5 ose 6 cm që zakonisht kërkohet?”. Si rezultat, kemi gjetur se heqja e veshkave nga kanali i lindjes së grave që kanë lindur do të ishte e mundur dhe do të eliminonte nevojën për prerje 5 deri në 6 cm, dhe kemi kryer kirurgjinë tonë të parë me metodën menjëherë pas “.

METODA E EKSTRAKIMIT NUK NDIKON NE FUNKSIONET E VESHKAVE

Në nefrektomi me nxjerrjen e veshkave nga vagina, veshka hiqet në mënyrë laparaskopike dhe marrësi është i përgatitur për transplant; Kjo pasohet nga vendosja e veshkës në qese të referuara si një “endobag” dhe marrja e saj përmes kanalit të lindjes pasi enët e gjakut dhe uretra të priten. Duke deklaruar se donatorët kanë tendencë të mendojnë për dhimbjen që kanë përjetuar gjatë lindjes, pasi u tha se veshka mund të hiqet nga kanali i lindjes, ndërsa ky nuk është aspak rasti, profesor Berber shpjegon procedurën si më poshtë: “Këto operacione nuk kërkojnë ndonjë prerje për nxjerrjen e organeve. Hyet ne bark nëpërmjet vaginës dhe veshka hiqet. Pas operacionit, pacientët mund të qëndrojnë në këmbët e tyre dhe të bëhen aktivë më shpejt, si dhe kanë nevojë për një sasi më të vogël të antidoktave. Nxjerrja e veshkës nga kanali i lindjes është më i rehatshëm në krahasim me laparoskopine standarte, ndërsa laparoskopia e zakonshme është më i rehatshëm në krahasim me kirurgjinë e hapur. ” Një nga pyetjet më të rëndësishme që ngrihet lidhur me këtë procedurë është nëse ka ndonjë efekt në funksionalitetin e veshkës. Profesor Berber thekson se kërkimi dhe përvoja tregojnë se metoda nuk ndikon negativisht në performancën ose funksionalitetin e veshkës dhe thotë, “Metoda ofron rehati të madhe për donatorin. Qendra jonë është objekti i vetëm që e përdor këtë metodë në Turqi.  Ajo është aplikuar deri tani për rreth 80 pacientë dhe rezultatet kanë qenë shumë të mira. Metoda e cila është një hap më larg nga kjo është laparoskopi  vetëm me anë të kërthizës. Edhe veshka është hequr nga vagina në këtë metodë. Ne kemi kryer procedura me këtë metodë në 7 raste deri më tani “.

METODA  NUK PENGON KONCEPTIMIN

Pas aplikimit te nefrektomise laparaskopike , donatorët qëndrojnë në spital për një mesatare prej 1 deri në 3 ditë. Vetëm nëse donatori ka ndonjë ankesë gjatë vizitës pasuese e cila kryhet pas një jave, mjafton që ai të kryejë  kontrolle të rregullta çdo gjashtë muaj, ashtu si çdo individ i shëndetshëm. Profesor İbrahim Berber thotë, “Siç është e njohur, një person i shëndetshëm është në gjendje të vazhdojë jetën me një veshkë të vetme” ,dhe nënvizon se procedura e nxjerrjes së veshkave nga kanali i lindjes nuk prek as jetën seksuale, as konceptimin, as proceset e shtatzënisë në periudhat e mëvonshme: “Gjatë operacionit, hyrja në vaginë kryhet përmes murit të pasëm vaginal. Prandaj, nuk ka ndërhyrje në mitër ose në vezore. Vendi i prerjes në vaginë nuk shkakton asnjë problem edhe për donatorin. ”

METODA E DHENIES DHE FITIMIT

Ky aplikim i Qendrës së Transplantit të Organeve në Spitalin ACIBADEM International u rendit i pari gjatë kongresit “horizonte të reja në kirurgji” në Mars të vitit 2014. Profesor İbrahim Berber, i cili thotë se ata morën çmimin për shkak të paraqitjes së tyre kirurgjikale nëpërmjet nxjerrjes vaginale në nefrektominë e veshkave me një port, thotë, “Në të njëjtin vit, ne gjithashtu morëm vendin e dytë gjatë kongresit të Kirurgjisë Endoskopike dhe Laparoskopike në Shoqatë Turke për prezantimin tonë me video për laparoskopine standarte për  nxjerrjen e veshkes nëpermjet rrugëve vaginale. Fakti që vendi ynë jep shpërblime për teknikat minimale invazive dhe modifikimet që janë në to për hir të pacientëve, na bën shumë krenarë. Qëllimi ynë është të sigurojmë rehati gjatë operacionit të donatorëve. A nuk doni të bëni një operacion për dikë që është mjaft bujar për të qene vullnetar për dhënien e veshkës përmes metodave laparoskopike dhe jo permes teknikave të vjetra? Kirurgjia laparoskopike gjithashtu rrit numrin e njerëzve që janë të gatshëm të dhurojnë organe. Hulumtimet tregojnë se numri i donatorëve të gjallë është rritur në vendin tonë dhe në pjesën tjetër të botës pas zhvillimeve kirurgjikale “.

“Operacionet e donatorëve nuk kërkojnë ndonjë prerje për nxjerrjen e organeve. Kirurgjia nëpërmjet vaginës kryhet per heqjen e veshkes. Pas operacionit, pacientët mund të qëndrojnë me këmbët e tyre dhe të bëhen aktiv më herët, si dhe të kenë nevojë për një sasi më të vogël të ilaçeve kundër dhimbjeve “.           

 

 

×
Search