Përdorimi pa kriter i vitaminave mund të shkaktojë sëmundje te zemrës!

Përdorimi pa kriter i vitaminave mund të shkaktojë sëmundje te zemrës!

Përdorimi pa kriter i vitaminave mund të shkaktojë sëmundje te zemrës!

Prinderit gjithmonë kanë tendecë të jenë shumë të kujdesshëm lidhur me shëndetin e fëmijëve të tyre . Pa u konsultuar me mjekun specialist, ata zakonisht u japin atyre suplemente dhe vitamina të ndryshme, me qëllim për të forcuar sistemin imun të fëmijëve të tyre. Por, duhet patur shumë kujdes kur I japim fëmijëve suplemente vitaminash sepse dhënia e tyre në doza të larta mund të ketë një efekt toksisk duke shkaktuar një sërë problemesh shëndetësore, vecanërisht kalcifikim të arteries koronare dhe asaj renale.

14012016 (5)

Vitaminat që përmbajnë vlera ushqyese të cilat ndihmojnë ne rritjen, zhvillimin, dhe dhënien e energjisë së nevojshme që u duhet qelizave dhe indeve të trupit për tu zhvilluar, kanë një rëndesi jetësore për fëmijët gjatë stadeve të tyre të zhvillimit.Mosha gjatë së cilës fëmijët kanë nevojëa më të mëdha për vitamina dhe minerale është mosha 0-2 vjec, 5 vjec, mosha e pubertetit (duke filluar që nga mosha 10 vjec).Ata gjithashtu kanë nevoja të larta për këto suplemente në stinën e dimrit, sepse infeksionet e rrugëve të siperme respiratore janë më të shpeshta.Familjarët shpesh I japin vitaminat dhe suplementet e ndryshme pa u konsultuar me mjekun me qëllim forcimin e sistemit imun, në mungesë të rrezeve të diellit në stinen e ftohte të dimrit. Mjeku Specialist Pediatër I Qendrës Mjekësore Acibadem Bağdat Caddesi   Dr. Huri Aydoğan paralajmëroi që përdorimi pa kriter I suplementeve të vitaminave mund të shkaktojë dëme serioze në vënd të përfitimeve për fëmijën tuaj.

Kurrë mos I jepni fëmijëve tuaj vitamina pa u konsultuar me mjekun!

14012016Huri Aydoğan

Specialisti Pediatër Dr. Huri Aydoğan theksoi që fëmijët me zhvillim normal dhe që ushqehen shëndetshëm nuk kanë nevojë për suplemente vitaminash. Dr. Huri Aydoğan tha: “Fatkeqësisht familjarët kanë tendencë për t’I dhënë fëmijëve vitamina pa marrë parasysh të ushqyerit dhe zhvillimin e fëmijës” dhe më pas vazhdoi ;“Dozat e larta të vitaminave në trup mund të shkaktojnë probleme të rëndësishme në shëndetin e fëmijës që nga kalcifikimi I arteries koronare dhe renale deri në formimin e gurëve në veshka, zmadhim të mëlcisë dhe shpretkës, si edhe në tharje dhe plasaritje të lëkurës”. Kjo pra është arsyeja pse asnjherë nuk duhet t’u jepni fëmijëve tuaj vitamina dhe suplemente pa u konsultuar më parë me mjekun”.

Vitaminat gjysëm të tretshme në yndyrna mund të kenë një efekt toksik!

Vitaminat ndahen në 2 grupe në “vitamina të tretshme në ujë” dhe “vitamina të tretshme në yndyrna”. Vitamina B dhe C treten në ujë ; ndërsa vitamina A, D, E dhe K treten në yndyrna. Meqënëse sasia e tepert e vitaminës B dhe C të cilat janë të tretshme në ujë eleminohet nga trupi nëpërmjet urinës, ato kryesisht nuk shkaktojnë probleme në organizëm. Krejt e kundërta ndodh me vitaminat e tretshme në yndyrna të cilat akumulohen në trup dhe mund të shkaktojë efekte toksike duke dëmtuar në këtë mënyrë organizmin.

Përdorimi pa kriter I vitaminave kompromenton rëndë shëndertin!

Specialisti Pediatër Dr. Huri Aydoğan listoi problemet shëndetësore që mund të vijnë si pasojë e akumulimit në sasi të mëdha në organizëm të vitaminave të tretshme në yndyrna A, D, E dhe K:

Vitamin A: Zmadhim të mëlcisë dhe shpretkës

14012016 (1)

Vitamina A ka një rëndësi të madhe në diferencimin dhe riprodhimin e indeve tek fëmijët (sidomos në periudhën e rritjes), në sistemin imun, integritetin e qelizave epiteliale dhe zhvillimin e mushkërive. Mungesa e kësaj vitamine në organizëm ndikon në zhvillimin fizik dhe mendor, në tharjen dhe carjen e lëkurës, në uljen e oreksit të fëmijës duke rritur kështu gjasat për anemi dhe infeksione. Por duke qenë se vitamina A është e tretshme në yndyrna, përdorimi pa kriter I saj, shkakton më tepër dëm sesa dobi. Kur doza të larta të vitaminës A akumulohen në inde shkakton mungesë oreksi, rritje të vonuar, lëkurë të thatë dhe të plasaritur, zmadhim të mëlcisë dhe shpretkës, dhimbje në kockat e gjata, rritje të presionit të brëndshëm të kafkës dhe rënie të flokëve.

Vitamina D: Kalcifikim të arteries koronare dhe asaj renale

Kjo vitaminë ndihmon në përthithjen e kalciumit në organizëm. Ajo ka një rol të rëndësishëm në forcimin e kockave dhe zhvillimin e dhëmbëve tek fëmijët. Ajo gjithashtu forcon sistemin imun dhe sistemin nervor. Dr. Huri Aydoğan thotë se duke qënë se vitamina D është e tretshme në yndyrna, kur ajo grumbullohet në organizëm mund të ketë efekte toksike dhe si rezultat fëmija mund të zhvillojë probleme të rëndësishme shëndetësore si diarre, humbje në peshë, urinim të shpeshtë, gurë në veshka, urinim gjatë natës dhe kalcifikim të arteries koronare dhe renale si edhe kalcifikim të indeve të buta sic janë bronket dhe stomaku.

Teprica e vitaminës E:

Vitamina E, një antioksidant shumë I fuqishëm, mbron endotelin vaskular (shtresa e brëndshme qelizore e murit arterial), nervor dhe membranat e qelizave të tjera tek fëmijët nga efekti I dëmshëm I radikaleve të lira. Doza të larta të vitamës E në organizëm ulin sistemin imun duke bërë që fëmija të sëmuret më shpejt.

Teprica e vitamës K:

Vitamina K ka efekt rregullues në faktorët e koagulimit tek fëmija. Marrja me tepricë e saj mund të shkaktojë probleme të tilla si anemi dhe verdhëz por deri tani nuk janë parë efekte toksike nga përdorimi oral I saj.

 

×