Qendra e implantimit të kokleas

///Qendra e implantimit të kokleas
Qendra e implantimit të kokleas 2017-10-03T10:08:33+00:00

Çfarë është një implant koklear?

Një implant koklear (implant Bionik i veshit) është një pajisje e kompjuterizuar që mund të rivendosë dëgjimin për personat me humbje të rënda të dëgjimit. Kjo është e vetmja teknologji mjekësore në gjendje për të rivendosur një nga pesë shqisat e trupit – shqisën e të dëgjuarit. Njerëzit që marrin përfitim të vogël nga aparate dëgjimi konsiderohen si kandidatë për implant koklear. Në mbarë botën ka më shumë se 400.000 fëmijë dhe të rritur të cilët përfitojnë nga dëgjimi i implantuar. Ndryshe nga një aparat dëgjimi i cili zgjeron tingujt hyrës, një implant koklear ndryshon valët zanore në sinjale elektrike. Aparatet ndihmëse të dëgjimit kërkojnë funksionimin e qelizave qimëzore në veshin e brendshëm, ndërsa dëgjimi i impjantuar anashkalon qelizat qimëzore të dëmtuara, konverton të folurit dhe tingujt mjedisorë në sinjale elektrike dhe i dërgon këto sinjale në nervat e dëgjimit.

Një implant koklear ka dy komponentë kryesorë:

  1. Një komponent të brendshëm që përbëhet nga një pajisje e vogël elektronike që është transplantuar në mënyrë kirurgjikale nën lëkurë prapa veshit i lidhur me elektroda që futen brenda kërmillit.
  2. Një komponent të jashtëm prapa veshit që përbëhet nga një procesor i fjalëve, mikrofon, bateri dhe kabinë.

Mikrofoni kap tingujt duke lejuar procesorin e fjalëve të përkthejë ato në sinjale elektrike të veçantë. Këto sinjale përçohen deri tek një kabllo i hollë në helmetë dhe transmetohen përgjatë lëkurës nëpërmjet valëve të radios në elektrodat e implantuara në kërmill. Sinjalet e elektrodave stimulojnë fibra nervore dëgjimore për të dërguar informacion në tru ku interpretohet si tingull kuptimplotë.

Kirurgjia e implantit koklear

Kirurgjia e implantit koklear kryhet zakonisht nën anestezi të përgjithshme. Kjo procedurë bëhet me anë të një prerje prapa veshit për të hapur kockën mastoide që çon në hapësirën e veshit të mesëm. Pas ekspozimit të hapësirës së ​​veshit të mesëm bëhet një hapje në kërmill dhe futen elektrodat e implantuara. Pajisja elektronike në bazë të grupit të elektrodës vendoset më pas nën lëkurë prapa veshit.

Ky operacion mund të kryhet në individët duke nisur nga mosha 12 muaj e sipër të cilët nuk përfitojnë nga pajisjet ndihmëse dëgjimore.

Ekipi i implantit koklear

Ekipi ynë për implant cochlear përbëhet nga një kirurg i neurotologjisë dhe dy mjekë të audiologjisë me ekspertizë të gjerë në të gjitha patologjitë e veshit. Vlerësimi preoperativ, matjet intraoperative dhe rehabilitimi postoperativ i çdo pacienti kryhet pikërisht duke përdorur teknologjitë më moderne. Operacioni kryhet me siguri të madhe përmes pajisjeve bashkëkohore që posedon spitali Acibadem.