Diagnostikimi  Hershëm i Kancerit të Gjirit & Ushqyerja që lufton kancerin e gjirit

Diagnostikimi  Hershëm i Kancerit të Gjirit & Ushqyerja që lufton kancerin e gjirit

Kontrollet e rregullta janë jetike për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit i cili është ndër tumoret më të zakonshme tek femra. Gratë që nuk kanë  rrezik të kancerit të gjirit duhet t’i nënshtrohen kontrolleve mamografike vjetore dhe të rregullta pas moshës 40 vjeçare. Tek gratë me një histori familjare të kancerit të gjirit është i nevojshëm  nënshtrimi i kontrolleve të rregullta mjekësore pas moshës 25 vjeç.

Mbrojtja nga kanceri i gjirit dhe sigurimi se trajtimi jep rezultate më të mira kërkon që individët të shmangin ngrënien e ushqimeve të zakonshme dhe të hanë shumë ushqime të zgjedhura. Shtimi i  peshës dhe rritja e nivelit të yndyrës tek gratë me kancer të gjirit mund të rrisë rrezikun e kancerit në gjirin  tjetër. Prandaj, qëllimi duhet të jetë ushqimi që redukton rritjen e yndyrës dhe mbron sistemin imunitar të trupit.

  • Ushqimet e bardha, veçanërisht sheqeri i rafinuar, orizi dhe mielli i bardhë, rrisin rrezikun e kancerit.
  • Çaji jeshil, i cili është një antioksidant i fortë për shkak të polifenoleve në përmbajtjen e tij, ndihmon në reduktimin e raportit të yndyrës në trup.
  • Peshku, i cili premton shëndet për njerëzit e të gjitha moshave, parandalon përhapjen e kancerit të gjirit.
  • Perimet dhe frutat që janë të pasura me antioksidantë kanë një rol të madh në luftën kundër kancerit të gjirit. Lakra e bardhë, brokoli, lulelakra, panxhar, rrushi i kuq, manaferrat e zeza, qershia, kajsia, pjeshkët, kungulli, majdanozi, qepa dhe hudhrat janë burime të pasura të antioksidantëve.
  • Rreziku i kancerit të gjirit rritet tek gratë të cilat marrin nivel të ulët të kalciumit . Qumështi, kosi, djathi dhe produktet e tjera të qumështit janë ushqime që janë të pasura me kalcium.
  • Studimet tregojnë se hudhra e papërpunuar zvogëlon mundësinë e zhvillimit të kancerit të gjirit.

 

×
Search