Onkologjia e Rrezatimit

////Onkologjia e Rrezatimit
Onkologjia e Rrezatimit 2017-10-03T10:08:34+00:00

Radioterapia

Onkologjia e Rrezatimit është diciplinë e cila përmes përdorimit të rrezatimit jonizues shqyrton efektet e rrezatimit në kancer, sjelljen e tumoreve dhe gjithashtu bën hulumtime në këtë fushë.
Onkologjia e rrezatimit ka dy fusha aplikimi: Radioterapinë dhe Radiokirurgjinë.

  • Radioterapia (Terapi me rreze -X)

Radioterapia përdoret si në trajtimin e indeve kanceroze ashtu edhe tek trajtimi i disa tumoreve jo-malinje me rrezatim. Ajo njihet edhe si “terapi rrezatuese” apo “Terapi me rreze X“. Rrezet e përdorura në radioterapi kanë për qëllim t’i vrasin kanceroze apo të ndalojnë rritjen e tyre. Radioterapia aplikohet shpesh në trajtimin e kancerit. 60-80% e pacientëve të diagnostifikuar me kancer kanë nevojë të paktën për një dozë radioterapie.

Pajisjet trajtuese të përdorura gjatë aplikimit të Onkologjisë Rrezatuese:

RapidarkRapidark

Rapidark është një pajisje radioterapie e teknologjisë së lartë e cila redukton sasinë e kohës që pacientët duhet t’i nënshtrohen terapisë rrezatuese. Ajo siguron rehati më të madhe dhe lehtësi për pacientin duke ulur kohëzgjatjen e seancave të radioterapisë nga  15-30 minuta në më pak se 2 minuta.

Trilogjia

Trilogjia

Trilogjia është një lloj i përshpejtuesit linear (pajisje LINAC) e cila përdoret në trajtimin me radioterapi. Pajisja Trilogji bashkon karakteristika të ndryshme që gjenden në pajisjet e tjera duke mundësuar ndërhyrjen e saktë nga specialistët në hapësirën më të shkurtër kohore dhe në një proporcion ideal. Kjo do të thotë se pacienti merr trajtim më të saktë në hapësirë ​​ kohore më të shkurtër.

Brakiterapia

Brakiterapia është një metodë që përdoret për të rritur kontrollin lokal të çrregullimit duke rritur dozën e rrezatimit që aplikohet në tumor para dhe pas radioterapisë së jashtme. Megjithatë, ajo gjithashtu mund të përdoret më vete për qëllime kurative në pacientët gjendja e të cilëve ka nevojë për një trajtim të tillë.

Në Brakiterapi burimet radioaktive vendosen në indet e tumorit dhe shënjestrojnë tumoret me metoda unike duke siguruar kufizimin i dozës rreth burimeve.

Teknikat e përdorura në zbatimin e Onkologjisë së Rrezatimit:

IGRT : Terapia rrezatuese e drejtuar sipas imazhit

IMRT: Terapia rrrezatuese me intensitet të moduluar

Radioterapi konformale: Radioterapia konformale 3D

SRT/SRS: Radioterapia Stereotaktike/Radiokirurgjia Stereotaktike

 Fushat e aplikimit të radioterapisë

Në bazë të gjendjes së sëmundjes radioterapia mund të ndahet në dy grupe kryesore:

Radioterapia kurative – Në dritën e informatave në dispozicion rreth sëmundjes ajo aplikohet në rastet kur sëmundja mund të trajtohet plotësisht. Ajo mund të aplikohet vetëm apo me kirurgji ose kimioterapi.

Radioterapia paliative – Zbatohet në rastet kur është e pamundur shkatërrimi i plotë i sëmundjes. Qëllimi i saj është të parandalojë dhe të lehtësojë vuajtjet dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës për njerëzit që përballen me sëmundje serioze e komplekse. Për shembull dhimbja e kockave nga një pacient mund të reduktohet me anë të radioterapisë. Humbja e gjakut mund të vihet nën kontroll me anë të radioterapisë të aplikuar në tumoret hemorragjike. Doza e rrezatimit të dhënë në këtë lloj radioterapie është më pak sesa doza e dhënë në radioterapinë kurative. Kohëzgjatja e trajtimit është po ashtu më e shkurtër.

  • Radiokirurgjia (Trajtimi kirurgjik pa bisturi dhe pa gjakderdhje duke përdorur rrezet)

Qëllimi themelor në radiokirurgji është drejtimi i rrezeve me energji shumë të ulët në zonën e sëmurë duke u fokusuar rrezet me energji të larta vetëm në atë zonë.
Qëllimi është që të tkurrë ose vrasë qelizat kanceroze me rreze intensive duke i mbrojtur indet e shëndosha përreth nga efektet e dëmshme të rrezatimit.

Teknikat e përdorura në aplikimin e Onkologjisë së Rrezatimit

SRS / SRT:

Radiokirurgjia Stereotaktike(SRS) njihet si trajtimi i një objektivi specifik perms koordinatave 3-D  e cila bën të mundur shkatërrimin e plotë të tumorit me anë të dozave të larta të rrezatimit.
Në rastet kur kjo terapi aplikohet në më shumë se një seancë (zakonisht 3-5 seanca) quhet Radioterapi Stereotaktike (SRT).