Sëmundjet Pediatrike të Zemrës

///Sëmundjet Pediatrike të Zemrës
Sëmundjet Pediatrike të Zemrës 2017-10-03T10:08:34+00:00

semundje-pediatrike-te-zemres

Sëmundjet kongjenitale të zemrës janë më të zakonshmet prej anomalive të zhvilluara në mitër. Sëmundjet e lindura të zemrës janë llogaritur 15% të vdekjeve të foshnjeve në 30 ditët e para të periudhës neonatale.

Tetë foshnja në një mijë lindin me sëmundje kongjenitale të zemrës. Kjo është ekuivalente me 1% të lindjeve të gjalla.

Ekziston një shumëllojshmëri të gjerë të sëmundjeve kardiake pediatrike. Specialistët kategorizojnë sëmundjet kardiake para-natale në tre grupe:

 

  • Sëmundjet kogjenitale të zemrës
    Sëmundjet kongjenitale të zemrës janë ndër sëmundjet më të shpeshta kardiake që shfaqen tek foshnjat. Çrregullimet në këtë kategori përfshijnë anomalitë që dalin gjatë zhvillimit të fetusit. Ekzistojnë qindra variacioneve disa prej të cilave janë më të buta, ndërsa të tjerat shkaktojnë probleme të rënda dhe të komplikuara.

 

  • Sëmundjet reumatike të zemrës
    Reumatizmi është një sëmundje që shkakton probleme në organet e origjinës. Infeksionet fytit janë një ndër shkaqet e saj më të zakonshme. Viruset e quajtura “Streptokoku hemolitik” vendosen në fyt dhe zona të infektuara. Ato gjithashtu mund të vendosen në zemër dhe shkaktojnë shtrëngim, deformim, ose pamjaftueshmëri në valvulat kardiake.
  • Çrregullimet ritmin përçueshmërisë
    Këto janë parregullsi në sistemin elektrik të zemrës që bëhen të dukshme nga ritmet më të ngadalshme, ritme të ndaluara apo të përshpejtuara të zemrës. Edhe pse vërehet kryesisht tek të rriturit, ato gjithashtu mund të shkaktohen në foshnjat me sëmundje të lindura të zemrës, pas një operacioni kardiak apo pa arsye të dukshme. Edhe pse me një normë më të ulët të shfaqjes sesa sëmundjet më të zakonshme të zemrës mund të shfaqen edhe sëmundjet e muskujve kardiakë apo membranës kardiake si kardiomiopatia, miokarditis dhe pericarditis.

 

Metodat diagnostike

Sëmundjet e rënda të lindura të zemrës zakonisht diagnostifikohen në fëmijëri pasi që foshnjet me anomali të tilla tregojnë simptoma të rënda që nga lindja. Megjithatë, ndonjëherë, diagnoza nuk ndodh deri në fëmijërinë e vonë afër moshës madhore. Kjo ndodh kur anomalia kongjenitale është aq e vogël saqë në disa raste personi mund të kalojë gjithë jetën pa treguar asnjë simptomë apo problem.

Një kardiolog pediatër ndjek një ekzaminim fizik me analiza të ndryshme në mënyrë që të jetë në gjendje të diagnostikfikojë sëmundjet.

Elektrokardiografia (EKG) – është një pajisje e cila realizon ndijime të rrymave elektrike të dobëta në zemrën e fëmijës dhe regjistron të rrahurat në zemër në letër EKG. Meqenëse nuk aplikohet asnjë rrymë elektrike fëmija nuk ndjen dhimbje.

Kardiologu merr informacion në lidhje me mushkëritë dhe madhësinë e formën e zemrës së fëmijës përmes radiografisë së gjoksit me rreze-X. Niveli i rrezatimit prej rrezeve-X që përdoret në gjoks është shumë i ulët dhe nuk ka efekte anësore.

Ekokardiografia – ekzaminimi ekokardiografik bën të mundur monitorimin me imazhe të gjalla me anë të përdorimit të valëve zanore jashtë gjoksit. Rrjedhat e gjakut në zemër dhe vena maten duke përdorur valët e zërit me teknikën Doppler. Këto dy teknika ofrojnë për kardiologun informacion në lidhje me strukturën dhe funksionin e zemrës. Shumica e anomalive të zemrës diagnostifikohen duke përdorur këtë metodë të shqyrtimit.
Ekokardiografia fetale është një metodë e ngjashme me ultrasonografinë që mund të përdoret pas javës së 16-të të shtatzënisë. Ajo nuk dëmton nënën apo fëmijën. Kjo e bën të mundur shqyrtimin e gjendjes dhe funksionit të venave të zemrës dhe zemrës të fetusit si dhe për të identifikuar ndonjë anomali kardiake para lindjes.

Angiografia (Kateterizmi kardiak) – është një metodë e përparuar për ekzaminim që përdoret me ndihmën e një makinerie shumë të zhvilluar me rreze-X. Ajo kryhet zakonisht me ndihmën e një tubi të hollë (kateter) futur në aortë ose vena përmes zonës inguinale dhe që drejtohet për në zemër.

Testi i stresit kryhet përmes marrjes në mënyrë të vazhdueshme të elektrokardiografive të zemrës, ndërsa fëmija ecën në një pasjije punë rutine me një ritëm të shpejtë.

Elektrofiziologjia e zemrës – Çrregullimet e lindura apo kirurgjia kardiake ndonjëherë mund të shkaktojnë çrregullime të ritmit kardiak. Shkaku dhe lloji i çrregullimit mund të përcaktohen nga një test i veçantë, i ngjashëm me kateterizimin kardiak të quajtur elektrofiziologji kardiake. Kjo mundëson qendrën që të shkaktojë arritmi dhe përçueshmëri anormale të rrugëve që trajtohen duke përdorur një metodë të quajtur ablacion (kauteterizim me valët radiofrekuencë) sipas nevojës.

