Gamma Knife Perfexion

///Gamma Knife Perfexion
Gamma Knife Perfexion 2017-10-03T10:08:34+00:00

Radioterapia

Çfarë është Gamma Knife?

Gamma Knife është një teknikë radiokirurgjikale e testuar dhe provuar shkencërisht e cila trajton tumoret e trurit pa nevojë për kirurgji, anestezi ose kujdes intensiv. Është një pajisje radiokirurgjikale e përdorur për trajtimin e tumoreve të trurit.

Gamma Knife lejon trajtimin e shpejtë dhe të qetë të tumoreve të trurit më të vogla se 3.5 mm në diametër, pa nevojë për operacione kirurgjikale të rrezikshme. Gamma Knife mund të aplikohet në një seancë të vetme duke e shkurtuar dukshëm kohën e trajtimit dhe kështu pacientët mund të kthehen në shtëpi në po të njëjtën ditë që përfundon operimi.

Avantazhet e trajtimit me Gamma Knife

  • Eliminohet nevoja e kirurgjisë së hapur për shumë tumore të trurit
  • Ka pak efekte anësore pas procedurës
  • Nuk kërkon anestezi të përgjithshme
  • Pacienti mund të kthehet në shtëpi që ditën që kryhet trajtimi
  • Nuk është i nevojshëm shtrimi në spital
  • Nuk ka asnjë prerje në lëkurën e kokës ose kokë
  • Flokët nuk duhet të priten dhe pas trajtimit nuk bien
  • Përfitim i madh me pak diskonfort
  • Aftësia për t’u kthyer në punë më shpejtë
  • Kushton më lirë se disa procedura kirurgjike
  • Indet e shëndetshme të trurit janë shumë më pak të ekspozuara ndaj rrezatimit

 

Fushat në të cilat përdoret Gamma Knife

  • Pacientët me probleme të enëve të gjakut
    Keqfunksionimi Arteriovenoz (AVM – lëmshe të lindura të enëve të gjakut në tru
    Kavernoma

 

  • Pacientët me tumore beninje
    Schwannoma vestibulare (turmor në dëgjim dhe ekuilbrin nervor)
    Hemangjioblastoma
    Meningjioma
    Kordoma
    Tumoret e hipofizës
    Schwannoma Trigeminale
    Tumoret e rajonit pineale
    Kraniofaringjioma
    Tumori Glomus Jugulare

 

  • Pacientët me tumoret malinje
    Metastazat
    Melanoma Uveale

 

  • Tumoret gliale
    Hemangjiopericitoma
    Tumoret nazofaringjale

 

  • Pacientët me çrregullime të lëvizjes
    Dridhjet që lidhen me sëmundjen e Parkinsonit
    Dridhjet esenciale

 

  • Pacientët me sëmundje funksionale
    Neuralgji Trigeminale
    Vështirësi per të arritur tumoret të vendosura thellë në tru
    Pacientët e paaftë për të toleruar procedurat kirurgjikale për shkaqe të tilla si mosha, kushtet mjekësore dhe statusi i përgjithshëm shëndetësor
    Pacientët që refuzojnë të hapen kirurgjikisht