3 faktorët kryesorë për suksesin e IVF-së në rastet komplekse të infertilitetit

3 faktorët kryesorë për suksesin e IVF-së në rastet komplekse të infertilitetit

Për disa familje lindja e një fëmije vjen natyrshëm, ndërsa për të tjerët rezulton të jetë një përvojë dërrmuese. Mosha e madhe e nënës, dështimet e përsëritura të IVF-së, abortet spontane të përsëritura, infertiliteti i rëndë i faktorit mashkullor, pakësimi i rezervës se vezoreve, problemet e imunitetit mund të paraqesin sfida edhe për riprodhimin e asistuar.

Prof. Dr. Cem Fıçıcıoğlu, një specialist i fertilitetit pranë Spitalit Acıbadem Kozyatağı në Turqi, ka trajtuar raste të komplikuara të infertilitetit për më shumë se 30 vjet. “Çdo specialist në fushën e IVF-së preferon paciente në moshë më të re për shkak të niveleve më të larta të suksesit. Por pacientet me rezerva të pakësuara të vezoreve, mosha e madhe e nënës ose dështimet e mëparshme të IVF-së më sfidojnë me shumë”, tregon ai. Prof. Fıçıcıoğlu ka kryer specializime në lidhje me mjekësinë riprodhuese dhe kirurgjinë e infertilitetit në Belgjikë, Mbretërinë e Bashkuar dhe SH.B.A. Aktualisht, ai punon në Turqi, e cila është kthyer në një nga destinacionet kryesore të turizmit mjekësor në vitet e fundit. Në karrierën e tij produktive ka sjellë në jetë më shumë se 30.000 foshnje duke bërë të lumtura çifte nga Turqia, Bullgaria, Rumania, Zvicra, Gjermania, Franca, Holanda, SHBA, Britania e Madhe, Uzbekistani, Kazakistani, Moldavia, etj. Në punën e tij të përditshme, mosha mesatare e pacientëve të IVF-së është rreth 30 vjeç, por pjesa e çifteve në moshë të avancuar po rritet vazhdimisht. Mosha e avancuar sjell disa probleme specifike dhe ndërlikime të mundshme që kanë nevojë për eksperiencë të veçantë. Për të gjithë ata çifte që mund të përshkruhen si raste “të komplikuara”, Prof. Dr. Cem Fıçıcıoğlu tregon tre faktorët kryesorë për suksesin e IVF-së të cilët duhen vënë re gjatë zgjedhjes së mjekut dhe klinikës së tyre të besuar.

Eksperienca dhe gatishmëria e mjekut për të aplikuar teknika të reja

Prof. Dr. Cem Fıçıcıoğlu deklaron se ai gjithmonë ka ëndërruar të bëhet një specialist i mjekësisë riprodhuese sepse ajo është një fushë shumë e gjerë për të hulumtuar. Çdo vit zhvillohen metoda dhe teknikat të reja. Disa prej tyre rezultojnë të jenë të dobishme me kalimin e kohës, ndërsa të tjera dështojnë. Një specialist i suksesshëm i IVF-së duhet të jetë i përditësuar me të gjitha hulumtimet dhe zhvillimet e reja, dhe mënyrën se si ato mund të kontribuojnë në rritjen e niveleve të suksesit në e rastet shtatzënive komplekse. Për shembull: “Nëse përqendrohemi në faktorët e infertilitetit mashkullor, mund të përdorim disa mjete si IMSI (përzgjedhja mikroskopike e spermatozoideve) ose mikro-çipi për të zgjedhur spermatozoidet më të përshtatshme për të fekonduar oocitin. Për rezervën e pakësuar të vezoreve, ne mund të bëjmë një trajtim paraprak për të rritur cilësinë dhe numrin e oociteve, duke përdorur PRP ose injeksionin e fraksionit vaskular stromal (SVF) në korteksin e vezoreve.”

Përveç kësaj, ambienti me cilësi të lartë përdoret për të siguruar kushte të sigurta për zhvillimin e embrionit. Për të zgjedhur embrionin i cili ka shansin më të mirë për sukses, veçanërisht në çiftet me dështime të përsëritura, zbatohet IVF-ja me PGS (depistimi gjenetik). Ndonjëherë një problem në lidhje me imunologjinë rezulton në dështime të përsëritura të IVF-së; në këto raste, disa ilaçe që merren nga goja ose vaksinimi i limfociteve mund të sigurojnë një zgjidhje. Shumëllojshmëri mjetesh të reja janë në dispozicion për secilën fazë të procesit të IVF-së, dhe zbatimi i tyre i suksesshëm varet nga njohuritë dhe intuitat e specialistit të fertilitetit.