MRI e zemrës Tek disa foshnje pavarësisht testeve të bëra nuk ështëe mundur të diagnostifikohen sëmundjet e zemrës. Në rastet e tilla përdoren teknika më të avancuara si MRI (rezonancë magnetike) ose angiografia MRI që mund të bëhen të nevojshme për të mundësuar një diagnozë të saktë. Këto teste i japin mjekut një informacion të vlefshëm në lidhje me strukturën e venave të mëdha që hyjnë dhe dalin nga zemra dhe venave pulmonare.

Trajtimi

Sëmundjet e zemrës të trajtuara nga ana mjekësore:

 

  •  Dështimi kongjestiv i zemrës

Kur pompa e zemrës nuk punon sa duhet në mushkëri dhe organet e tjera grumbullohen fluide që shkaktojnë edemë (ënjtje). Kjo gjendje paraqitet mjaft shpesh tek anomalitë të zemrës.

Trajtimi: Përforcohen muskujt kardiakë duke përdorur ilaçe përfshirë digoxin. Mjekimi diuretik gjithashtu mund të administrohet për të ndihmuar në shkarkimin e lëngjeve të tepërta të akumuluara në trup.

 

  • Çrregullimet e ritmit kardiak

Ekzistojnë tri lloje të ndryshme të çrregullimeve të ritmit kardiak:

Tahikardia: njihet si anomali kur zemra rreh më shpejtë se normalisht. Tek fëmijët zemra rreh 60-150 herë në minutë në varësi të moshës. Rrahja e tepruar mund të shkaktojë lodhje në zemër. Megjithatë, takikardia nuk është gjithmonë një shenjë e sëmundjeve të lindura të zemrës. Terapia me ilaçe mund të përdoret për të ulur normën e rrahjes së shpejtë të zemres në një nivel normal.

Bradikardia: është rrahja shumë e ngadalshme e zemrës së së fëmijës. Ajo mund të përkeqësojë funksionin e pompimit të gjakut të zemrës. Edhe pse kjo është zakonisht kongjenitale, në raste të rralla mund të zhvillohet pas operacionit. Në disa fëmijë mund të jetë e nevojshme për të implantuar një pajisje (stimulues kardiak) që mundëson zemrën për të rrahur normalisht.
Arritmia: është parregullsi e rrahjes së zemrës. Ajo mund të jetë e lindur apo e zhvilluar pas operacionit dhe duhet të trajtohet në bazë të llojit të parregullsisë së ritmit kardiak.

 

  • Sëmundjet kardiake që trajtohen me përdorimin e kateterizimit

 

Septostomia Balon
Është një procedurë që përdoret në trajtimin e anomalive të caktuara të zemrës si transpozicionimi i arterieve të mëdha (TGA) për të zgjatur jetën e një foshnje deri në ndërhyrjet kirurgjikale.

Valvotomia, Angioplastia Balon
Disa prej valvulave kardiake dhe venat koronare të ngushta zgjerohen duke përdorur një tullumbace gjatë kateterizimit. Edhe pse mund të ndodhë ringushtimi I tyre, kjo procedurë I mundëson fëmijës që të rritet.

Embolizimi Spiral dhe Pajisja Ombrellë
Disa defekte atriale septale (ASD) dhe arteriola të duktusit patentë mund të trajtohen me kateterizim. Mirëpo, zbatimi i këtyre procedurave kërkon përshtatshmërinë e të dyjave, si të përmasave të pacientit ashtu edhe vendndodhjes dhe gjerësisë së defektit.

Elektrofiziologjia dhe Ablacioni
Në disa pacientë pediatrikë problemet e ritmit mund të trajtohen me kauteterizim duke përdorur një metodë të quajtur “Ablacion“. Në raste të tilla shkaku i problemit duhet të gjendet duke përdorur kateterizimin kardiak (një studim elektrofiziologjik).

 

  • Trajtimi i kirurgjikal i sëmundjeve të zemrës

 

  1. Sëmundjet kardiake pa cianozë
    Këta pacientë zakonisht kanë një defekt septal, shtrëngim apo çrregullim në vena apo valvula. Cianozë nuk ka pasi gjaku venoz nuk qarkullon në trup. Në përgjithësi observohen simptomat e dështimit të zemrës.

Arteriza Patent Ductus (PDA)
Defekt septal atrial (ASD)
Defekt Septal ventrikular (VSD)
Defekt Septal atrioventrikular (AVSD)
Stenozë aortike (AS)
Koarctacion i aortës (AoCoA)

  • Sëmundjet të zemrës që zhvillohen me cianozë

Në kushte normale gjaku që pompohet nga zemra në trupit është i pasur me oksigjen dhe ka ngjyrë të kuqe të lehtë. Megjithatë, tek sëmundjet kardiake që karakterizohen me cianozë gjaku që pompohet për trupin është i privuar prej oksigjenit dhe ka ngjyrë të kuqe të errët. Në raste të tilla, lëkura e foshnjës duket e purpurt. Shkalla e kësaj gjendje gjithashtu quhet cianozë dhe mund të ndryshojë në varësi të patologjisë, moshës dhe aktiviteteve të pacientit.

Tetralogji e Fallot (TOF)
Stenozë pulmonare (PS)
Zhvendosja e Arterieve të Mëdha (TGA)
Atrezi trikuspidale (AT)
Atrezi pulmonare (PA)
Arteriozë Truncus
Kullim venoz total pulmonar anormal (TAPVD)
Sindromi Hipoplastik në të majtë të zemrës (HLHS)