Të gjitha masat parandaluese kundër COVID-19

Të gjitha masat parandaluese kundër COVID-19

Acıbadem fillon të pranojë përsëri pacientë në Turqi

Bota prej muajsh po kalon një krizë për shkak të përhapjes së Covid-19. Disa vende, përfshirë Turqinë, kanë ndërmarrë bllokime totale ose të pjesshme për të ngadalësuar përhapjen e pandemisë. Në këto rrethana, Grupi për Kujdesin Shëndetësor Acıbadem ka marrë masat paraprake të nevojshme dhe vazhdon të mbështesë të gjithë pacientët.

Që nga 11 Marsi 2020, data e deklarimit zyrtar të rastit të parë me infeksionin e koronavirusit në Turqi, Grupi për Kujdesin Shëndetësor Acıbadem ka angazhuar procedurën e tij të menaxhimit të krizave. Ne kemi riorganizuar spitalet dhe qendrat tona mjekësore. Meqenëse kemi përmbushur kriteret e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, spitalet tona janë shpallur spitale të pandemisë, gjë që na mundëson të jemi në gjendje të diagnostikojmë dhe trajtojmë pacientët me Covid-19 së bashku me shërbime të tjera ekzaminuese, diagnostikuese dhe terapeutike. Përveç kompetencës sonë fizike dhe mjekësore, kjo është çështje krenarie shpirtërore për sa i përket shërbimit ndaj njerëzve në një periudhë të tillë.

Kontrollimi i infeksionit dhe praktikat e sigurisë në spitalet tona janë gjithmonë mjaft superiore duke marrë parasysh mesataret globale. Për pandeminë e Covid-19, ne i kemi rishqyrtuar këto masa dhe vazhdimisht i rivlerësojmë ato brenda Këshillit tonë për Infeksionin. Pacientët e dyshuar ose të konfirmuar me Covid-19 janë të izoluar nga pacientët e tjerë dhe pranohen në zona të paracaktuara. Profesionistët e kujdesit shëndetësor që merren me raste të dyshuara ose të konfirmuara nuk janë të përfshirë në kujdesin ndaj pacientëve jo të dyshuar, për shkak të rrezikut të kontaminimit të tërthortë. Zonat publike në spitale dezinfektohen shpesh; janë hequr revistat në dhomat e pritjes si dhe vendet e uljes dhe karriget nga kafenetë. Lejohen të shiten vetëm ushqimet e paketuara. Një ashensor i veçantë është i dedikuar për pacientët e dyshuar ose të konfirmuar me Covid-19. Ne kemi dedikuar dhoma në spitale për mjekët, infermierët dhe pjesën tjetër të stafit që merren me pacientët me Covid-19, nëse ata preferojnë të mos kthehen në shtëpi për të parandaluar përhapjen.

Të gjithë pacientët me ankesa për ethe dhe kollë mirëpriten në zonën e izoluar të urgjencës. I gjithë stafi mjekësor është i pajisur me materiale mbrojtëse personale dhe të gjithë pacientët janë të pajisur me maska kundër rrezikut të kontaminimit të kryqëzuar. Zonat e ekzaminimit dhe të shtrimit për pacientët jo-Covid-19 janë rreptësishtë të rezervuara dhe të izoluara nga zonat e urgjencës. Për më tepër, këta pacientë në zonat e ekzaminimit shërbehen nga stafi i caktuar posaçërisht për këtë njësi. Për pacientët me kancer dhe sëmundje kronike që vijnë për kontroll, ne kemi dedikuar pika hyrëse në spitale të veçuara. Vetëm një shoqërues është i lejuar; ne matim temperaturën e trupit të pacientit dhe të shoqëruesit në çdo vizitë. Të gjithë pacientët që do të kryejnë operacion së pari ekzaminohen duke marrë parasysh Covid-19. Stafi mjekësor është i pajisur me materiale mbrojtëse personale.

Të gjitha pajisjet sterilizohen në Njësinë Qendrore të Sterilizimit dhe sallat e operacionit dezinfektohet para secilës procedurë. Pas operacionit, pacientët transferohen në dhoma teke për rikuperimin pas operacionit.

Si Grupi për Kujdesin Shëndetësor Acıbadem, ne do të vazhdojmë të ndjekim protokollet e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe nga Ministria Turke e Shëndetësisë, dhe do të vazhdojmë t’i japim përparësi nevojave të pacientëve tanë. Ne kemi kënaqësinë t’ju sigurojmë se do të vazhdojmë të mbështesim nevojat mjekësore të pacientëve tanë gjatë dhe pas kësaj situate globale ekstreme.

×
Search