DY FAMILJE, NJËRA NGA BULGARIA DHE TJETRA NGA TURQIA JANË LIDHUR PËRGJITHMONË DUKE KRYER SHKËMBIMIN E VESHKËS

DY FAMILJE, NJËRA NGA BULGARIA DHE TJETRA NGA TURQIA JANË LIDHUR PËRGJITHMONË DUKE KRYER SHKËMBIMIN E VESHKËS

Dy jetë njerëzore janë shpëtuar dhe dy familje njëra nga Bullgaria dhe tjetra nga Turqia do të qëndrojnë të lidhura përgjithmonë pas shkëmbimit të veshkës dhe transplantimit të kryqëzuar. Operacioni ka përfunduar me sukses dhe funksionet e veshkave të dy pacientëve tani janë plotësisht brenda kufirit normal, deklaron kirurgu Profesor Hamdi Karakayalı, kryetari i Qendrës për Transplantimin e Veshkave, pranë Spitalit Acıbadem Altunizade në Stamboll.

Transplantimi “në çift” i veshkave aplikohet tek pacientët me pamjaftueshmëri kronike të veshkave që kanë një dhurues por u mungon përputhshmëria e kërkuar. Ky ishte rasti me Ibrahim Emin nga Dobrich dhe Halime Erik nga qyteti Van në Turqinë fqinje. Ata të dy jetonin duke u mbështetur në trajtimin me dializë dhe kishin nevojë për një transplantim të shëndetshëm të veshkave, por nuk kishin përputhshmëri me bashkëshortët, të cilët ishin të gatshëm t’u dhuronin veshkat e tyre. Sidoqoftë, kur organet u “kryqëzuan” ose u shkëmbyen midis familjeve të dy njerëzve në nevojë, ato rezultuan se ishin të përshtatshme dhe për të dy pacientët ky ishte një shans i dytë për jetën.

Ajo mund ta shijojë përsëri jetën së bashku me 30 nipërit e mbesat e saj

51-vjeçarja Halime Erik ka 12 fëmijë dhe 30 nipër e mbesa. Ajo është kujdesur për ta me përkushtim deri sa u diagnostikua me pamjaftueshmëri të veshkave. Pasi mësoi diagnozën, e gjithë familja e saj u bashkua për ta ndihmuar atë të shërohej, por mes tyre nuk kishte një dhurues të përshtatshëm. Veshka që do t’i shpëtonte jetën do të vinte nga Bullgaria.

Ibrahim Emin nga Dobrich gjithashtu kishte kaluar ditë të vështira për shkak të dializës, ndërsa ishte në pritje të transplantimit të veshkës. Gruaja e tij Satife Emin ishte e gatshme t’i dhuronte një nga dy veshkat e saj të shëndetshme, por çifti nuk kishte përshtatshmëri. Me anë të një telefonate ata morën lajmin se një çift i përshtatshëm për transplantim u gjet në vendin fqinj, lajm i cili solli shpresë për të dy familjet. Kështu veshka e Zavit Erik nga Van u transplantua tek Ibrahim Emin nga Bullgaria, gruaja e të cilit Satife Emin ja dhuroi veshkën Halime Erik, gruas së Z. Zavit

Halime Erik u shpreh: “Jam shumë e lumtur që u shërova. Ndihem e rilindur. Tani mund të kujdesem për nipërit e mbesat e mia siç më pëlqen”.

Shkëmbimi “në çift” i veshkave nuk kryhet në Bullgari

51-vjeçari Ibrahim Emin, i cili mori dhuratën e jetës nëpërmjet veshkës së dhuruar nga Z. Zavit, thotë: “Shkëmbimi në çift i veshkave nuk kryhet në Bullgari. Ne u gëzuam shumë kur na thanë se kishte një dhurues të përshtatshëm në Turqi. Z. Zavit dhe familja e tij tani janë pjesë e familjes sonë. Jam shumë i lumtur. Në të kaluarën, unë madje nuk kisha fuqi as për të ngritur krahun. Unë iu nënshtrova dializës, por përsëri isha i lodhur dhe i zhgënjyer.”

Të dyja familjet deklarojnë se ndiheshin si në shtëpi gjatë një jave që qëndruan në spital dhe i shprehën mirënjohjen e tyre Profesorit Hamdi Karakayalı.

Sëmundja është shumë më e shpeshtë se sa mendohet

Për shkak të natyrës së saj tinëzare, pamjaftueshmëria kronike e veshkave shpesh nuk vihet re deri sa arrin në fazën e fundit. Për këtë arsye mendohet se njerëzit e prekur janë shumë më tepër nga sa mendohet. Çdo vit, afërsisht 3.500 njerëz në Bullgari dhe gati 70.000 njerëz në Turqi i nënshtrohen trajtimit me dializë. “Ndërsa dializa është një metodë trajtimi me rëndësi jetësore, të jetuarit duke qenë i lidhur me një makineri për 3 ditë në javë e prish shumë cilësinë e jetesës. Për më tepër, dializa nuk zëvendëson plotësisht funksionet e veshkës së një personi; prandaj, trajtimi përfundimtar është transplantimi i veshkës”, shprehet profesor Hamdi Karakayalı.

Transplantimi i veshkës është zgjidhja më e mirë

Transplantimi i një organi të shëndetshëm është opsioni i vetëm i përhershëm dhe jetë shpëtues për pacientët me pamjaftueshmëri kronike të veshkave në fazën përfundimtare. Dhurimi “në çift” dhe transplantimi i kryqëzuar ofrojnë një alternativë për pacientët që kanë një dhurues, që nuk është i përshtatshëm, shpjegon Prof. Hamdi Karakayalı, kirurgu që kreu operacionin. Kjo metodë e trajtimit lejon që dy çifte dhurues-marrës të trajtohen në të njëjtën kohë, duke shkëmbyer organet e dhuruara. Operacioni kryhet në mënyrë jo invazive, kështu që rreziku i gjakderdhjes dhe infeksionit minimizohet dhe shërimi pas operacionit është shumë më i shpejtë. “Ne i nxjerrim dhuruesit nga spitali në ditën e tretë pas operacionit dhe pacientët pas një jave. Procedura ishte e ngjashme dhe e suksesshme si për familjen Emin ashtu dhe për familjen Erik; funksionet e veshkave për të dy pacientët tani janë plotësisht brenda kufijve normalë”, thotë profesori Hamdi Karakayalı.

Shumë pacientë nga e gjithë bota, përfshirë Bullgarinë, preferojnë Turqinë për transplantimin e veshkave, për shkak të përvojës së fituar dhe niveleve të larta të suksesit. Më shumë se 3.500 transplantime të veshkave kryhen në vend çdo vit, dhe 80-85% e tyre bëhen nga dhurues të gjallë. Në spitalet e Acıbadem, deri më tani janë kryer mbi 5000 transplantime të veshkave, me nivele suksesi prej 99% në vitin e parë dhe 95% në vitin e pestë pas operacionit. 

×
Search