Shërbime laboratorike të avancuara

Trajtimi i suksesshëm në fushën e fertilitetit kërkon eksperiencë të lartë dhe punë në ekip. Mjeku i fertilitetit është ai që përcakton protokollet e trajtimit, monitoron pacientët dhe mbledh oocitet. Më pas vjen embriologu, i cili bën fekondimin e vezëve më të mira me qelizat e spermatozoideve, kujdeset për të rritur dhe ushqyer embrionet dhe për të kryer të gjitha procedurat e kërkuara laboratorike para fazës së transferimit të embrionit. Profesor Cem Fıçıcıoğlu përshkruan laboratorin e embrionit si “kuzhina e mjekësisë” gjatë procedurave të IVF-së, e cila së bashku me eksperiencën e mjekut është po aq e rëndësishme për rezultatin. Ai thotë, “Teknologjia dhe kualifikimi i embriologëve që administrojnë të gjitha këto procedura, që personalizojnë trajtimin dhe që e monitorojnë atë nga afër është një pikë kryesore për suksesin e procedurës.”

Për shembull, në Acıbadem, laboratori i embrionit punëson disa nga specialistët më të shkëlqyer në këtë fushë, të pajisur me teknologjinë më të përparuar, të cilët punojnë në mënyrë të vazhdueshme me raste të komplikuara të infertilitetit nga e gjithë bota. Ata kanë në dispozicion të gjitha mjetet e fundit të cilat kontribuojnë në normat e suksesit. Embrionet mund të zhvillohen dhe monitorohen duke përdorur një embrioskop. Ky është një lloj inkubatori që siguron kushtet më të mira për zhvillimin e embrionit ndërsa embrionet vëzhgohen me anën e një kamere të integruar, pa qenë nevoja për t’i nxjerrë ato në ambientin normal të dhomës. Pajisja e mikro-manipuluesit përdoret për teknikat që kërkojnë saktësi të lartë, të tilla si çelja e asistuar (AHA), diagnoza gjenetike para implantimit (PGD) ose injeksioni intermitoplazmatik i spermës (ICSI). Të gjitha këto janë mjete që përmirësojnë normat e suksesit të shtatzënisë.

Qasja dhe trajtimi individual

“Secili pacient ka udhëtimin e tij ose të saj personal. Çdo rast i fertilitetit ka sfidat e veta dhe protokolli i trajtimit të një personi shpesh është shumë i ndryshëm nga tjetri, edhe nëse ata janë në të njëjtën moshë”, thotë Prof. Dr. Cem Fıçıcıoğlu. Kjo është arsyeja pse qasja me anë të terapisë individuale nga diagnoza në trajtim është e një rëndësie thelbësore. Për shembull, gati 20% e pacientëve kanë të ashtuquajturin “infertilitet të pashpjegueshëm”. “Kjo do të thotë që ne nuk mund të gjejmë ndonjë arsye që shkakton infertilitet”, shpjegon Prof. Fıçıcıoğlu. Për këtë grup pacientësh, ka ende një shumëllojshmëri mundësish: “Nëse gruaja është nën 35 ose 36 vjeç, me një rezervë të mirë të vezoreve dhe partneri i saj ka një numër të mirë të spermatozoideve, atëherë ne u rekomandojmë atyre të bëjnë inseminimin intrauterin ( IUI). Por nëse mosha e gruas është mbi 36 vjeç, kohëzgjatja e infertilitetit është më shumë se 6 vjet dhe numri i spermatozoideve është i ulët, atëherë ne rekomandojmë procedurë të menjëhershme të IVF-së.”

Disa çifte preferojnë një trajtim për fertilitetin më të afërt me konceptimin natyror, me protokolle më të shkurtra dhe stimulim të minimizuar. Sipas Prof. Fıçıcıoğlu, ai siguron disa përfitime, të tilla si angazhim për më pak kohë, kosto më të ulët ose më pak ilaçe për fertilitetin. Por IVF-ja tradicionale ofron një mundësi për të ngrirë embrionet për përdorim në të ardhmen sepse prodhohen më shumë oocite. Përsëri, zgjedhja përfundimtare varet nga aftësia e mjekut për të dëgjuar, analizuar dhe ofruar zgjidhje të përshtatshme për pacientët.

Si ndikojnë të gjitha këto në suksesin e IVF-së?

Një histori nga jeta reale ilustron se si teknikat e reja, përsosmëria laboratorike dhe qasja e personalizuar provojnë të jenë mjetet sekrete për suksesin. Prof. Dr. Cem Fıçıcıoğlu pranë Spitalit Acıbadem Kozyatağı thotë: “Ajo ishte 46 vjeç dhe kishte pasur pesë dështime në IVF-të e mëparshme. Ajo kishte me të vërtetë një rezervë të pakët të vezoreve kur e pashë. Në fillim, ne bëmë injeksionin e fraksionit vaskular stromal në vezoren e saj për të stimuluar vezët. Pastaj filluam një procedurë standarde IVF-je, të personalizuar, me PGS. Ne transferuam një embrion normal dhe ajo mbeti shtatzënë. Javën e kaluar morëm lajmin se ajo u bë me një djalë. Kjo është me të vërtetë fantastike duke marrë parasysh grup moshën: një fëmijë i shëndetshëm me vezët e veta. Lajme të shkëlqyera!”

×
Search