Epoka e radioterapisë në trajtimin e kancerit të mushkërive

Epoka e radioterapisë në trajtimin e kancerit të mushkërive

[fusion_builder_container hundred_percent=”no” equal_height_columns=”no” menu_anchor=”” hide_on_mobile=”small-visibility,medium-visibility,large-visibility” class=”” id=”” background_color=”” background_image=”” background_position=”center center” background_repeat=”no-repeat” fade=”no” background_parallax=”none” parallax_speed=”0.3″ video_mp4=”” video_webm=”” video_ogv=”” video_url=”” video_aspect_ratio=”16:9″ video_loop=”yes” video_mute=”yes” overlay_color=”” video_preview_image=”” border_size=”” border_color=”” border_style=”solid” padding_top=”” padding_bottom=”” padding_left=”” padding_right=””][fusion_builder_row][fusion_builder_column type=”1_1″ layout=”1_1″ background_position=”left top” background_color=”” border_size=”” border_color=”” border_style=”solid” border_position=”all” spacing=”yes” background_image=”” background_repeat=”no-repeat” padding=”” margin_top=”0px” margin_bottom=”0px” class=”” id=”” animation_type=”” animation_speed=”0.3″ animation_direction=”left” hide_on_mobile=”small-visibility,medium-visibility,large-visibility” center_content=”no” last=”no” min_height=”” hover_type=”none” link=””][fusion_text]

Epoka e radioterapisë në trajtimin e kancerit të mushkërive

Në të gjithë botën, kanceri i mushkërive është sëmundja e parë që vjen në mendje kur përmendet fjala “kancer”. Diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi efektiv kanë rëndësi të madhe në këtë sëmundje e cila renditet si semundja me nivel më të lartë vdekshmërie. Trajtimi mund të përfshijë kirurgji, kimioterapi dhe radioterapi.

Në sëmundjen e përmendur hiqet lobi i mushkërisë së prekur nga tumori. Nëse pacienti nuk është i përshtatshëm për operacion për shkak të mosfunksionimit të mushkërive, çrregullimeve të tjera që shoqërojnë kancerin ose rrezikun e anestezisë aplikohet një terapi me rrezatim prej tre deri në tetë sencash. Në fund të kësaj terapie mundësia e eliminimit të plotë të tumorit, parandalimi i rritjes së tumorit ose zvogëlimi i tumorit është mbi 90%. Kjo do të thotë se rezultatet e terapisë rrezatuese janë shumë të mira, pothuajse aq të mira sa ato të kirurgjisë me standard të lartë.

Me teknologjinë e përparuar në trajtimin e kancerit të mushkërive në spitalin Acıbadem Altunizade:

  • Mundësohet trajtimi me dozë të lartë në seancë të vetme
  • Minimizimi efekteve anësore
  • Ruajtja e indeve të shëndetshme pavarësisht dozës së lartë të rrezatimit,
  • Shënjestërohen gjithashtu zonat e tjera në të cilat ka metastaza.

Profesor Mehmet Ufuk Abacıoğlu, mjek onkolog radioterapeut në Spitalin Acıbadem Altunizade, thotë se radioterapia është veçanërisht e domosdoshme për rastet e fazës së hershme në të cilën pacientët kanë masa jo shumë të mëdha në mushkëri dhe që nuk janë përhapur në gjendrat limfatike mesastinore midis dy mushkërive ose zona të tjera të largëta. Ai gjithashtu thotë: “Kirurgjia dhe radioterapia stereotaktike aplikohen me synime të ngjashme. Megjithatë, vendimi për zgjedhjen e metodës së trajtimit për një pacient të caktuar duhet të bëhet me një qasje multidisiplinare “.

Metodat e trajtimit të kancerit të mushkërive, një prej llojeve më të zakonshme të kancerit, vazhdojnë të zhvillohen çdo ditë. Zhvillimet në fushën e onkologjisë rrezatuese janë veçanërisht të dobishme në arritjen e rezultateve të suksesshme në eliminimin e tumoreve dhe zgjatjen e kohës së mbijetesës.

Për më shumë informacion në lidhje me këtë temë mund të klikoni në linkun e mëposhtëm: http://www.acibademinternational.com/technology/

Rreth Grupit Shendetesor Acibadem:

Grupi Shëndetësor Acıbadem, i cili është zhvilluar me shpejtësi që nga viti 1991 dhe është bërë një nga institucionet kryesore në Turqi në fushën e shërbimeve shëndetësore private, ecën përpara në platformën globale me partneritetin me IHH Healthcare Berhad, një nga grupet më të mëdha në Lindjen e Largët, në vitin 2012.

E përbërë nga 21 spitale dhe 16 klinika ambulatore Acıbadem është bërë Zinxhiri i dytë më i madh i Shëndetit në botë me këtë marrëveshje nën kujdesin e IHH Healthcare Berhad. Çdo vit shumë pacientë nga vende të ndryshme të botës preferojnë të vijnë në Turqi për të marrë trajtim dhe preferojnë Acıbadem. Të gjitha spitalet brenda grupit që përmbushin standardet globale, gjithashtu janë quajtur qendrat e ekselencës. 11 qendra të kancerit (kirurgji, radioterapi, kimioterapi), 16 qendra të kujdesit të zemrës (kardiologji pediatrike dhe të rritur dhe kirurgji kardiake), 13 Qendra për fertilizim in vitro (infertilitet – IVF), 5 Qendra të transplantimit të organeve (mëlçia, veshka, Qendrat Shëndetësore të Gjirit, 9 qendrat e Obezitetit, 5 Qendrat e Sëmundjeve Anorektale, 1 Qendër e Mjekësisë Sportive e akredituar nga FIFA, 10 Qendra të Mjekësisë Bërthamore dhe 6 Qendrat e Kirurgjisë Robotike janë të gjitha në mesin e qendrave të akredituara dhe të kualifikuara ne nivel kombëtare dhe ndërkombëtare për shkak të pajisjeve dhe ekspertëve të teknologjisë së përparuar që kanë përvojë të konsiderueshme në fushat e tyre.

[/fusion_text][/fusion_builder_column][/fusion_builder_row][/fusion_builder_container]

×
Search