Urologjia

//Urologjia
Urologjia 2017-10-03T10:08:33+00:00
urology-man-woman

Në Departamentin e Urologjisë, Grupi Spitaleve Acıbadem ofron ekzaminime urologjike me cilësi të lartë dhe diagnoza e shërbime të trajtimit për të rriturit dhe pacientët pediatrikë me një staf dinamik mjekësor i cili ndjek nga afër zhvillimet. Mjekët e Departamentit të Urologjisë janë të angazhuar për të kryer shërbime eksperte në urologji duke shfrytëzuar përvojën e tyre klinike dhe njohuritë e bazuara në studime dhe hulumtime shkencore.

urology-manPërveç operacioneve rutinë si ato të prostatës dhe operacionet e fshikëzës TUR, operacionet invazive dhe joinvazive të gurëve (ureteroskopi, nefrolithotomi percutaneous, dhe lithotripsi (ESWL), njësia ka qenë një qendër udhëheqëse në urologji me shërbime intensive mjekësore në operacionet urologjike të kancerit, operacionet urologjike pediatrike, urodinamikë dhe disfunksione seksuale mashkullore.

Terapitë moderne medicinale dhe kirurgjia janë ingranuar në çrregullimet urinare të shkaktuara nga zgjerimi i prostatës (BPH) (TUR, Greenlight Laser PVP, Greenlight Laser HPS, Thermoterapy Feedback). Për më tepër, studimet gjithëpërfshirëse janë ndërmarrë në fusha që kanë të bëjnë me shëndetin e prostatës si skenimi i kancerit dhe infeksionit të prostatës.

Në Departamentet e Urologjisë të Grupit të Spitaleve Acıbadem të gjitha metodat bashkëkohore kirurgjikale dhe mjekësore përdoren në trajtimin e sëmundjeve të kancerit urologjik. Departamenti përdor shpesh prostatektominë radikale nervmbrojtëse (për kancerin e prostatës) dhe cistektomisë radikale (për kancerin e fshikëzës).

Përveç kësaj ekipi i specialistëve të kirurgjisë së urologjisë kryen edhe operacione të tjera si kanceri i veshkave dhe testis, duke u mbështetur në shërbimet e kujdesit të anesteziologjisë dhe atij intensiv. Në disa raste të kancerit urologjik janë paraqitur mundësi të trajtimit me koordinimin e Njësive të Onkologjisë Mjekësore dhe të Radioterapisë.

urology-womanNë Grupin e Spitaleve Acıbadem përdoren mjetet më të fundit teknologjike në operacionet endoskopike për trajtimin e gurëve të traktit urinar. Përveç trajtimit kirurgjikal, trajtim joanestezik dhe ambulator i gurëve është i mundur me anë të lithotripsisë (ESWL). Departamenti i Urologjisë është një nga qendrat kryesore në aspektin e përvojës në trajtimin e sëmundjes endourologjike të gurit (ureteroskopi, nefrolithotomi percutaneous – PCNL).

Njësia e urodinamikës ofron një ekzaminim të hollësishëm diagnostik të problemeve që lidhen me mospërmbajtje urinimi dhe të problemeve që mund të shihet në çdo moshë, në meshkuj dhe femra. Metodat moderne urodinamike dhe uroradiologjike përfshihen në diagnostikimin dhe monitorimin e çdo lloj problemi të mosmbajtjes në të rriturit dhe fëmijët, duke përfshirë për shembull urinim natën tek fëmijët apo çrregullime mospërmbajtje tek gratë dhe pacientët e mielodisplazisë.

Trajtimi i problemeve të ereksionit dhe infertiliteti mashkullor janë planifikuar dhe ekzekutuar në bashkëpunim me specialitete të tjera mjekësore duke përdorur ekzaminimin, diagnostikimin dhe aftësitë për trajtim.

Urologu pediatër merret me diagnostifikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të lindura ose të fituara të sistemit urinar dhe organeve gjenitale të cilat mund të shihen në fazat e paralindjes, porsalindur dhe të mëvonshme.